top of page

TAKSIA E FSHATIT


Nga Mentor SERJANI Historikisht fshati nuk mund të imagjinohej pa kafshë pune e ngarkese, pa bujqësi e blegtori. Në Shqipëri kjo gjëndje vazhdoi,maksimumi deri më 1967, kurse në fshatin tonë jeta private mori fund, me 1956, kur u bëmë kooperativë bujqësore. Me themel, prona private dhe oborret kooperativiste, morën fund në vitin 1972, vit kur krahina jonë e bregdetit,kaloi në një stad më të lartë të zhvillimit ekonomik e social, në ndërmarrje bujqësore shtetërore me qëndër në fshatin Lukovë.Përvec bagëtive, u hoqën edhe kafshët e ngarkesës. Ne kishim një gomar dhe ishim të fundit që e dhamë atë e shitëm tek një arrëxhi nga Korça që quhej Hajdar. E mbajtëm me shumë veshtirësi, nga që na bëhej presion nga këshilli popullor i fshatit Sasaj, sepse, që atëherë e tutje ndalohej prona private dhe puna private. Nuk lejohej më të mbaheshin kafshë shtëpiake dhe të bëhej ndërtim me ustallarë privatë por vetëm me ustallarë shtetërorë, nëpërmjet sektorit komunal në Lukovë. Hajdari vinte shpesh,pothuajse çdo vit dhe kërkonte të blinte gomarin,por nuk binin dakord me babanë, për pazarin.

Ndërkohe babai shtynte kohën,sepse me gomar merrnim rërë për ndërtim nga ana e detit. Në atë kohë, pra me 1972 ne po bënim shkallën (thollon,ballkonin), e cila me parë ishte me trarë druri, por që ato ishin kalbur dhe duhej bërë me soletë betoni. Përveç Hajdarit, na rrinte mbi kokë edhe kryetari i këshillit, për heqjen e kafshës dhe ndërtimim privat. Pasi ndërtimi privat mbaroi, gomari mbeti dhe atë filluan ta përdornin jo vetëm ne, të zotët, por i gjithe fshati,për sherbime të ndryshme, pasi terreni ishte malor dhe ende nuk qe hapur xhadeja për të ardhur maqina deri te shtëpia. Babai nuk ua kursente, por u thoshte të ruanin dhe të riparonin samarin ku qe e mundur dhe t'i binin nga një dorëz bar gomarit. Kështu, gomari, <<u pagëzua>> nga fshatarët, si taksia e fshatit,ose <<posta dy vëndëshe>>. Gomari ishte mashkull, i patredhur dhe ishte i fortë, ngrinte deri një kuintal, peshë, pra ishte si një mushkë e vogël. Kështu me atë gomar u morën , një kuintal çimento dhe një kuintal hekur nga Lukova etj. Me mbarimin e punëve dhe shtimin e presionit, gomarit i erdhi radha për t'u shitur. Mirëpo Hajdari paguante 6000 leke të vjetra, babai kërkonte shtatëmije. Më në fund babai pranoi pazarin e Hajdarit, për gjashtë mijë, shumë e cila për atë kohë, nuk ishte pak, por baraz me një rrogë nëpunësi. Më në fund ranë dakort në pazar ne vitin e largët 1976. Përveç punëve që kryente më lart,- babai e përdorte edhe si mjet transporti,- për veten e tij, për të vajtur në kafene në Piqeras.

Vendin e "Parkimit" gomari e kishte tek akacia, atje lidheshin edhe kafshe të tjera, pranë këpucarisë së Vasil Koçiut. Kafenet private që ishin në lum' të Sase, nuk ishin me, kafeneja në fshat u hap në vitet '70-të kur filloi hapja e tunelit. Babai si njeri i dalur që ishte nuk rrinte dot pa vajtur në Piqeras i cili në atë kohë, si qëndër e Sektorit të bashkuar Piqeras-Sasaj , për ne, ishte si "kryeqytet". Rruga nacionale kalonte në qëndër të fshatit, ku kalonin makina të ndryshme, posta e Bregdetit dhe e Vlorës, detyrimisht takohej dhe bisedonte me njerëz që vinin për të marrë sherbime ne Sektorë,apo në Gjëndjen Civile e cila deri në filim të viteve '90-të ishte ende këtu,takohej e pinte kafe e raki me burra të mençur Piqerasiotë,pyeste për ecurinë tonë në shkollën tetëvjeçare etj . Vet ishte në pension"asistenc sociale", luks i madh për kohën, këtë pension e jepnin tri kooperativa të cilat ishin më të pasurat në rreth, ajo e Çiflikut, Nivice-Bubarit dhe kooperativa e bashkuar Piqeras-Sasaj, kur ligji për pensionet ende nuk kishte dalur. Por le te kthehemi tek tema.Kështu mori fund edhe gomari i fundit që iku nga fshati, por <taksia e fshatit>>, ose <<posta dy vëndëshe>> dhe arrëxhiu Hajdar, do të mbahen mënd për një kohë të gjatë...

44 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page