top of page

SHQIPTIM


SHQIPTIM

Nga Fatmir Terziu

Fjalët në këtë mënyrë formojnë thekse

më në fund është ashtu siç duket

zëri i ngrohtë dërgon një mesazh urgjent

në gjuhën larg, shumë afër shtëpisë

do të thotë diçka. Këtë e di. E marrë me mend,

unë qesh duke shkelur në tokën me asfalt

e thatë duke lënë pluhur në anën e zbrazët mes vetes,

shkelin këmbët e mia ambalazhime

fjalët e panumërta të mbytura në shtete.

Është e freskët ende reklama, këto pamje pikturohen

nga zërat e huaj në autobus

ata në gjuhët e tyre duhet të bëjnë thashetheme,

e këndshme është ajo që unë mendoj se është mes syve

ndërsa unë jam i shkujdesur me këmbë

shkel padashje gjuhët e tyre.

Për gratë qesharake, fjalët e të cilave nuk i kuptoj

nuk ka nevojë të kuptosh çdo fjalë

kam humbur në marrëzinë e një të stisure

gishtat raperojnë në mënyrë të ngathët në kokën e saj

rap …rap … rap …

një kujtim i rremë, mbase në ëndërr jam prapë,

ky theks mjaft i ri po më ngjall emocionin tjetër

formën e largët kaq të vjetër

ndihem si një shqiponjë mes një rruge jetime,

një mision shpëtimi, lejomë një ndjenjë intime

nëse do të besoja në të gjitha këto,

do të thoja se ishte ... e kaluara ime.

ARTI E JETËS

Kur sytë e tu pikëtakuan të miat,

Bota u bë e padukshme,

u struk në një pikë

ndryshe nuk do të kishim shkruar

vetëm një Fjali që s’ka të dytë…

…Kjo ishte koha kur loti

ndryshoi gjithë artin e vet

pemët qeshnin si zogjtë

në mes të ftohtit

e dëbora nën trupa u tret.

Kjo ishte koha kur shikimi

qëndiste mbi telajo dynjanë

arti fillonte kur ikte vegimi

mbrëmjet mbaronin si një roman.

Kur sytë e mi ri-pikturuan të tuat

Bota ishte bërë album mes nesh

një tjetër prozë duhej shkruar

për fëmijët tanë si peshqesh…

GRADACION

Kam dëgjuar disa pluskëza të shprehen

të rrëfejnë … atë ditë,

thjesht atë çast menjëherë,

rikonstruktoni apokolipsin

gradacioni do të bjerë

të gjithë engjëjt në gotë do të shpëtojnë

nga klithmat e tyre të shkreta

dhe do të marrin përsipër

edhe njëherë format e tyre të vërteta.

Kam dëgjuar disa fëmijë të thonë

që të gjitha qeniet e tjera mitike

do të zbulojnë veten ashtu si dikur

ata e grisin kalendarin e viteve më përpara

ndërsa secila ditë afrohet

Për shkak se premtimi është prishur

dhe gradacioni mbetet.

Po sikur një ditë teknologjia të shtrihet

në përmirësimet e panjohura, kibernetike

avatarë, copëza genesh

gjeni të rrinj kanë për të dalë,

dhe ne falë Zotit,

do të mbetemi brenda një gradacioni

brenda një miti të paparë.

Do të thotë që pluskëzat

jo vetëm që do të ndryshojnë

por do të copëtohen me forcë nga e keqja e syve.

Kështu që engjëjt mund të arrijnë në parajsë

dhe dragonjtë gjithashtu do të shtojnë forcën e tyre.

51 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page