top of page

Si u bë sharja e çuditshme, e bukur, ose sentimentale.




 

 

Kur ndodhi, pikërisht ajo që sipas shumicës nuk duhet të ndodhte, mendoja se sharja midis të gjitha grupimeve brenda PD-së ishte një lojë kalimtare, ndoshta nga një pozitë, apo situatë kalimtare, që po ndodhte brenda një force të madhe dhe më tej mendoja se tashmë më në fund Opozita është e zgjuar. Tani ndërsa mjaft gjëra kanë rrjedhur ndryshe, më duket e keqe dhe memece. Është shndërruar nga një mënyrë e egër për të karrekuar estabilimentin, siç ishte kur komiku amerikan Lenny Bruce u burgos për të në vitet 1960,  në të qenit një shenjë treguese e dikujt që nuk ka asgjë për të thënë, por kërkon vëmendje.

Dhe pas kësaj fillojnë të ndjehen sharësit. Sharësit që i urrej vërtet janë konformistët sharës. Këta janë ata argëtues të futur pakuptim, ose me një qëllim argëtues brenda majmërisë së institucioneve, të cilët të gjithë kanë të njëjtat pikëpamje për çdo gjë, nga Myslim Murrizi tek Dashnor Sula, apo nga Erionët e lodhur filozofë tek grupi që gjen elementët e herronjve shakatarë në atmosin humoresk, donkishotesk të feminitetit uzurpues, e që në formën e humorit spontan, pasi i kanë kripur gjërat e veta mjaft mirë me bizneset familjare, merren me fjalë të tipit Nard Noka, ose humor që shkon tek përbuzja e tepruar, e cila tashmë është bërë një shenjë e konformizmit të zymtë, të klasës së sotme poltike.

Nuk e di pse më duken se janë dhe kopje filmash, ose filmaxhi të tipit alla-shqiptar. Kjo duket qartë kur filloi atëherë në vitin 1994 kur në ekranin e ftohtë, aktori Hugh Grant tha "Fuck" në mënyrë të përsëritur në fillimin e "Four Weddings and a Funeral" dhe përfundoi i mishëruar nga Miriam Margolyes e kobshme, e cila beson se është "egërsuese" për "thënien e të pathënshmes", pavarësisht se mban të njëjtat pikëpamje si të gjithë aktorët e tjerë. Dëgjimi i thespianëve të mirëlindur që flasin gjuhën e tyre fjalën e rrugës dhe rrugaçërisë më shpie mendjen tek alla-filmi i Mamaqit, që të bën ta fikësh televizorin ende pa e hapur atë, me atë skenar dhe me ato sharje apo humor për të mos qenë kurë.

Urrejtja ime e krijuar rishtazi për atë që Erion Braçe i ngatërronte punërat e tij politike me atë që vjen nga natyra femërore, duke kërkuar atë që askush në botë nuk e ka kërkuar, por që në fakt u bë kryefjalë e humorit sharës më pas, me injorancën e deputetit, në gojë të deputetëve. Dikush, jo aq sa për ta mbrojtur injorancën e Braçes, arsyetoi se "përdorimi i fjalës do të kuptohej nga lexuesit si vetëpërçmues dhe gojëhapur dhe nuk përdorej, për shembull, në një kontekst adekuat, apo mbrojtës feminist".

Tani, unë nuk mendoj për asnjë minutë që dikush që bëhet pjesë e ftesave të „Fake Off“ e konsideron vërtet veten një gjë të madhe. As nuk mendoj se ky sherr dhe ky mjedis sharjesh mund të konsiderohet si emisioni, apo libri më i shitur, pasi është dhe mbetet një lloj qesharak i kujtimeve të gabimeve, fatkeqësive dhe rrëmujave, që nuk ka për qëllim të jetë ndonjë lloj faji i vërtetë për shkaktimin e një marke të madhe të saj të vetë-urimit të vetëkënaqur institucional, që më saktë kur s'kanë asnjë ide, mjafton të bëjnë një zhurmë që vjen thjesht si një mide. E më pas të vijnë shpërthimet e sharjeve. Bota shqiptare për 30 vitet e fundit duhet ta rishohë këtë skenar për ndonjë film, për ndonjë frymëzim të Hollyvudit. Ky rishikim i  thotë të gjitha: Jo shumë qesharake - sa herë mund të qeshësh me të njëjtën fjalë? Përkundrazi, do të vë bast se kjo kategori spontane e „humorit“ institucional dhe parlamentar mendon se ai që e zotëron, si në rastin e deputetit nga Lushnja, është një person shumë produktiv, kreativ dhe tërheqës dhe shumë e mirë në atë që bën.

Në fund të fundit, askush nuk vazhdon të dëgjoj këtë maskaradë humori mes sharjeve, duke kujtuar se është duke bërë diçka për të cilën mendon se kundërshtari i tij është gjithnjë i dobët, dhe gjithnjë i keq edhe kur shet ose ka shitur fiq. Jo, ky proces është distres, është një proces vetë-diss mashtrues, i krijuar për të tërhequr sytë nga mediokriteti i vetë personit, kushdoqoftë ai. Prandaj tashmë sharja nuk është thjesht më një pjesë e qejfmbetjes, grindjeve, mërive, apo dhe më keq si në rastin flagrant Mazreku-Hajdari në Parlament, dhe në rastet më të shumta e frymëzimit të humorit, por tashmë është vetë sharja një sharje e çuditshme, e bukur, ose sentimentale (edhe pse tek publiku ushqen grindje, ndarje, sharje dhe vrasje). Fundja populli ynë e ka paracaktuar me kohë: Të gjithë e hajnë me bukë!

22 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page