Sokol Demaku: DEVEJA E SHEIKUT
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Dec 19, 2025
- 5 min read

I kuptonte kur ato kishin uri, kishin etje, por edhe kur ishin të lodhura e të shaktërruara nga pesha e ngarkesës.
Eh, qe besa po!
Edhe kështu edhe ashtu, si të duash, kjo është kohë e pa kohë. Kështu thonte me vete shërbëtori i Sheikut që kujdesej për devet dhe gjanë e gjallë tjetër që sheiku e mbante në kopshtin e tij për bartje.
Qe besa po!
Si të duash!
Mundesh kështu po mundesh edhe ashtu, si të tjerët duan, e jo si ti të duash.
Kjo është filozofi kohe!
E po filozofia ka fijet e veta e koha të sajat.
Sa vështirë të jesh sherbëtor sheiku. Jetë qeni bënë njeriu tek të pasurit! Ata nuk kan ndjenja, nuk ia besojnë askujt!
Thotë fjala e urtë: ” I ngiti të untit nuk ia beson” por çka të beshë, koha është e pa kohë dhe ska tjetër. Shërbetori për çdo mëngjes ishte i pari në harem që zgjohej, ishte ai i cili hapte dyert, ishte ai i pari që ishte në çdo anë dhe kend. Por puna e tij ishte mbikqyrja e deveve dhe çdo gjëje të gjallë të cilën sheiku e përdorte për bartje malli apo gjera të ndryshme. Kishte mbi tridhjetë vite shërbese që sherbëtori bënte me deve moshash të ndryshme në ketë vend. Ishte ai i cili kohë e pa kohë, ditë e natë ishte në sherbim të bagëtisë bartëse. Ishte ai i cili gati kishte mësuar gjuhën e tyre dhe ishte në gjendje të komunikonte me to, të kuptonte ato për shumë gjëra. I kuptonte kur ato kishin uri, kishin nevojë për ujë, por edhe kur ishin të lodhura e të shaktërruara nga pesha e ngarkesës.
Punë e madhe kjo të kuptosh gjuhën e tyre.
I kuptonte të gjitha, por edhe kur ngarkesa ishte e tepërt, por çka ti beshë zotnija vendoste për këtë e jo ky. Pra duhej ndjekur rregullat, duhej përmbajtë një të drejtë të pashkruar që ishte vetëm në kokën e sheiukut dhe atyre që e rrethonin ate.
Rrugë të gjata, ditë të gjata e netë të veshtira nëpër shkretira dhe rrugë të gjata në shkretirë. Karvani për çdo ditë dhe natë nisej në drejtime të ndryshme, për në qytete të ndryshme. Ngarkesa të ndryshme, e kjo ishte puna e rrogëtarit dhe deveve. Kjo ishte punë e përditshme, punë rrogëtari tek sheiku. Sa netë në henë kishte kaluar karvani në shkretirë por edhe në mrize në kohë vape ku dielli me rrezet e tij përcllon dhe pjekë e djegë çdo gjë. Nuk ishte punë e lehtë. Cdo ditë në rrugë, me barrë të ngarkuar në karvanin e deveve të cilat kishinë mësuar permendësh rrugën dhe vendin, dinin se ku duhet të ndalnin e ku të pushonin, ku do shuanin etjen. Ishin mësuar me një orar të përditshëm pune. Ne krye të karvanit ishte devja më e vjetër e cila i printe karvanit për çdo ditë. Sherbëtori mundohej që disi ta dallonte këte nga të tjerat si me ushqim por edhe me ngarkesë, por jo e kot ishte sepse ngarkesa ishte ngarkesë. Nuk kishte ngarkese të lehtë. Te gjitha ishin një lloj. Por ishte interesante se sheikut nuk i intersonte fare si devet ishin apo e perballonin apo jo punën e perditëshme. Atij i interesonte vetëm puna dhe fitimi. Kjo ishte e tëra. Kjo ishte ajo çka atij i interesonte.
Një ditë prej ditësh devja që i printe karvanit nuk ndihej mirë, këtë e dinte dhe e hetoj shërbetori që kujdesej natë e ditë për te. Si thuhet ai e dinte si ato marrin frymë e lere më për shëndetin e tyre. Ishte specializue per to. Nuk ishte e lehtë në këtë kohë të pa kohë të ishe edhe sherbëtor e lere më diç tjeter, po për deve hiç se hiç. Ato ishin gjithëçka. Ato ishin pasuri e sheikut, por athua e dinte këtë sheiuku apo, jo!
Sa unë besoj e edhe sa dukej ai nuk qante kokën për to thoshte me vete sherbëtori.
Ishte mbrëmje. Kishin bërë një rrugë të gjatë dhe të mundimshme. Vetëm pluhuri dhe era në shkretëtirë mjaftonin e lëre më edhe barra. Devja e vjetër, ajo e cila për vite me radhë i kishte pri karvanit nuk ndihej mirë, ishte varur, kishte lëshuar trupin por pesha e ngarkuar nuk e lejonte që të bie për tokë.
Edhe sherbëtori e kishte verjtur këtë.
Por nuk kishte mundësi ti ndihmonte!
Mberritën në shtëpi në orët e vona të natës, nuk kishte shumë kohë e të zbardhte mëngjesi. Por devja nuk ishte më ajo e cila vite me radhë ishte ne krye te karvanit. Ishte shtrirë per gjanë e së gjati mu në mes të ahurit ku pushonte karvani pas rrugës së gjatë e të mundimshme. Edhe sytë i ishin shterur, por edhe trupi i ishte këputur. E thoshte me vete sherbetori kështu do me vijë koha edhe mua. Gjithë këtë punë, gjithë këtë angazhim e me ne fund… Në mëngjes kur të gjithë ishin vu në punë ai vendosi ta lajmëroj sheikun për gjendjen e deves.
Si të shkonte deri tek sheiku???
Ishin një mijë e njëqind dyer deri teka i!!!
Alamet punë.
Por vendosi dhe i ra telhyqës dhe arriti para derës së tij. Priti pakëz. Hyri brenda. Çka me pa.. Çudi!
Çka ka te re? Pyeti si me hidherim sheiku. Po zotni, devja plakë, prisja e karvanit qe dy ditë nuk ha as nuk pi. Qendron e shtrirë mu në mes të shtallës. Nuk di si tia bejë me te. E urdhëroj sherbetorin qe ne vend te saj të angazhoj gomarin që vazhdimisht sillej nepër oborr. Po gjatë kesaj kohe sa devja qendronte e shtrirë në shtallë, sheiku kishte urdheruar sherbetorët qe në vend të saj nëkrye të karvanit të venin një gomar i cili do udhehiqte karvanin. Keshtu për cdo ditë në krye te karvanit qendronte gomari krenar. Por pas ca ditesh pasi kishte berë pak më mirë karvanit iu bashkangjit devja plakë, por jo në ball por ne fund. Karvanit i printe gomari! Por jo nuk mundi devja. Ishte shkallmuar dhe duhej pensionuar. E kemi shfrytëzuar kohë të gjatë këtë të shkretë thoshte me vete sherbetori per deven plakë!!!
Ka qenë një nderë me te vjetra dhe me të dobishmet për ne. Një ditë në bisedë me sheikun ai u tha sherbëtorëve edhe këtë: ”Provojeni, provojeni se ndoshta mundet edhe ndoj ditë se kemi nevojë” thonte sheiku.
Po, por zotni ajo vetem sa nuk ka nderruar jetë. Kishte qene mirë ta vizitoni, ndoshta edhe ti kërkoni hallalin se ju ka sherbyer kaq vite.
Ndoshta nuk do e shihni më.
Le more çka fletë, ne kemi nevojë për te.
Mirë, unë do shkojë, por nuk besojë në mrekulli.
Shkoj!
Por u kthye!!!
Çka ka të re, pse erdhe serishë.
Paj, o sheik ajo ishte duke dhenë shpirt.
Ju lutem vetëm eni tia merrni hallallin!
Po do vijë.
Dhe kur shkuan devja ngirit kokën dhe iu drejtua sheikut sikur të fliste me te.
Dukej sikur ajo donte ti thoshte diç, por nuk mundi se ishte deve.
E deve, sa shumë kohë kemi punuar bashk iu drejtua sheiku, e ja erdhi koha dhe dita ndoshta duhet të ndahemi!!!
Por ndoshta është koha dhe momenti që njëri tjetrit tia marrim hallallin, duhet, se kemi punuar bashk.
Devja sikur e mori vesh.
Iu drejtua sheikut.
Po!
Me siguri duhet tia marrim hallallin njeri tjetrit.
PO!
Po, për të gjitha do ta bejë hallall, ngarkesë e shkarkesë, me ujë e pa ujë, me ushqim e pa ushqim, hallal të qofshin!
Por, një jo, kurrsesi nuk mund ta fali, nuk mund ta bëjë hallall as unë as shoqet e mia.
Shumë e rëndë ishte për ne që na vure në ball gomarin.
Ti prin karvanit ai!!!
Kjo është ajo çka na ka munduar terë kohën.
Te të udheheqë karvanin një gomar është çudi.
Por koha e bënë të vetën.
Pra duhet pajtuar me te!









Urime Sokol! Tregimi “Deveja e Sheikut” i Sokol Demakut ndërtohet si alegori e qartë sociale, ku karvani, devetë dhe gomari shndërrohen në figura simbolike të rendit shoqëror dhe të pushtetit. Autori përdor një realizëm të thjeshtë rrëfimor, të mbështetur te përditshmëria e punës dhe lodhjes, për të zbuluar mekanizmin e shfrytëzimit dhe mosmirënjohjes. Deveja plakë përfaqëson përvojën, sakrificën dhe dinjitetin e konsumuar, ndërsa gomari në krye të karvanit është metaforë ironike e paaftësisë së vënë në pushtet. Figura e shërbëtorit, e ndërtuar me ton empatik dhe reflektues, shërben si ndërgjegje morale e tregimit dhe zë i heshtur kritik ndaj padrejtësisë. Forca e tregimit qëndron te fundi: dialogu simbolik mes sheikut dhe deves, ku “hallalli” kthehet në akt gjykimi moral. Këtu…