top of page

Si me"porosi?!!!"



           Tregim


Nga  Përparim   Hysi


Parabol:

               Një bari i vjetër nga Skrapari,  gjysmë me të qeshur, më tregonte. Ujku (ujku është sheshit në Malësinë e Skraparit),kish sulmuar një tufëdelesh të një fukarai. Ky,sado fukara,i doli zot tufës dhe tek e dëboi ujkun, kish  bërtitur:- Tek unë e gjete që të sulmosh? Shko,andej nga Tajari,se ai ka  mbi njëqindkokë! Kish bërtitur nga gëzimi dhe u dëgjua zëri rreth e  qark. Ujku iku dhe sulmoi tufën e afërt. Tufa qe e Tajarit. Tajari,kur pa dëmin e madh në tufë, u lëshua drejt fukarait. - Si e dërgove ujkun mbi tufën time? Fukarai qe i varfër,por i mençëm dhe zjarr për zjarr ia pret:- Pse ha ujku me porosi?!!!

                                                      *     *    *

Kështu si me"porosi" ndodh dhe në tregimin tim. Arben Brahimi qe mësues në shkollë X... të fshatit dhe kishte 5-vjet në të njëjtën shkollë. Aty,pragvitit '60-të,kur ishte në vitin e pestë të punës, qëlloi që erdhi për vizitë kryeministri i asaj kohe, Mehmet Shehu. Shkolla,pothuaj ngjitur me zyrat e kooperativës,dhe kryeministri gjeti aq kohë sa të vizitonte shkollën. U rreshtuan mësues e nxënës dhe,kryeministri,ashtu në këmbë,filloi nga pyetjet. Fillimish nxënësit dhe,pasi ikën ata nëpër klasa, tentoi të  pyeste mësuesët. Nuk qenë shumë rreth 12-veta me në krye drejtorin. Kur mori vesh që,qysh nga drejtori e deri tek i fundit, ishim me arsim  të mesëm tha:- A e dini se si thonë italianët?  Me të mesme, je në mes të rrugës... Qe si një gozhdë që u ngul mbi mur. Arben Brahimi  e kujtonte këtë porosi dhe, pa u ftohur mirë"pilafi", iu drejtua seksionit të arsimit me një kërkesë për të vazhduar arsimin e lartë. Qe mësues i mirë,pse duhet t'i haje hakën dhe, po kështu nxënës i mirë kish qenë në pedagogjike,por nevoja për mësues e kish lënë,deri tani,"në mes të rrugës".

                                                   *    *   * Viti i ri shkollor, në ato vite,fillonte me regjistrimet qysh në 1 gusht dhe, po kështu,para datës 1 gusht, dilte kuadri. Në vitin e ri shkollor Arben Brahimit iu aprovua e drejta për në shkollën e lartë. Sado që do qe ngusht nga ana ekonomike (aso kohe qe familjar e me fëmijë).ai e priti me gëzim këtë aprovim.  Ndërkaq,sado që kuadri kish dalë,ende vendi i tij nuk ish zëvendësuar. Një ditë prej ditësh, ballë për ballë, me Irfanin një koleg që ishte ende atje. U përqafuan dhe,tek u ulën për të pirë ndonjë pije të ftohtë,Irfani i tha:- Po ti? Më duket po lë dasmën dhe po shkon për shkarpa. Je apo nuk je në vete? Do shkosh në të lartën,por rrogë jo;të ardhura jo. E ke pyetur veten ku të çon mushka? Nuk je  si ata "pellazgët"(1) që i çuan në shkollë të lartë,po u paguan dhe rrogat.Kurse ty dhe shumë si ty, hip këtu të shohësh Stambollin. Regjistrohu me korespodencë dhe,dalëngadalë,e mbaron dhe shkollën e lartë. Pastaj kam dhe një"arsye tjetër" që ngulmoj. -Ç'qenka kjo arsyeja tjetër?-pyet Arbeni. Irfani qe i shpotive dhe nuk lëshonte pe kollaj. Ajo"arsyeja tjetër" ka nevojë për pak"gjak". "Taksa e gjakut" me një birrë!

-Dy birrra,-bërtit Arbeni. Sa i solli kamerieria, i takuan gotat dhe Irfani,"për të marrë taksën e gjakut", foli:- Ore mik,shkolla jonë është darovitur me një peshqesh: ka ardhur një "luleshtrydhe" që,sa ta shohësh, të bie alivan. -Po rri, o Irfan, për kokën tënde. Po ku lë laroja që të hajë baloja,- iu përgjigj shpotisë me shpoti. Mirë, ore mirë,- i tha Irfani. Kjo punë është me të parë e  me të bërë,por qysh tani,hajde vemë në kuadër dhe anulo të drejtën e studimit. Pastaj merr shkresën e emërimit se vendi yt akoma është vakant. Irfani jo vetëm i tha, por, pothuaj,e tërhoqi zvarrë deri në zyrën e kuadrit. Atje shkuan bashkë dhe,pasi morën dhe shkresën e emërimit,Irfani tha:- Tani po.Do e festojmë. Shpenzimet janë të miat. Ti, më detyrohesh, pasi të"hashë" luleshtyrydhen.                                                               *     *     * Arben Brahimi e kishte larg shkollën,por 10 km i bënte me biçikletë. Pedaloi tërë qejf,se kohë regjistrimesh qe dhe, kur mbrriti në shkollë, u gëzua se qenë,pothuaj,të tërë ata të viteve më parë. U përqafua me ata që gjatë verës nuk i kish parë dhe, kur pa atë që kish ardhur rishtas në shkollë, zgjati dorën drejt saj dhe u prezantua. Tjetra,lulkuq si të kish bërë faj, tha dhe ajo emrin e saj. Arben Brahimi,sado  që e dëgjoi mirë emrin e rishtares, me mendje shkoi me atë paranomin e Irfanit. Aq po e përjetonte atë që i kish thënë Irfani,sa desh i tha:- Të njoh:je ajo"luleshtrydhja"  që kanë darovitur shkollën tonë. E përjetoi dhe desh ia dha të qeshurit,ca më shumë se prapa shpinës së"luleshtrydhes",Irfani seç isharete bënte. Erdhi shtatori dhe,sa filloi shkolla, aty nga java e tretë, ia behu inspektori. Ky,inspektori, në atë kohë qe si një "beqar i stazhionuar" dhe më tepër dilte për"gjah",se sa kontrollonte procesin mësimor. Të thuash të drejtën, pak  hijerëndë ky inspektori dhe,veç hijes së rëndë,ishte dhe shpirtkeq. Pak përvers dhe qëllimkeq në ato që kërkonte dhe i jepte vetes aq rëndësi,sa thuaj se. po të donte,seciln prej neve, mësuesëve, të vjetër apo të rinj, me një fjalëgoje të tij,mund të përfundoje në firifistun. I shkurtër,gati 1.60 cm, me një hundë pak të thyer që kujtonte atë THIERSIN e Francës,çehreverdhë sikur nuk kish parë diell me sy dhe veç këtyre,donte të imponohej,tek merrte fjalën. Arben Brahimi e njihte prej kohësh se ç'mostër qe inspektori dhe as që ia kish as për pesë.Qe i zoti si mësues dhe nga goja qe brisk. Por xhuxhi çehreverdhë e kish gjettkë"meranë ku do kulloste". Ashtu si rrufetë që qëllojnë mbi majat,sytë e tij prej langoi shtinin çikë andej mbi luleshtrydhen,e cila as që kish parë kontroll mbi sy. Njerëzit me karakter  të dobët që,pse kanë karriken e pushtetit, duan të tregohen të fuqishëm,zakonisht sulmojnë njerëzit e pambrojtur. Dhe kështu ndodhi dhe në kolektivin tonë. Inspektori kish urdhëruar të mblidheshin ditarët. Ne u futëm në mësim dhe në pushimin e gjatë (zakonisht, pas orës së dytë të mësimit), u thirrëm në sallën e personelit. Këtu filloi dhe gjyqi ynë. Ispektori,me ditarin e "luleshtrydhes" në dorë, pyeti:- Kush është X... ? (Hiqej qerratai sikur nuk e dinte kush qe,por më vonë do t'i dilnin "lakrorit" lakrat). Ajo u ngrit me mjaft turp (sapo kish mbushur 16-vjeç dhe sapo kish mbaruar pedagogjiken 2-vjeçare) dhe të dukej,kur po gjykohej, mund të binte e zalisur. - Pse kështu bëhet ditari?- turfulloi i sapoardhuri.Po këtu e këtu,seç bërbëliste tërë mllef dhe mend po kalonte në një orgazëm përverse kënaqësie prej langoi që po kafshonte prenë e vetë. Intensiteti i mllefit po rritej dhe, kur nuk e priste përversi, buçiti zëri i Arben Brahimit. - Ju po e gjykoni keq kolegen tonë dhe ajo, nga mungesa e përvojës, është mbuluar nga stresi. Ju po e terrorizoni dhe nuk kini aspak të drejtë. Nuk është ditari që i vë notë mësuesit, por ora e mësismit. Atje duket në është i aftë  metodikisht e pedagogjikisht. - Po ti mos je gjë avokat i saj?- klithi si ta kish pickuar një grerëz inspektorin.  Unë them të drejtën që kam nga përvoja dhe kolegia jo se nuk ka gojë,po ndjeu terror nga fjalët tuaja. Mirë,- tha tërë mllef inspektori, - ti,Arben Brahimi,qysh  tani duhet të paraqitesh tek Shefi i Seksionit.Dhe Arben Brahimi,ashtu si prifti që thonë se kërceu nga belaja,u paraqit tek shefi. Krah shefit qëndronte xhuxhiçeherverdhë që ia kish bërë kokën çorap shefit. Edhe shefi ia njihte punën e mirë Arbenit,por ca se duhet të mbronte vartësin e tij dhe ca se ç'i kish broçkallisur inspektori, mori anën e tij dhe Arben Brahimit i hoqën një ditë pune. Jo vetëm kaq,por kujdes se"ka dhe më keq".

                                                          *     *   * Të nesërmen u ktheva në shkollë. E shihte "luleshtyrdhen" që jepte e merte për ta takuar veças.  Bëri mësimin, sikur mos kish ndodhur gjë me të dhe, tek do merrte biçkletën për t'u kthyer në shtëpi,"luleshtrydhja" nxori kokën në dritare dhe i thirri:- Arben,a vjen pak tek klasa ime? La biçikletën pas murit dhe hyri atje ku e ftoi. Ishte vetëm.Nxënësit kishin ikur. Sa hyri, i tha:- Ti more përsipër zjarrin që do më digjte mua. Unë vërtet jam e re dhe pa përvojë,por këtë që bëre nuk kam për ta harruar kurrë. Kur tha kështu, u skuq dhe Arbeni,për ta qetësuar atë drojë të madhe të saj, i tha:- Asgjë nuk kam bërë dhe do ta bëja për këdo tjetër,nëse e merrnin nëpër këmbë siç ndodhi me ty.  Jo,- ngulmoi ajo,- ne vetëm dy javë  kemi që njihemi dhe unë nuk di se si të ta shpërblej. - As mos e ça kokën për këtë dhe unë të uroj jo vetëm punë të mbarë,por dhe një fat  të bardhë. Kur do ndaheshin,ai vuri re që ajo iu hodh në qafë dhe nuk i shkëputej. Arbeni qe nga ata meshkuj që kish nevojë për fre dhe jo për shtyrje. Përqafimit iu përgjigje me një puthje  aq të nxehtë,sa ajo, në do kish ndodhur në një mjedis tjetër ku nuk rrezikohej,pranonte të shkonte më tej. Arbeni u shkëput i pari dhe,tek pedalonte për në shtëpi,tepër i kënaqur,tha:- Fane (kështu e thërriste Irfanin në intimitet),sikur hëngri ujku me porosi!!!


1. pellazgë- mësues të vjetër të drgiar për t'u arsimuar,që  paguheshin për arsimimit e tyre.


                                                        Tiranë,11 tetor 20




22 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page