top of page

Shqipërimet tërheqëse të Fandit


Harallamb Fandi

E kam ende midis buzëve” është vëllimi poetik me poezi nga Bota i shqipëruar nga Harallamb Fandi. Janë rreth dyzetë e tetë poetë që nisin me Alda Merinin dhe përfundojnë me Wislawa Szymborska, sipas rendit alfabetik  të plotësojnë mbi njëqind kapjet shqipëruese poetike të Fandit. Në mesin e tyre nuk mbetet larg Shekspiri, Neruda, Cvjetajeva, Kavafis e mjaft të tjerë që në jo pak raste me poezitë e tyre kanë shkundur mendimin e përkthimit, edhe pse në këtë libër autori qaset qartë tek shqipërimi. Kjo pasi në jo pak raste, rreket se supozimi i rëndësisë së talentit të përkthyesit shpesh ka çuar në rezultatin që përkthimi i poezisë të duket i papranueshëm, ku në veçanti ekziston mendimi se përkthimi i poezisë mund të jetë i suksesshëm vetëm si një formë e rishkrimit ose rindërtimit, ndërsa vështirësitë dhe ndërlikimet e përfshira në përkthimin e poezisë mund të kenë çuar në subjektivitetin dhe ‘izolimin’ e studimeve të shumta përkatëse.

Në këtë prurje shqipëruese, autori i njohur për shkrime, krijime, dhe shqipërime të tilla, tashmë na jep diskursin e asaj që shkon në “perspektivën argumentuese”, për të na dhënë mundësinë për të analizuar poezinë e këtyre autorëve, me anë të së cilës ne mund të argumentomë se përshkrimi i natyrës së përkthimit të poezisë mund të përshkruhet në një mënyrë relativisht objektive, ashtu sikurse ka ndodhur me autorin në fjalë. Edhe pse duket e papajtueshme me traditën e fortë lirike të poezisë tipike të këtyre autorëve, në të shumtën e rasteve, megjithatë një koncept i gjatë në studimet letrare perëndimore, sikurse vjen nga ‘argumenti’, në këtë prurje të sinqertë përcaktohet fakti dhe faktori i shqipërimit të lexueshëm, didaktik, metaforik dhe komunikues, si një dimension strukturor dhe kuptimor. Duke përdorur qasjen krahasuese në studimet e përkthimit, shohim se në këto shqipërime, ka në themel përkthime të mrekullueshme dhe efikase duke mbajtur thelbin dhe origjinalitetin e së njëjtës poezi, tematika dhe cilësi përkthimore, që mund të gjykohen kundër pragut nëse transferimi apo jo argumenti poetik i tekstit burimor është transferuar sa më shumë që të jetë e mundur. Tek “E kam ende midis buzëve” autori Harallamb Fandi natyrshëm na jep të qartë se ai ka punuar me shpirt e me përkushtim, me detajin e fjalës dhe qasjes më të afërt kuptimore.

Duke ditur dhe kuptuar qartë, se përkthimi i poezisë është i vështirë, jo vetëm sepse duket se nuk ka rregulla të mëdha për tu ndjekur, por edhe sepse përpjekjet për teorizimin e tij janë më shpesh sesa nuk dyshohen nga përkthyesit ekspertë për qëllime të shërbimit si çdo udhëzim i dobishëm në proces, autori shkon në një sqimë të gjetjes së fjalës së përshtatshme dhe na afron lehtësi leximi, por edhe dëshirë dhe dashuri leximi.

“E kam ende midis buzëve”

Dimensioneve të argumentit poetik, diskutimeve në fjalë autori u jep koherencë nga qëllimi i përbashkët i origjinalit dhe shqipërimit njëkohësisht për të demonstruar dobinë e perspektivës argumentuese në arritjen e qëllimit të një përshkrimi objektiv të mesazhit të poezisë, si dhe se si një përshkrim i tillë çon në një teori të thjeshtë dhe akomoduese. Në përgjithësi, konkluzionet e nxjerra nga miratimi i këndvështrimit argumentues të këtyre poezive në ardhjen shqipëruese të Fandit, dedikojnë arsyen e plotë të kenë fuqi përgjithësuese dhe të lejojnë që kumti i poezisë të kuptohet në atë mënyrë që të shpëtojë nga misticizmi, subjektiviteti dhe natyra e izoluar e lidhur me një mangësi të gjetjes së fjalës së përshtatshme me një ngjasim ose përafrim të lehtë me pamjen e mëparshme.

Fandi ka prodhuar në këtë rast përkthime me cilësi poezie. Ndoshta rezultati është më i dukshëm nëse merret parasysh nga këndvështrimi pedagogjik, sidomos i poezive të tilla si “A të kujtohen ëndërrat” e Petros Salinas, apo Jeta e të madhit Walt Whitman, që tingëllojnë fare bukur dhe në formën që na sjell autori. Poezia e Eugenio de Andrade, “Të dashuruarit e varfër” është një shembull tipik që tregon këtë aftësi shqipëruese mjaft të bukur dhe elegante të autorit:

“Kishin dhe kopshte ku hëna

Shëtiste kapur për dore me ujin

Dhe ëngjëll prej guri,

Që e kish’ si vëllanë e vet, ngjyrë gri.”

Ndaj jo më kot që në fillim autori thotë si preambulë ftillese: “Poezia nuk është e atij që e shkruan. Poezia është e atij që e ndjen se nuk mund të bëjë dot pa të.”

104 views20 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page