top of page

STEFAN MARTIKO: NJË BOHEM LETRAR SI ALUSH AVDULI

  • 5 days ago
  • 3 min read

NJË BOHEM LETRAR SI ALUSH AVDULI

Shkruar nga STEFAN MARTIKO


Alush Avduli kjrijoi një vetëdije të thellë letrare dhe debatoi me kurajo estetike për të mbrojtur letërsinë e mirëfilltë prej sulmit që asaj i bënte shpura e mediokërve .

Alush Avduli sakrifikonte shumë për të tjerët duke e lënë në hije veten. Ishte moto e jetës së tij e cila e bëri atë të veçantë në jetë dhe krijimtari. Alushi nuk shkroi shumë përveç 5-6 librave. Por duhet thënë se ai nuk arriti të botonte libra të tjerë që mbetën në dorëshkrime të cilët do t'a plotësonin në tej profilin e tij letrar. Unë pata fatin të kaloja me të pjesë të konsiderueshme të jetës me një ndikim të pandërprerë te secili prej nesh. Kemi shumë për të thënë për ato që ai la të botuar por më tepër për ato që ai nuk arriti të publikonte. Do të mbetet një krijues i pakuptuar nga shumica por shumë i vlerësuar nga një pakicë elitare. Sepse ai këndoi me zërin e vet pa e ngatërruar asnjë çast me të tjerët. Me një bibliotekë që rritej dita-ditës ai arriti të paimagjinueshmen. Unë them me bindje se asnjë si ai nuk ju afrua aq tepër modernizmit. Në dukje i pakuptueshëm por për shkak të mendimit të tij të thellë atë e shoqëruan shumë moskuptime dhe keqinterpretime. Një krijues hermetik i një shkallë mjaft të sofistikuar. Nuk e di se gjer ku do të shkojë njohja e krijimtatisë së tij por ne si bashkëkohës kemi për detyrë ta bëjmë atë sa më të njohur. Është interesnte të studoiosh qoftë edhe veçmas frazën e ligjërimit të tij plot kolorit gjuhësor e figurativ dituri plot kuptime të thella ë të fshehta. Alush Avduli ishte nnjë mendimtar i përkorë e i befasishëm në çdo gjë të shkruar . Ai ishte gati të matej me majat për të lozur prej aty lojën e bukur të fjalëve atë lojë magjike që të bënte të matje veten me një metër tjetër tërë dijet e tua. Ai kryente shërbime pa pagesë shkruante parathënie redaktonte jepte vlerësime për çdo fillesë letrare që premtonte. Sidomos në debatet letrare Alushi të kujtonte shkritarinarn argjentinas Makedonio për të cilin Borgesi do të fliste me një nderim tëveçantë i cili edhe pse nuk la një vepër të plotë ishte një mecenat i shkëlqyer.

 Alushi kërkon vëmendje sidomos tani që është ndarë fizikisht nga jeta. Ai shkrusn në një gjuhë paksa të vështirë për t'u kuptuar por ajo kthehet në një pasuri për vet gjuhën. Ai ishte i vetëdijshëm për gjithçka shkruante e botonte edhepse vërtitej nëpër një terren tepër të rrëpittë

Shpesh në bisedat tona Alushi thoshte se kjo që shkruaj është për shumëkënd ndoshta e pskuptuedhme por unë ndiej thelllë të vërtetën e asaj që jam duke shkruar. Dhe kjo është fuqia e një dëshmie letrare e artistike që më shumë se të tashmes i përket së ardhmes për më tepër mirëkuptim për një nga zërat tejet origjinalë të letërsisë. Modernizmi ku ishte përfshirë Alushi është një krah i letërsisë i cili e bën atë të shëndetshme i jep frymën e bashkëkohësisë me prirjet e saj të zhvillimit të pandërprerë.dhe i shpërthen vargonjtë e mendimit të robëruar për të qënë kurdoherë i lirë qoftë edhe i pakuptueshëm prej një shumicën . Të shpikësh një titull të tillë si Arkivoli Shtatzanë titull që i përket librit të tij të funddit duhet sa guxim estetik po aq edhe shoqëror dhe për fat ato në mendjen e Alushit ishin në sinkron një simbiiozë e pandashme një turbullirë që pas pak do kthellohej për të parë në të vërtet sa i rrëmbyeshëm kishte qënë lumi. Te Alushi ngjizej shumë dije e talent për t'a bërë atë të papërsëritshëm. Ai erdhi gjer këtu përmes dilemave të shumta klasore inatçore shqiptare por u angjit në apogjeun e mendimit duke e përkëdhelur atë me talentin e tij të padiskutueshëm dhe me dashurinë për kultuirën për avnguardën e mendimit. E bëri atë të lirë për të bredhur nëpër majat e për të bashkëbiseduar me korifrjtë e filozofisë si Fuko Eliade apo Derrida etj. Alushi e sfidoi padijen që krekosej si e ditur. Me argumente të shumtë ai e nxirrte tjetrin njëherësh jashtë loje dhe kjo ishte për të dhe një lloj argëtimi i hidhur. Ai e konsideronte letërsinë e vërtetë tempull të shenjtë që duhet pasur guxim i lartë artistik për t’iu afruar. Ai hyri te ky tempul modest për të mbetur po njësoj i pavlerësuar sepse përmes talentit të pazakontë dhe leximeve të shumta kishë shënuar një vijë të qartë ndarjeje me ata që aksidentalisht u lakohenët emri për vlera të paqena në mos antivlera turpëruese.

1 Comment


Guest
3 days ago

Alushi kerkoi dhe gjeti I vetem rrugen qe te con ne perjetshmeri duke na lene nje veper te perkore me krijimet dhe mendimin e tij esstet per te udhezuar secilin ta mbaje hapur dritaren nga dielli se fjalet e bukura te shkuara kane vlerat e rrezeve

Edited
Like

Shkrimet e fundit

bottom of page