top of page

Somborkat e shijshme nga Kosova tek Hilal Food Centre Kilburn High Road

Updated: Sep 16, 2022



Somborkat e shijshme nga Kosova tek Hilal Food Centre Kilburn High Road



Kualiteti më i ri i specave somborka sapo ka mbërritur tek supermarketi turk në Kilburn High Road. Mahmudi, pronari i këtij supermarketi Hilall Food e ka zgjedhur rrugën më të shpejtë nga fushat e Kosovës tek klientët e tij në Angli. Specat somborka tashmë janë dhe ato pranë klientëve të shumtë që mezi presin ti përdorin sipas traditës shqiptare. Edhe domatet jeshile janë nga fushat e Kosovës.

Tashmë dihet se ky ekskluzivitet prej kohësh i përket kësaj kompanie që e ka fituar autoritetin e saj nga fushat e gjelbra të mbushura me kualitetet më të mira të specave. Këtë vitë specat somborka, janë edhe më të shijshme se çdoherë! Kosova është më afër, këte ua mundëson me vite të tëra kjo kompani që bashkëpunon vetëm për kualitet e cilësi dhe për të gjitha kërkesat e shqiptarëve në Britani të Madhe.


Në të gjithë bashkëpunim suksesi është gjithnjë ai që flet më shumë se të gjitha. Çmimet janë mjaft efikase dhe të arsyeshme. Këtë vitë, sikurse shihet, specat somborka, janë edhe më të shijshme se çdoherë në Kilburn High Street tek Hilal Supermarketi Turk! Dikur ishin më të priturat në Londër, tashmë jo vetëm kaq, janë një kualitet, sasi dhe cilësi tek supermarketi mik i shqiptarëve. Dikush e quan këtë nostalgji për ushqimin e fëmijërisë, kurse shumë të tjerë thonë se në kuzhinën tonë tradicionale ka edhe ushqime që shkojnë krah-për-krah me delikatesat më të famshme botërore. Ka shumë anekdota, e specat e tilla në mes të Londrës, harxhohen brenda ditës edhe pse kanë një çmim gati të njëjtë si në Kosovë. Kontigjentet e fundit të specave “somborka” kanë ardhur në Londër, dhe nëse keni fat, ju edhe mund t’i gjeni dhe t’i bleni ato.



Por dihet tashmë se specat e kultivuara në fshatin Sibovc dhe Sveqël të Podujevës tash e një vit po eksportohen në Angli. Fermeri S. H. nga fshati Sibovc i Podujevës, ka mbjellë dy hektarë me spec të llojit të farës Austro – Hungareze të Somborit, që njihen në vend si ‘Somborka’. Ai këtë vit shprehet i kënaqur me rendiment dhe shitje të cilën e realizon në tregjet në vend. Kjo atë e ka shtyrë që vitin e ardhshëm ta dyfishojë sipërfaqen e mbjellë me këtë kulturë. Ndryshe nga H., fermeri tjetër B. V. nga fshati Sfeqël, ka vendosur që produktin e tij ta eksportojë. Ai ka përgatitur 16 tonë spec të cilët i ka dërguar në qendrën grumbulluese të pemëve dhe perimeve, në fshatin Sfeqël. Eksportimin e specave, në Gjermani dhe Suedi, fermeri Vokrri e ka filluar që nga viti i kaluar. Ndërkohë që përkrahja e USAID-it për kultivuesit e kësaj ane, as në këtë vit nuk ka munguar. Ndryshe, banorët e fshatit Sfeqël dhe Sibovc përveç që kultivojnë lloje të shumta të specit, ata kultivojnë edhe lakrën si dhe domatet e patatet. Tregu i specit në Kosovë është një treg për të cilin ka një kërkesë të madhe, prandaj plasimi i specit në treg nuk paraqet ndonjë problem për kultivuesit e tij.

Në treg janë të pranishme disa lloje të specave duke përfshirë specat somborka, speca të ajvarit, feferonat, specat e djegës, specat e kuqë, baburet dhe speca pa djegës. Pra të gjitha i gjeni:

Hilal Food Centre/322-324 Kilburn High Road/London / NW6 2QN




332 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page