Skënder Sadri KAPITI: KRITIKA ,PROTESTË DHE FILOZOFI ZHVILLIMORE
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 4 hours ago
- 2 min read

KRITIKA, PROTESTË DHE FILOZOFI ZHVILLIMORE
Nga Skënder Sadri KAPITI
Rrugëtimi zhvillimor i dijeve dhe i filozofive ka ardhur nga vënia në funsionim të thellë të mëndjes njerëzore dhe nga debate kritiko-filozofike i filozofëve, intelektualëve e studiuesve.Edhe zhvillimi dhe përmirësimi politik i shoqërisë ka ardhur dhe është nxitur nga “protestat” kritike të intelektualëve të guximshëm si brënda oborreve të pushtetit ashtu edhe jashtë tij.Kritika logjike e vërtetë dhe e panshme,por e guximshme përballon fanatizmat mitike,bën cmitizimin e dhe rrëzimin e kulteve të rrejshme të historisë të ngritura nga regjimet e pushteteve gjatë historisë nga diktatorët dhe oborrtarët e shkruesit servilë të politikës, regjimeve dhe të pushtetit.
Kritikët janë intelektualë, është inteligjenca të cilat kanë njohurinë, gjykimin dhe mendimin logjik, dhe e mira e tyre konsiston në shërbim të së vërtetës, të drejtëës dhe zhvillimit.Kritika vjen si kërkesë e realitetit që fton inteligjencën e shëndoshë njerëzore që të aktivizojë potencialin intelektual për realitetin dhe shoqërinë . Kritika është reagim për ndryshim dhe kundërshti;është dhe kërkon guxim intelektual dhe moral të lartë.
Paraja, pushteti, diktaturat dhe autokracitë dëshirojnë kritikën lavdëruese për ta, ata mbajnë dhe ushqejnë kritikët servilë e puthadorë, shërbesën intelektuale të tyre. Kjo përbën atë që unë e quaj kritikë servile dhe të korruptuar.
Autorët e kritikave janë individët intelektualë të ndershëm, moralistët,dhe që kanë dinjitet e personalitet të admirueshë; janë ata të cilëve nuk u japin dekorata dhe janë ata që nuk marrin “dhurata”nga pushteti dhe as nga politika e korruptuar.Këta kritikë konsiderohen armiq nga injoranca intelektuale; konsiderohen edhe si “heretikë” nga politika e pushteti por edhe nga “filozofët” pa etikë, egoist dhe djallëzorë’; ata janë të urryer nga fanatizmi i injorancës e cila të renë dhe kompetencën kritike e shohin si kërcënim;ata të cilët nuk duan zhvillimin, ndryshimin e përmirësimin e shoqërisë.Prandaj unë kritikën reale e potente intelektuale e quaj edhe filozofi zhvillimore se i shërben zhvillimit të filozofisë dhe shoqërisë.Veprimtaria intelektuale kritike nis me vëzhgimin,dhe vazhdon me shqyrtimin dhe vlerësimin kritik mbi realitetin objektiv, atë shoqëror, politik,akademik etj.Inteligjenca dhe arsyetimi logjik bëjnë kritikën mbi njohjen, diturinë, krijimtarinë dhe veprimtainë politike dhe intelektuale.
Kritika intelektuale duhet të mposhtë unin dhe egoizmin negativ, korrupsinin, joshjen si dhe frikën, të cilat pjellin nënshtrimin dhe servilizmin intelektual. Kritikët e vërtetë duhet të jenë edhe autokritik dhe të pranojnë edhe kritikën e të tjerëve ndaj tyre, sepse nuk ka njerëz,pra nuk ka as intelektualë që mund të jenë të pa kritikueshëm.
Në përgjithëse njerëzve nuk u pëlqen kritika,por joshen shumë nga kritika lavdëruese për ta. Dhe detyrimisht as mediave të korruptuara dhe shërbëtore të parasë e pushtetit nuk u pëlqen kritika, dhe ato përjashtojnë dhe nuk botojnë opnione e botime kritike, madje ato spekolojnë dhe manipulojnë opinionin ashtu si dëshiron interesi i tyrte.
Një shoqëri e emancipuar intelektualisht e pranon diskutimin dhe debatin kritik, sepse kjo shoqëri e konsideron kritikën si aleat për zhvillimin dhe progresin. Ay ku nuk ka kritikë, aty nuk ka as liri intelektuale.









Comments