top of page

Sot Kosova është në zi!


Paqja nuk vendoset më me dialog me kriminelë të formatit të Aleksandër Vuçiç!


Sot Kosova është në zi! Nderohet vepra dhe emri i heroit më të ri të saj, Afrim Bunjaku! E gjithë Kosova sot e për të ardhmen duhet ti falet gjakut të Afrimit dhe aktit të jashtëzakonshëm të policisë së saj për ardhmërinë e saj! Duhet ti falet edhe vendosmërisë së qeverisë, presidentes dhe institucioneve të saj!Por Afrim Bunjakun do duhet ta kujtojnë një ditë edhe serbët e veriut të Kosovës! Ata do ta kuptojnë se gjaku i tij do të sjellë më shumë paqe në Kosovë. Më shumë mirëkuptim midis serbëve dhe shqiptarëve, derisa serbët e Zveçanit dhe të veriut nuk pranuan tu bashkohen terroristëve të Beogradit kundër policisë së Kosovës!Aleksandër Vuçiç u përpoq të fajësojë Albin Kurtin dhe serbët e Kosovës për vrasjen e Afrim Bunjakut dhe ngjarjet e djeshme! Kjo do të thotë se prej sot duhet të ketë një marrëdhënie të tjetër midis qeverisë, instirucioneve të Kosovës dhe banorëve të përkatësisë serbe në veri e kudo. Marrëdhënie mirkuptimi të ndërsjelltë dhe bashkëpunimi të frytshëm për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe forcimin e paqes sociale midis palëve!Eshtë koha kur marrëdhëniet me Beogradin të ngrihen deri në njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë dhe të niset një marrëdhënie e re me serbët e Kosovës, të gatshëm të kontribuojnë për shtetin dhe ardhmërinë e jetës së familjeve të tyre!Paqja nuk vendoset më me dialog me kriminelë të formatit Aleksandër Vuçiç!

13 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page