top of page

TASH E MBAS DO TË MERREMI ME VËZHGIMET DIALEKTOLOGJIKE


DR. IDRIZ AJETI: TASH E MBAS DO TË MERREMI ME VËZHGIMET DIALEKTOLOGJIKE

(Nga arkivi ynë)

Doktoroi tash shpejt në universitetin e Beogradit. E takuem këto dit në Prishtinë, ku kishte ardhë për pushim. Biseduam për disertacionin me të cilin doktoroi.

-E kisha zgjedhë për temë të disertacionit që e mprojta në fillim të qershorit: Zhvillimin historik të së folmes gege të shqiptarëve të Zarës për të vetmen arsye se dialekti në fjalë ruen në vetveti trajta e cilsi tejet të lashta fonetike, morfologjike dhe sintaksore - tha mes tjerash, prof. dr. Ajeti: Megjithse nuk isha unë i pari vëzhgues i së folmes në shqyrtim. (ajo kishte zgjue interesimin e albanologëve kryesisht të huej edhe para meje) studimi ynë ngërthen në veti edhe përkrah metodologjia nji trajtim të ri, due të thom se dialekti arbnesh i Zarës, me këtë rasë u kap në tansinë e vet diakronike a historike, çka u mungonte monografinave para sonës, tue u krahasue me të folunit e Shqiptarëve të Malsis së Krajës e cila asht, padyshim treva e hershme e Arbëneshvet të sotshëm të Zarës.




Hiq nji pasqyrë, na mban shpresa të saktë, veçorisht sidomos fonetike, por edhe morfologjike, në punimin tonë kemi synue tëfillimin e shum çashtjesh tjera, në lidhje me atdheun e hershëm të Shqiparëve të Zarës: mandej kemi pa të nevojshme me dhanë, për herë të parë nji përmbledhje të dialektologjis shqiptare përgjithsisht, tue i cekë natyrisht veçorit e shenueshme të secilit dialekt geg e tosk veç e veç.

Në monografin tonë dialektologjike jemi marrë edhe me nji problem tjetër, mbas nesh të randësishëm, due me thane, me çashtjen e simbiozes sllavo-shqiptare të periodës mesjetare në Zetën e vjetër, punë kjo që botimin e këtij disertacioni e ban të pashtyeshëm.

U interesuem edhe për ate me çka do të merret Dr. Ajeti në punën e tij t’ardhshme.

-Dihet se dokumentet e para të shkrimit shqip janë të vonë-tha ai-prandej vijimi i studimit të dialektologjis do të jetë tepër i dobishëm, zatën këtu edhe qëndron arsyeja që tash e mbas do të merremi me vëzhgimet dialektologjike, Tashpërtash kam nëpër duer nji tekst të dialektit të Gjakovës, shkrue me alfabetin arabo-turk në fillim të shekullit të XIX (1385). Teksti në fjalë asht dokument mjaft i vjetër, prandej asht mir t’i kushtohet kujdes dhe vëmendje e duhun.

Për ta vu natyrisht dialektologjin në baza të shëndoshta që t’u japi baza të shëndoshta pjekjeve tona me lavrue gjuhën dhe me njisue, mundsisht edhe me saktësue drejtshkrimin e saj, duhet medoemos me aftsue nji kuadër i zoti shekncuer, pse pa ta nuk ka kurrfarë zgjidhjeje të problemeve shkencore. Dialektologjia historike, si e mendojmë na, mandej përfitimi nga pasunija e trashëgueme gjuhësore e veçanërisht leksikore e shkrimeve të vjetra, as që mund të mendohet pa pasë nji qerthull të shëndoshë shkencuer.

Na asht mbushë mendja se entet tona kulturore e arsimore, në qoftëse nuk gabojmë, kanë tregue, mjerisht janë kah tregojnë edhe sot e gjithë ditën, mospërfillje kundrejt nji çështjeje kaq të ngutshme, due të thom karshi nevojës së ngritjes të nji trupthi t’aft shkencuer.

Duhet të pranojmë se te na nuk asht shkrue as zgjidhë shkencorisht deri sot asnji problem nga lamija e gjuhsis, veç pse ka mungue kuadri i nevoshëm shkencuer.

Seminari i Albanologjisë në Fakultetin e Beogradit, i cili përkrah kuadri arsimuer e shkencuer asht gjithnji tue u forcue duhet të jetë farkë ku mbruhet nji kuadër asisoji, porse ai pret përkrahjen e formave kompetente arsimore të Krahinës.

Gazeta “Rilindja”, Prishtinë, 1958

Bisedoi: Vehap Shita

12 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page