
MEDITIM
Nga Shpresa Fundo Gjergji
Eci,
dhe mendja diku bredh!
E dehur nga ajri i freskët, nxitoj.
Ky mëngjes më përkëdhel,
diku gërmon, kujtimet mi vjedh,
vazhdoj dhe eci me dimrin e qetë, jo rebel...
Eci shkujdesur!
Ndërmend më shfaqesh ti,
kujtimet dhe ëndrrat e lëna pas.
Ca hapa me tej, pikërisht aty...,
ky dimër si një peisazh ku humbas!
Eci në vetminë time...,
aty ku thellë e mbaj një thesar.
Dhe ëndrrat, dhe shpirtin e derdhur,
të strukur nga piksama e erës,
më shuajnë vetminë..., sot ndjej mall!
Eci,
akoma një ngrohtësi më përqafon.
Vështrimi i humbur përtej detit,
Një shi i lehtë bore më mbështillet,
Ska më gjethe, era diku larg vërtitet...
Aty pranë meje në hapin tim,
në memorjen time venitesh...!
Gj. Sh. Janar 2024
Comments