top of page

Tallava


Tallava

Nga Fatmir Terziu


Ai këndoi një këngë

të akullit dhe borës

dhe i largoi mbi oqeane

duke ia vjellur akrepat orës

ai i fluturoi nëpër re

dhe i afroi pranë yjeve

të shohin sa krenarë

janë bijtë e këtyre ditëve

nga ky zbulues më paqtar.


Dhe si një sekt i trishtuar

nbeti një vrimë në gjilpërë

një mit i padëgjuar

një legjendë e zhbërë.


Ai këndoi një melodi

të peshqve dhe zogjve

i lodhur nga përkushtimi

u luajti mendtë edhe shpendve.

Ai u rikrijua nga ferri

si një halldup i shkundur

kur u ringjall nga sherri

tha: Unë jam pëllumbi i duhur.


Pastaj me një sjellje zeher

mbolli buzëqeshje koti

me një trend si anjëherë

kohën rinisë ia ndoti.


Ai këndoi një këngë

që të shtrembëron mendjen

si lazdrimet e fëmijërisë

duke i bërë të gjithë të verbër

i afroi më shumë drejt marrëzisë

dhe i largoi mjeshtërisht sipas rastit

kur dikush ia quajti këtë një hata

ai u thoshte se është pjesë e planit

që ata të gëzonin dhe kërcenin tallava.

14 views2 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page