top of page

Sipas studimit të Kolonelit ...


DËSHTIMI I STRATEGJISË USHTARAKE TË HITLERIT NË LINDJE

(QERSHOR 1941- DHJETOR 1941)


(Sipas studimit të Kolonelit sovjetik M.Tolcionov, pjesëmarrës në këto luftime)[1]


Përgatitur dhe përshtatur nga SAKIP CAMI


STRATEGJIA SOVJETIKE E MBROJTJES AKTIVE


Ushtria sovjetike në këto luftime ndoqi strategjinë e mbrojtjes aktive për vetë faktin se bënte një luftë mbrojtëse në tokën e vet që e njihte shumë mirë dhe me mbështetjen e popullit të vet nga e cila kishte dalë.

Ndërsa ushtria gjermane nga ana e saj e drejtuar nga Hitleri zhvillonte një luftë jashtë kufijve të vendit të tij, një luftë të pamotivuar.

Klika hitleriane që nga dita që mori fuqinë në dorë, filloi të ndërtojë maqinën e fuqishme ushtarake për një luftë të madhe dhe për të sunduar popujt e tjerë pa motive e qëllime demokratike.

Industria e përparuar gjermane u kthye dhe u përdor krejtësisht për prodhimin e armëve e municioneve.

Nazistët dhe fashistët edukuan një brez të tërë me frymën e ekzekutimit të verbër dhe inkoshient të planeve kriminale e pushtuese të krerëve të tyre, krijuan një ushtri të fortë dhe të madhe, pa pikë nderi e dinjiteti njerëzor.

Lufta e shpërthyer nga hitlerianët filloi në mënyrë të favorshme për Gjermaninë naziste. Nën sulmet dërmonjëse të ushtarve e teknikës tepër moderne për kohën, u shpartalluan njëra pas tjetrës ushtritë e Polonisë, Norvegjisë, Holandës, Belgjikës, Jugosllavisë e Greqisë. Edhe Franca e tradhëtuar nga qeveria e atëhershme e saj, u mund.

Në këtë mënyrë në 12 muajt e parë të luftës, u duk se Gjermania naziste ishte afër realizimit të planeve strategjike të Hitlerit, pushtimin e tërë botës.

Pas mundjes së Francës, hitlerianët mendonin se Anglia kishte për të kapitulluar, por shpresat e tyre nuk u realizuan dhe tentativat për të tërhequr Anglinë nga ana e tyre duke lidhur një marrëveshje me të nuk patën sukses.

Kohë më vonë gazeta fashiste “Das Shvarze Korps” shkroi se anglezët nuk e pranuan propozimin për dorzim dhe dhanë të kuptojnë se do të luftonin deri në fund. Disa shpresonin se Anglisë do t‘i kishin ardhur mendt dhe do të kishte pranuar një marrëveshje. Mirëpo të gjitha këto parashikime dolën të gabuara.”

Kur panë se dështuan planet e tyre kundër Anglisë, ushtria e Hitlerit vendosi të sulmojë në befasi Bashkimin Sovjetik, megjithse egzistonte një traktat mossulmimi midis këtyre shteteve e ushtrive.

Duke pushtuar Bashkimin Sovjetik ata kishin për qëllim të shfrytzonin resurset e këtij vendi në dobi të tyre për të sulmuar më pas Anglinë dhe për tu bërë zotër të kolonive të saj. Më pas rradhën do ta kishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Amerikës Latine.

Strategjia ushtarake gjermane bazohej në luften e rrufeshme, e përdorur me sukses kjo ndaj shumë vendeve të Europës.

Gjeneralët gjermanë e mendonin ta përballonin luftën me Bashkimin Sovjetik, njësoj si me vendet e tjera me ushtri të dobëta e me territore e sipërfaqe të vogla duke llogaritur një kohë të përafërt me një muaj e gjysmë deri në dy muaj.

Plani i tyre i përgjithshëm i luftës kundër Bashkimit Sovjetik synonte nga njëra anë në shkatrrimin e menjëhershëm të fuqive kryesore të ushtrisë sovjetike dhe nga ana tjetër të disorganizimit të kundërshtarit me sulmet e fuqishme të aviacionit gjerman duke prishur ndërlidhjen, komunikimin në tërësi, transportin, sistemin e drejtimit, t‘i heqë Komandës Sovjetike mundësinë e mobilizimit, të demoralizojë popullsinë dhe në këtë mënyrë të likujdojë rezistencën e organizuar ndaj forcave gjermane gjatë përparimit të tyre drejt Vollgës e Uraleve.

Sipas gjeneralve gjermanë dhe planifikimit të tyre nuk kishte nevojë për rezervë të madhe strategjike, pasi sipas tyre forcat do të përdoreshin rrufeshëm dhe sulmi do të ishte i fortë dhe shkatrrimtar. Mundësia e dështimit të një sulmi të tillë as që u shkonte në mendje gjeneralve të komandës supreme gjermane.

Gjatë fushatës së parë verore, ushtria sovjetike pësoi humbje serioze.

Gjermania sipas lajmeve të shtypit të huaj të kohës, hodhi kundër Bashkimit Sovjetik 180 divizione. Shpejtësia e sulmit i siguroi komandës gjermane pasjen e inisiativës në favor të vet. Para ushtrisë së madhe gjermane, në kufirin gjermano-sovjetik të mobilizuar e të vendosur me kohë u ndodhën fuqi të pakta ushtarake sovjetike, vetëm ato të gadishmërisë së përhershme . Më pas filloi mobilizimi në tërësi.

Inisiativa operacionale i lehtësonte forcat gjermane në drejtimin operativ të trupave të tyre.

Përdorimi i aviacionit, desantit ajror dhe i trupave të mekanizuar nga gjermanët, u jepte atyre mundësinë të përparonin në luftimet e para dhe të realizonin brenda një kohe të shkurtër planet që kishin përgatitur. Përparimi i tyre u bë pa mbuluar krahët, gjë që në luftimet e mëvonshme do t‘i dëmtonte.

Gjatë muajit qershor 1941 dhe gjysmës së parë të korrikut, propoganda e Gebelsit propogandonte se veprimet luftarake gjermane kundër ushtrisë sovjetike po zhvilloheshin sipas planit, që në realitet nuk qëndronte, pasi nuk pasqyroheshin dobësitë e ushtrisë gjermane.

Në korrik 1941 brenda pak kohe, vendi u përgatit për luftë dhe për organizimin e mbrojtjes ndaj armikut.

Duke u tërhequr, nën presionin e forcave të shumta armike, ushtria sovjetike i shkaktoi ushtrisë gjermane humbje të rënda duke i dobësuar njësitë më të mira e të zgjedhura dhe nxorri përballë strategjisë së ofensivës masive, atë të mbrojtjes elastike.

Gabimet e komandës gjermane gjatë zhvillimit të luftimeve filluan të duken që në javët e para të operacioneve ushtarake. Rezistenca e vendosur e njësive të ushtrisë sovjetike i mbajti për një muaj armatat gjermane mbi vijën Luga-Velikie-Luki-Smolensk-Dniepropetrovsk.

Ky qëndrim i detyruar i një ushtrie të shpejtë, qe fillimi i dështimit të planeve për pushtimin e rrufeshëm të Rusisë. Duke kërkuar një sukses deciziv, komanda gjermane përgatiti plane të tjera për të përparuar në luftime. Në përpjekjet e tyre të kota për të arritur një fitore të shpejtë, gjermanët humbën miliona ushtarë dhe oficerë nga më të mirët e më të përgatiturit dhe një pjesë të konsiderueshme të materialeve e të teknikës.

Ndërsa ushtria gjermane po pësonte humbje, po zgjerohej fronti i luftimeve të hapura nga rusët. Kështu që në vjeshtën e vitit 1941 gjermanët nuk kishin më, forca të mjaftueshme për të arritur objektivat e paracaktuara.

Gjatë 5 muajve të luftimeve, ushtria sovjetike kishte përballuar sulmet gjermane, kishte dobësuar forcat kundërshtare dhe kishte pakësuar rezervat e tyre. Ndërsa nga ana e saj ruante forcat dhe krijonte rezerva të reja e të fuqishme. Kjo i krijoi mundësinë për kalimin në kundërmësymje të përgjithshme.


KUNDËROFENSIVA E USHTRISË SOVJETIKE


Në fund të nëntorit 1941 filloi etapa e re e luftës, kalimi në kundërofensivë e ushtrisë sovjetike (ushtrisë së kuqe).

Sulmi i parë u krye në Jug. Po afrohej dimri i ashpër rus. Komanda gjermane bënte cmos të arrijë suksesin para ardhjes së dimrit e ngrirjeve. Përvec ofensivës drejt Moskës, që kërkonte një përqëndrim të madh forcash, gjermanët filluan njëkohësisht veprime të gjëra ofensive edhe në Jug.

Barra kryesore e trupave sovjetike mbi frontin jugor ishte shfarosja e njësive kryesore të trupave të gjeneralit Kleist në zonën e Rostovit.

Prej 20-23 nëntor 1941 me një kundërofensivë të papritur, trupat sovjetike shkatrruan rigrupimin e forcave armike, të cilat mbulonin krahët e fuqive kryesore të gjeneralit Kleist në Veri.

Duke ndjekur armikun në tërheqje njësite sovjetike përparuan 60 kilometra nga pikat e nisjes. Në këtë mënyrë udha për një ofensivë të mëvonshme u hap.

Komanda gjermane nuk e kuptoi gjendjen e re që u krijua. Ajo e gjykonte thyerjen e njësive të veta si një humbje të pjesëshme, me rëndësi vetëm lokale. Disfata që pësuan më vonë qe e papritur për gjermanët.

Me 28 nentor 1941 trupat e gjeneralit rus Remisov kapërcyen lumin Don dhe shpërthyen në pjesën jugore të periferisë së Rostovit. Natën e 29 nëntorit njësitë e gjeneralit Kharitonov pushtuan lagjet veri-lindore të qytetit Rostov. Në të njëjtën kohë njësi të tjera të ushtrisë sovjetike filluan ofensivën në veri të Rostovit. Ndër luftimet afër Rostovit dhe gjatë tërheqjes së crregullt në drejtim të Taganrogut trupat gjermane pësuan humbje të mëdha. Kjo ofensivë kishte gjatësi të madhe strategjike ndërsa thellësia strategjike shkonte në 100 kilometra. Kjo bëri të mundur që në frontin jugor të qytetit Rostov, në një gjatësi prej dhjetra kilometrash iniciativa të kalonte në duart e komandës sovjetike.

Prestigjit të ushtrisë së Hitlerit ju dha një goditje e rëndë. Për të parën herë, pas më tepër se dy vjet luftë, gjermanët humbën një qendër të madhe të banuar, të pushtuar më parë prej tyre. Për herë të parë trupat gjermane u detyruan të tërhiqen në një largësi prej 100 kilometrash, duke pësuar humbje të ndieshme në njerëz dhe armatime.

Plani operativ sovjetiv triumfoi mbi planin e përgjithshëm strategjik gjerman dhe konkretisht mbi planin operativ për mbajtjen e Rostovit dhe për vazhdimin e mëtejshme të mësymjes.

Pra u përballën dy strategji të ndryshme ushtarake dhe dy plane konkrete operative, njëri i mësymjes dhe tjetri i mbrojtjes e kundërmësymjes.

Me 9 dhjetor 1941 trupat sovjetike i thyen plotësisht trupat e gjeneralit gjerman Schmidt dhe pushtuan qytetin Tikhvin. Pas katër ditësh trupat sovjetike në një sektor tjetër të frontit morën qytetin Lelez.

Këto fitore të ushtrisë sovjetike paralajmëronin dhe përgatitnin suksesin tjetër të ardhshëm, atë të fitores së betejës për Moskën. Ofensiva e parë drejt Moskës e filluar nga gjermanët me 2 tetor kishte dështuar që në fillim të nëntorit. Fronti sovjetik u vendos përkohësisht 80-100 kilometra larg Moskës.

Operacionet ushtarake ishin në një periudhë pauze.

Për të mbuluar humbjet e rënda që patën në luftimet e tetorit, gjermanët përqëndruan rezerva të mëdha dhe nga gjysma e nëntorit filluan ofensiven e dytë drejt Moskës, në të cilën merrnin pjesë 50 divizione.

Ushtria naziste kishte vendosur të rrethojë dhe të pushtojë me cdo kusht kryeqytetin sovjetik, por ata nuk arritën të merrnin krahët e mbrojtjes sovjetike dhe nuk siguruan dot rrethimin e Moskës, duke mos arritur kështu objektivat e paracaktuara.

Trupat sovjetike të frontit perëndimor pasi e dërmuan armikun pranë Moskës, në luftime të ashpra e të parreshtura që zgjatën disa ditë, me 6 dhjetor 1941 kaluan në kundërofensivë mbi krahët e forcave armike.

Armikut iu shkaktuan humbje të rënda në njerëz dhe teknikë. U shpartalluan dhjetra divizione gjermane dhe kjo detyroi forcat gjermane të tërhiqeshin drejt perëndimit.

Gjatë ofensivës prej 6-10 dhjetor 1941 njësitë e ushtrisë sovjetike dëbuan gjermanët nga 40 qendra banimi, kapën 386 qerre të armatosura, 4317 automjete, 305 topa, 101 mortaja, 515 mitroloza, dhe 516 pushkë automatike. Përvec shumë avionve armikut ju shkatrruan 271 qerre të armatosura, 565 automjete, 92 topa, 119 mortaja dhe 151 mitroloza. Gjithashtu u kap edhe një sasi e madhe materialesh lufte.Gjermanet lanë ne fushën e luftës, pa llogaritur të plagosurit mbi 30 mijë ushtarë e oficerë.

Duke e zgjeruar ofensivën njesitë e ushtrisë sovjetike pushtuan brenda pak kohe qytetin Klin. Trupat e frontit të Leningradit shpartalluan krejtsisht njësitë e divizioneve 11 e 91 dhe regjimentin e dytë te Divizionit 254 të fanterise armike dhe pushtuan zonën dhe stacionin e Voibokalos.

Në përfundim të vitit 1941, pas thyerjes sa Armatës së dytë të motorrizuar të komanduar nga gjeneral kolonel Guderian pranë Tulas, trupat sovjetike të frontit perëndimor cliruan Fominskun, Akeksin dhe qindra qytete të vogla e fshatra. Me 30 dhjetor u clirua qyteti Kaluga.

[1] Broshurë nga Shtypshkronja “Bashkimi” Tiranë, tetor 1945

36 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page