top of page

Silogizmi dhe logjika e pasqyrimi të realitetit


Bahri Myftari (1944-2016)

Silogizmi dhe logjika e pasqyrimi të realitetit

Mbi tregimin e Bahri Myftarit

Dr Fatmir Terziu


Inagjinoni një qyetet iriq. Një imagjinatë dhe një imazh në logjikën tuaj. Në një logjikë që mund të nënkuptohet nga investigimi nervor i provës së këtij abstraksioni letrar që vjen nga forma të ndryshme shkaqesh dhe arsyesh. Por çfarë nënkuptojmë në fakt mes këtij përshkallëzimi ndjesor duke lexuar Bahri Myftarin tek vëllimi i tij me tregime “Qyteti iriq”? Konsidero një situatë të tillë, një situatë që na deturon ne të referohemi tek një nga tregimet e Myftarit, pikërisht tek tregimi, “Emër harruari”: në opsionin e parë le të themi që të gjithë qytetarët janë hallexhinj, që pastaj në opsionin e dytë të kuptojmë se qytetari X na del hallexhi. Në fabulën logjike të Myftarit kjo nuk është kaq e thjeshtë. Ajo është komplekse. Komplekse por jo e ndërlikuar. Tërheqëse. Në fakt kjo është thjesht një silogizëm perfekt që ndihmon në kuptimin e fabulës. Dhe ne kështu përpos këtij silogizmi që ndërton autori nuk interesohemi për idenë apo kuptimin e termit hallexhi, por ndërlidhim katrahurën e stisur nga humori që sjell një mori fjalësh me nënkuptim e theks ndryshe. Është Parlamenti, Prefekti, Kryetari i Bashkisë, por është edhe ‘kompetenti’ që vjen nga fonderitë e gizës. Kështu në këtë logjikë silogizmi sjell termin gjeneral të kuptimit algjebrik në filozofinë e shkrimtarit, Myftari.

Logjika algjebrike

Le t’a shpjegojmë këtë më konkretisht. Në qoftëse në këtë tregim na del që “kompetenti” është i adhuruari i Prefektit, dhe Kryetari i Bashkisë adhuron “kompetentin” ne duhet patjetër të kuptojmë se edhe Kryetari i Bashkisë është “kompetenti”, pra njësoj si në algjebër: të gjithë A-të janë B, në rastin e dytë C është A, atëherë në rastin e tretë na del që C është B. Duke kuptuar këtë më qartë me silogizmin folozofik të logjikës, në tregimin e përzgjedhur na del qartë se është një silogizëm tipik: ku nënkuptojmë se të gjithë nevojtarët janë të zgjuar, qytetari X është nevojtar, nënkuptojmë që edhe qytetari X është i zgjuar. Dhe kështu vazhdojmë me fabulën që na sjell humorin tipik ku qytetari X rrëmon librarinë me ditë e me javë për të gjetur ligjin 77, 777 që i rekomandoi ‘kompetenti’. Të pesë shtatat e këtij ligji më tej tejçojnë silogizmin e mirëgoditur të Bahri Myftarit në anën e lexuesit, në anën e bërjes për vete. Sakaq duke lexuar në këtë pikë Myftarin pikëtakimi vjen edhe me një art tjetër të tregimit të shkurtër, ku struktura letrare krijohet nëpërmjet raportit të ri të njësive gjuhësore dhe kuptimit që del nga ky raport.

Ritmi logjik

Në mjaft tregime të Myftarit vëmë re krijimin e figurës së krahasimit në kohë, hapësirë e vend, si një logjikë sinkronizuese për lexuesin dhe vetë modulin e fabulës së tij. Shpeshherë ritmi logjik vjen si një përsëritje, që në fakt e ngarkon dhe e streson formën e tregimit të tij. Por, fjalët duke hyrë në lidhje me njëra-tjetrën, largohen nga kuptimi i parë dhe fitojnë kuptime të dyta ose kuptime të figurshme. Kështu është në tërësi me “Qyteti iriq”. Në tregimin “Myftiu i Beratit”, vetë fjalia “Xhamia s’është për të ndyrat, por pastërtia është fytyra e saj” kalon nga raporti i kudërshtisë ose antonimisë së fjalës tek fabula dhe mesazhi që përcjell. Në tregimin “Qyteti iriq” është diçka e ngjashme, por me një silogizëm më të theksuar: “Biondja ishte alamet vajze e gjatë, e kolme dhe me ca sy të goditur keqas prej makiazhit e që tregojnë qartë se ajo, prej vitesh, i kishte thënë lamtumirë virgjërisë”. Një silogizëm i tillë që brenda një fjalie dikton më shumë se sa duhet krijohen një racionim letrar, krijon një strukturë të bukur e të lexueshme në tregimin e shkurtër.

Duke kërkuar të konsideroj ekzemplare të ngjashme të koluzionit tregues për lidhjen e silogizmit të Myftarit në tërsësinë e tregimeve të tij me aestetikën në artin e të shkruarit, unë gjeta një lidhje me deklarimin e diskutuar të filozofit Heidegger në esenë e tij “Pylli i Zi” të botuar në Korrik të vitit 1967. Edhe pse kjo lidhje përfundon në një terren të diskutueshëm, ajo që na ndihmon të themi se ka një temë rreth së cilës shtjellohet gjithë materiali gjuhësor. Në thelb, krijimet në prozë të shkurtër të Bahri Myftarit dhe koncepti i transmetuar nga filozofi, Heidegger kanë rrugë të ndryshme vërtet, por i përkasin materialit jetësor, si një temë prekëse dhe interesante. Duke realizuar këtë lidhje është më lehtë të kuptohet se tregimet e këtij autori kanë një arsye të papërsëritshme, që buron nga logjika, silogizmi dhe koncepti jetik i ndërlidhur me materialin jetësor.

Krijimi i aktualitetit deri në besim

Sigurisht, tema e çdo tregimi të Myftarit është e pandashme, por në tregime të tilla si “Erë plehrash”, “Vajza me kokën mënjanë” apo “Krahët e urtësisë” logjika të shpie më gjerë, edhe pse krijohet nëpërmjet nëndarjeve imagjinare. Këtu përcaktohet me anën e një përgjithësimi shumë të madh logjik. Tregimet “Zjarri” dhe “Dover” mund të shihen si të përafërta, pasi disa elemente të temës mbështeten në ngjarje më të zhdërvjellta, naracioni në to lidhet më ngjeshur me situatën dhe kështu në një lidhje diagonale krijohet përgjithësimi tematik që ndihmon në krijimin e aktualitetit deri në besim. Është kjo pikërisht që më parë është cituar edhe nga Koçi Petriti. Petriti tek analiza e tij “Ftesë lexuesit në lojën e imagjinimit” për krijimtarinë e Myftarit shprehet se “Tregimet e Bahri Myftarit sugjerojnë një dukuri origjinale të prozës sonë bashkëkohore” (Petrit, “Shekulli”; 05/06/2004). Më tej është edhe Dritëro Agolli që në një intervistë dhënë gazetares Anisa Ymeri gjen “një realizëm të ri” tek krijimet e Myftarit dhe mjaft të tjerëve të kësaj fushe (Agolli, cituar nga Myftari; “Korrieri” Prill 2006).

Kështu në tregimet “Mi në Bibliotekë”, “Vrasje buzë Detit” apo “Kapërcimi i ylberit” pasqyrohen anë të ndryshme të realitetit, të atij realiteti të cilin vetë Myftari e cilëson të tillë: “Në këtë realitet ku takon e ndeshesh lehtësisht me "Sokratin e vujtun apo derrin e kënaqun", në larminë marramendëse, të çrregullt e të trishtuar të jetës sonë ku mjerimi, varfëria e shumicës m'u në krah të gëzimit dhe lumturisë, domosdo, të një pakice, plot shkaqe dhe arsye të sjellin ndër mend Migjenin e madh. Shkurt; më shumë se sa preferenca ndaj poetit dhe veprës së tij, të shtyn urdhëri dhe detyrimi që buron prej kohës sonë "të lumtur".

"Merrnie dhe çonie në qytet këtë shtatore. Vendosnie në një shesh. Dhe si përmendore kushtonia ndokujt. Kushtonia atij që ka ma shumë merita për kët vend. Po, ndoj ministri o deputeti, o ndokujt tjetër... E në rast se nuk gjeni ndonjë njeri që ka merita të mjaftueshme, atëherë kushtonia atij që ka merita më pak: perëndisë klasike." (Myftari, “Tradita”; E Enjte, 27 Maj, 2005; Numri 17). Ndërsa tek libri i tij më i fundit me tregime shkruhet: “Studiues të ndryshëm, kryesisht të prozës së shkurtër, i kanë përqasur tregimet e Bahri Myftarit me ato të Markesit, përqasje që na duket e drejtë. Ky pohim buron më tepër prej poetikës së tregimeve të tij. Por jemi të bindur se një përqasje më e motivuar mund t’u bëhet tregimeve të Myftarit me tregimet e Korstarit dhe Karpentierit. Ndërsa me të parin e afron më shumë sintaksa, një sintaksë e saktë dhe e drejtëpërdrejtë; pa fjali të shumta nënrenditëse dhe bashkërenditëse; pa ligjërata komentuese e stërhollime baroke; me Karpentierin e afron prirja për ta çuar drejt skajeve kohën reale dhe kthesat e papritura që shkrimtari u jep zhvillimit të personazheve dhe ngjarjeve.” (Libri në kopertinën para).


22 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page