top of page

TAKIM I PAPRITUR


TAKIM I PAPRITUR ME KLINTONIN!

(4 korrik 2004)


Kujtime

Nga Skifter Këlliçi


Çfarë përkim i çuditëshëm! Ish-presidenti amerikan Bill Klinton, një ndër miqtë më të shtrenjtë të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë,Maqedoninë e Veriut dhe kudo në botë, ky burrë shteti që dha urdhër që forcat e NATO-s të bombardonin makinerinë luftarake sërbe e cila në vitin 1999 po vazhdonte gjenocidin e tmerrshëm mbi poullsinë e pambrojtur të Kosovës , që solli në dëbimin e forcave sërbe dhe vendosjen e paqes në Kosovë, më 4 korrik viziton Shqipërinë. Pikërisht k ur më 4 korrik të vitit 2004, pra plot 21 vjet më parë unë takohesha me të jo si politikan, jo si diplomat a gazetar, por si mërgimtar i thjeshtë në tregtizën “Alpha Omega”, më e madhja dhe më luksozja për stoli të çmuara në Boston.

Atë ditë hyra si zakonisht në këtë tregtizë dhe vura re se shitësit, ndryshe nga herët e tjera dukeshin disi të shqetësuar dhe po merrëshin me regullimin sa më hijshëm të saj.

U bëra kureshtar, ndaj pyeta se çpo ndodhte. Njëri prej tyre më shpjegoi se pas pak në tregtizë do të vinte...presidenti Klinton. Mbeta habitur se president I Amerikës në atë kohë ishte Xhorxh Bushi. Duke e marrë me mend habinë time, tjetri më tha se Klintoni për shumicën e amerikanëve quhej ende president, ndonëse pas 8 vjetsh ai ishte zëvendësuar nga Bushi i ri. Ishte kështu rasti që edhe unë të shihja nga afër këtë president kaq popullor midis amerikanëve të thjeshtë.


Çështë e vërteta, Klintoni që kishte ardhur në Boston për të marrë pjesë në Kuvendin e Partisë Demokratike e cila zhvillohej në këtë qytet me rastin e zgjedhjeve presidenciale që do të zhvilloheshin në nëntor të atij viti, u vonua disi...

Ndërkohë, para sheshit të tregtizës u grumbulluan plot njerëz, për ta parë edhe ata nga afër atë që e quanin ende “president”. Dhe e duartrokitën; ata q ishin pranë tiji, kur po futej në tregtizë, i zgjatën edhe dorën, që Klintoni ua shtrëngoi me përzëmersi dhe me po aq përzëmërsi u takua edhe me disa nga shitësit e tregtizës, që ndodheshin në hyrje të saj për ta pritur.

Pastaj Klintoni i shoqëruar nga një burrë tjetër, që mësuam se ishte senator, vizituan dy katet e tregtizës, në banakët e së cilës ishin ekspozuar sahatë dhe stoli me vlera nga 500, deri në 100 mije ç. Pashë që Klintoni bleu dy stilolapsa dhe dy sahatë, që së bashku kushtonin 12 mijë ç.

Ndërkohë që ai bisedonte me përzemësi me disa shitësh, befas vura re se senatori që shoqëronte Klintonin, m’u afrua mua dhe më tha me ngohtësi:

“ Zoti menexher, e kuptoni se kjo vizitëë është ngjarje e madhe për dyqanin tuaj?!”

Mbeta kaq i befasuar që ai më kishte marrë për menexher mua, që nuk isha gjë tjeër veçse “security guard”, me fjalë të tjera, polic me rrova civile që ruan se mos dikush rreket të kërrejë fshehurazi ndonjë orë, bylyzyk, unazë, gjerdan, që kishin vlerat që përmenda më sipër.

E mora shpejt e shpejt me mend se shoqëruesi i Klintonit më kishte marrë për menexherin e tregtizës, sepse veshja ime nuk kishte të sharë: zhaketë blu me kopësa të verdha metalike, pantallona ngjyrë gri , këpucë të zeza, këshishë të bardhë dhe kravatë blu në të kuqe. E tillë ishte uniforma. Dhe me veshje të tillë shoqëruesii Klintonit kishte me tërë mend të më merrte për menexher, aq më tepër pronari i tregtizës një indian babaxhan më thoshte me të qeshur : “You look very profesional”.

Fjalët e mësipërme të shoqëruesit të Klintonit, më gudulisën disa çaste, ndaj buzëqesha, por kur pashë se menexheri “pe vërteti”, që nuk ishte larg nesh, m’i nguli sytë e çuliti veshët për të dëgjuar se ç’përgjigje do të jepja unë, iu ktheva senatorit me oborrësi: “Më falni, por unë nuk jam menexher, thjesht jam “security guard”. Senatori vuri buzën në gaz, më rrahu shpatullat , si të më kërkonte të falur dhe u bë gati të largohej, por mbeti, kur unë mora guximin marrok dhe vazhdova:” Jam gazetar dhe shkrimtar shqiptar, a mund ta takoj zotin Klinton?”

U pendova sa nuk bëhet për këtë dëshirë që më shkrepi në kokë, aq më shumë se anglishtja ime, ndryshe nga rusishtja dhe italishtja, ishte për t‘u qarë me lot. Dëshirova ato çaste që senatori të më thoshte:” Po ja... zoti Klinton është kështu... e ashtu.. dhe nuk ka kohë të bisedojë me ju.., një “security guard”. Mirëpo ai, jo vetëm që nuk më shprehu këto që unë po bluja në më mëndje, por m’u përgjigj: ”Pa tjetër, që tani”.

Ndërkohë, Klintoni vazhdonte të bisedonte me menexherin e njëmendtë, kurse unë po përsërisja me vete ato që kisha menduar t’i përcillja Klintonit.

Me të dëgjuar senatorin ç’i pëshpriti në vesh, Klintoni, duke i kërkuar falje menexherit, u drejtua nga unë. As vetë nuk e di se si m’u dha edhe mua si çdo shqiptar kudo që të ishte, se dhe unë i isha mirënjohës Klintonit dhe Amerikës për gjithçka që kishte bërë, vëçanërisht për Kosovën, tashmë të lirë nga trysnia barbare e ushtrisë sërbe, që kishte ryer krime të pashëmbullta mbi banorët e pafajshëm kosovarë.

Klintoni më dëgjoi me vemendje, më falenderoi dhe më tha se ai banonte në një billding së bashku me familjen e një biznesmeni nga Kosova, mik i tij, dhe, ajo që është më e rëndësishme, se atë vit do të vizitonte Shqipërinë. (Nuk mundi, sepse pas disa muajsh iu nënshtrua një operacioni në zemër).

Pas kësaj bidese, Klintoni u përshëndet me shitësit e tregtizës që më pas më përgëzuan për bisedën , veç menexherit që më pas më largoi nga kjo punë, sepse “ pa marrë lejen e tij kisha folur me një personalitet shumë të madh amerikan , por probleme që nuk më takonin tmua si security guard”.

21 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page