top of page

Skllavëri e re


Skllavëri e re

Astrit Lulushi


Më mirë liri me rrezik sesa skllavëri me paqe. Fjalë të shkëlqyera nga një mendimtar i madh si Zhan Zhak Ruso. Për çfarë e ka fjalën? Qeveria sa do e mirë, nuk është zëvendësim për vetëkontrollin. Ndoshta është shkëmbim i rremë nuance fjalësh. Sepse liria me paqen janë në të njëjtën anë të peshores, skllavëria dhe rreziku në anën tjetër. Dhe shprehja do të ishte “Më mirë liri me rrezik sesa paqe me skllavëri”.

Në Francën e shekullit 18, kur shkroi filozofi, gjendja ishte pak-a-shumë si në Shqipërinë e sotme; njerëzit kërkonin dorëheqjan e mbretit, por ky nuk largohej. Francezët duruan sa duruan, derisa u hodhën në revolucion dhe ia prenë kokën pikërisht atëherë kur mbretit i ishte mbushur mendja të ikte nga frika. Por ishte vonë.

Pra, pyesni këdo ose studioni cilindo që është skllavëruar dhe do të mësoni se sa paqe ka në të. Ata që e kanë jetuar kohën e diktaturës e kanë në mendje “paqen” që ishte një lloj komunizmi në luftë në kohë paqeje e cila mbahej me peshën e rëndë të dhunës e frikës. Kjo ishte paqja që vazhdojmë të kemi. Edhe sot njerëzit nuk ndjehen të lirë kur vrasjet, krimi, paligjshmëria dhe frika përhapen nëpër rrugët e kombit deri në plazhe. Kjo është formë e re skllaverie, ku diktatura është zevendësuar me krimin i cili nuk është vënë thjesht pas parasë, por kërkon lirinë tuaj - si fituesi që i merr të gjitha.

12 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page