Vullnet Mato
TAKIM I PAPRITUR
(Shkruar para 30 vjetësh)
Takova padashur,
atë që desha dikur,
në moshën e bardhë,
kur të dehin lulet.
Në atë kohë m’u shfaq,
sikur doli nga një mur,
me hap të lehtë,
në zemër të më ulej.
Kishte pasur,
një fuqi aq magjike
sa më magjepsi krejt,
vetëm me sy
dhe rashë rob,
si në luftërat antike,
dorëzova shpatën,
që pata në djalëri.
Tani ajo është grua
dhe unë jam burrë,
fëmijët na kanë rrëmbyer
të gjitha puthjet.
Jam betuar se veç gruas,
nuk do dua kurrë,
asnjë femër tjetër,
në zemër të më futet.
Por ajo prapë,
më bëri të mendohem
me sytë e saj,
thellësisht të menduar...
Thonë se,
dashuria e parë, rizgjohet,
dhe ika me kujdes,
si nga një zonë e minuar...
Comments