top of page

Simfonia moderne ... përmes lirikës së Fatmir Terziu-t

Updated: Mar 9, 2023


Simfonia moderne e një “dashurie të harruar”, përmes lirikës së Fatmir Terziu-t


Nga Emrije Krosi

(studiuese)


Poezia gjithmonë na mahnit dhe na përthith, me gjuhën e figurshme, ku bashkëkohësia përrok të gjitha kohët, rrymat, fjalët, ngjyrat, stilistiktat letraro-gjuhësore, duke sendërtuar realitetin në një tjetër dimension: atë midis surreales dhe subjektivitetit. Trasmentimi i një frymë krejt ndryshe, i një fryme të re individuale, ku poezia është jo vetëm një reflektim parësor personal, por edhe si një perceptim i lexuesit në tejkohësi, përkundër hollësive poetike që hulumtojnë analitikat e leximit të tekstit, për t'i shërbyer ndiesive, vizioneve dhe miteve arketipale, si marrëdhënie specifike me kohën e krijuar, si një dëshirë përmes ëndrrës dhe “psikikës të fshehur” duke na imponuar vetëtijen tonë të mosharresës përmes mjeteve letrare, me kenaqësinë e eksplorimit të natyrës përmes tekstit megatekstual (Durrel: 1952: 98).

Vizualizimi i kompozimeve të veçanta të peizazhit të natyrës dhe rivierës së bukur shqiptare, duket si një “lojë penelatash”, ku piktori poet në këndvështrime reale përmes përshkrimeve, imazheve dhe impresionizmit krijon një lloj ekuilibri me lexuesit dhe “shikuesit” imagjinar të atyre viseve të diellta, përmes fotografimit të pejzazheve letrare në poezinë “Dashuri jugu” (Terziu: 2021). Përfaqësimi i ndjenjave të një njeriu të tillë duhet të jetë interesant, edhe si qasje të modeleve të imazhizmit do-ku-do edhe të ekspresionizmit, përtej “imitimit”, i konceptuar në mënyrë të qartë, për rideminsionizmin e poezisë së natyrës.



***

Ndërtimi i poezive, i ndërtuar mbi një reflektim urban, rural, rustik, por sidomos si një guidë turistike, nuk mund të jetë thjesht “syri i kritikëve”, për një imitim, apo “shpëlarje” të modeleve të mëparshme të natyrës së bukur të Jugut të Shqipërisë, por është edhe një retrospektivë, ku natyra tashmë nuk metohet me njerëzit e vetmur të fshatrave të braktisura të Jonit. Imazhi i poezisë dikur strukturohej nga tendenca të dallueshme të autorëve individualë, ku dominohej nga pluriformiteti, pa harruar kufijtë midis zhanreve dhe stilet nga ku sendërtohen edhe shtresëzimet tradicionale (Culler: 1997: 32), por tek Terziu vjen përmes një ridimensioni të ri, ku dallohen këto kompetenca poetike:

1. kopentenca e mallit dhe mungesës, (poezi që kanë një qasje më atdhetare):

Nga Populli, Për Popullin”, “Gjuha Shqipe”, apo dhe ndiesia e të shkuarës përmes rotrespektivës në vargjet: e kaluara ime është pjesë e rrugës “Kush jam”,/ ndoshta nuk është rrugë me miratim Këshilli Bashkiak,/ nuk është në pritje për tu varur në ndonjë sokak,/ është udha ime, miqtë e mi,/ nuk mund ta fshij, nga poezia; “Kapitulli i pashkruar”. Poeti nuk i shmanget mënyrës së rrëfimit, përmes ndërrimeve të vazhdueshme dhe shpesh rrëqethëse të skenave, mëpërtej shqetësimeve hapsinore dhe kohore, duke përdorur mjete të ndryshme kodimi ose mbulimi (Holden: 1986: 32). Zhvendosja e kopetencencave përmes dekonstruktivizmit më përtej moduseve interpretuese, nuk shmang strukturat e topikut të lexuesit;

2. kompetenca e harresës dhe toponomisë, (emrat e fshatrave të jugut ) si: Butrintit,

Borshit, Lukovës, Llogarasë , Qeparoa, Himarës, Bistricës, Qafa e Muzinës , Finiqit, Sarandës, Pashalimanit etj. Perceptimi natyror i lexuesit të pamësuar me vise solare (sidomos lexuesi ishullor anglez), ku imazhet joniane mesdhetare të diellnuara, si natyra që gjithmonë “lëviz”, por edhe një lloj arratisje e autorit nga përditshmëria. Kjo arrati takon njerëz, që pinë raki në harmoni me natyrën e tyre të paqtë dhe të bukur, nën diellin mesdhetar, vijnë natyrshëm tek lexuesi, me një ndiesi të një lirizmi poetik (Mërkuri: 2021). Në këtë ravijëzim, saora dhe endja e vargjeve të poetit “derdhet” në vargjet: kohërat mbledhin musht në vendet e saj të bekuara,/ një botë e tërë magjike në sy,/ i bindur, dielli perëndon pas saj, hap derën e trimërisë/ në Labëri, nga poezia: “Labëri”, duke mbedhur tërë “mushtin” e viseve të diellnuara të gjithë krahinave të Labërisë. Në fakt, paqëndrueshmëria e kuptimit në poezi, pasqyron vetëm qëndrueshmërinë e rrëfimit, më përtej “atij ngulitës”, ka qenë rreth defamiljarizimit të së njohurës, veçanërisht për t'u përqëndruar në strukturën parësore, përmes temave shoqërore, në sfondin e poezisë postmoderne (Gregson: 1996: 16).

3. kompetenca e dashurisë për njerëzit dhe mungesa e nënës (poezitë për nënën), ku ndiesia e mallit jo vetëm për nënën e tij por edhe për nënat shqiptare, se ato janë ringjallja dhe zëdhënëset e jetës: para një nëne të moshuar/përkulem,/i jap një lule të freskët me duar/Ajo: pëshpërit me vete,/një fjalë të huaj,/„Efkharistó polý“/Unë: e mbaj fort në sy, por edhe për të gjitha fenomenet socio-shoqërore sidomos braktisja dhe zbrazja e shumë fshatrave edhe të Jugut, përmes integrimit të lirikave, nga një mundësi e thjeshtë, në një diskurs thelbësor të ndjenjave njerëzore: janë duart e tua, sytë, këngët e bukura, ninullat,/ janë të gjitha si kjo parade/ urimesh për 8 Mars… /Ja si ai imazh që të del pranë,/ mëngjezeve kur i gdhin sytë mbi ekran, nga poezia: “Nënë mos e mbyll “Skype” këtë natë”. Edhe poezitë e tjera: “Cingërrima të largëta për nënën”, “Shpirti i nënës”, “Urim nënës etj, sjellin një diskurs poetit kritik, ku shfaqet një përpjekje delikate, që nuk vjen si pasojë që ka të bëjnë aq shumë me tekstin letrar, por me kontekstin e tij sociologjiko – letrar, ku vetëpozicionimi i shkrimtarit, është në raport me poezinë dhe me botën (lexuesin). Antimoralizmi i vetëkuptueshëm i poezisë moderne, ka çuar në idenë, se poezia është në vendin e duhur, për një betejë mes të mirës dhe të keqes. Lançimi i temave të forta sociale, për poetët postmodernë, është performanca dhe tejçimi i gjithçkaje që përcaktohet nga norma të fshehura dhe/ose të pavetëdijshme (Hutcheon: 1995: 24);

4. kompetennca e rivitalizimit të kujtesës për bukurinë e natyrës, jetën, dashurinë

dhe agroturizmin…( miksimi i natyrës, me kulinarinë, mipritja por edhe pangopësia) vijnë përmes poezive: “Një gotë në Sarandë”, “Sallatë me fruta Joni”, “ Mish në hell”, “Etje” etj. Gastronomia (ushqimet, guxhina e jugut, pija [rakia ]), mbyllet me “iso-polifonia”, një nga vlerat më të larta e më të vyera të traditës dhe kulturës popullore shqiptare me të cilat mund të krenohemi, është padyshim Isopolifonia, (muzika karakteristike popullore e zonave të Labërisë, për vlerat dhe autenticitetin e saj, prej vitit 2005, bën pjesë edhe në trashëgiminë kulturore të UNESCO-s, si një ndër 50 atraksionet më të tërheqëse jomateriale, në trashëgiminë shpirtërore të popujve të botës). Përmes një strukture semiotike sociale, (marrëdhënia mes njerëzve, të ngrenit, jetesa etj.,) ndërthurin ndërtekstualitetin me përmasën kolektive, ku pasqyrohet edhe sipas profilit socio - semantik ku dallohen:

- modele të autorit dhe dimensionet empirike të lexuesit,

- organizimi semantik dhe strukturor të tekstit,

- makrosemantika e botës natyrore,

- korrespodenca mes dikursit letrar dhe realitetit,

- përmasa sociale e fakteve shenjuese,

- dhe sistemi i rrjetit konotativ socio-shoqëror, duke zgjeruar kufijtë e një poezie shoqërore

postmoderniste (Jencks: 1996: 75). Konteksti socio-kulturor , që vjen edhe përmes gjuhës natyrore, për Ferdinad de Saussure, që ishte i ndërgjegjshëm për përmasën sociale të fakteve shenjuese, duke pasqyruar sistemet e vlerave kulturore, të shoqërisë, shëndrrimin e tyre në analizë të diskursit njohës (Saussure: 1983: 6).

Prania e këtyre elementeve individuale, janë në marrëdhënie me elemente ndërfutëse, letraro-poetike, gjatë gjithë tekstit duken si një aplikues imazhi (Floch: 1990: 237), duke perceptuar imazhizmin si një koncept përmes fjalëve kyçe: Jugu, deti, Saranda, nëna, rakia, labëria, deti, vera, qyteti, dashuria, atdheu, malli, braktisja, limani, ullinjtë, portokallet, bregu, nimfat etj.




Si përfundim: Komunikimi i të qenit bindës, për çdo poet, duke interpretuar, përmes intencave jopersonale, nuk rivitalizon vetëm kohën reale, por edhe modelet përshkruese të peizazheve poetike pa përjashtuar, “praninë e Tjetrit”, tashmë si një përfaqësim të zërit individual të poezisë moderne/potsmoderne shqipe, poeti Terziu, njihet si kritik dhe dekodues kodesh poetike të shumë poetëve dhe prozatorëve të rinj, apo të njohur, në tërë arealin shqipshkrues. Poezi të tilla, si “buka e mbrume” të gatuara në një magje më “miell bio”, nga brigjet e Jonit dhe rivierës shqiptare, do të jenë një ftesë, edhe për turizmin letraro-kulturor, ashtu si vetë resurset magjike të asaj toke të bekuar me natyrë të bukur dhe të diellzuar.


BIBLIOGRAFIA/REFERENCA:


1. Culler, Jonathan. (1997): Literary Theory. A Very Short Introduction. New York.

2. Durrell, Lawrence. (1952): Key to Modern Poetry. London.

4. Gregson, Jan. (1996). Contemporary Poetry and Postmodernism. Dialogue and Estrangement. London.

5. Holden, Jonathan. (1986): Style and Authenticity in Postmodern Poetry. Columbia, University Press.

6. Hutcheon, Linda. (1995): A Poetics of Postmodernism: History, Theory, Fiction. New York: Routledge.

7. Jencks, Charles. (1996): What is Post-Modernism? Academy Editions.

8. Mërkuri, Timo. (2021): Vargjet e bardha të një dashurie të ngrohtë jugu, (shënime mbi librin e ri poetik “Dashuri Jugu” të Fatmir Terziut), “Telegraf”, Tiranë.

9. Saussure, Ferdinand de. (1983): Course in General Linguistics: London, Duckworth.

10. Terziu, Fatmir. (2021): Dashuri jugu, “ACPE & Lulu”, USA.

118 views6 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page