“Shpirti im,... A je, ende, aty ?!”
Nga Nexhi Hasani
1. “Po !” Murmuriti i menduar, vështroi atë dhe asnjë tjetër përveç saj.
2. “Shpirti im! Kështu e ka dashuria. Parajsë e çelur në ferrin e Dantes. Shpirti im ! Çdo ditë,çdo mbrëmje Mërgohesh si i huaj nga kjo botë; zhdukesh si të vdekurit në errësirë,... Mbi trupin tënd,ndalet hija”.
3. Gërthet : “ Shpirti im,... A je aty ?! E ti vuan çdo ditë, vdes pak e nga pak . Aktron si ai feneri rrotullues i "Farit ", Aty, ndizet, aty shuhet, Aty, shfaqet si një fantazmë. Një simfoni marrëzie, Partiturë shprese, Që, papritur, me anën e dritë- hijes formon në gjysmëerrësirë një gjysmëshpirt lakuriqzuar. 4. “Shpirti im, a je aty?! ( Trillet e befta dashurore janë zbavitëse, Ti mbetesh peng i saj, mbytesh në këtë Oqean zymtësie . Kjo zbavitësi,herë-herë të nxjerr thonjtë e saj të mprehtë , herë të përkëdhel me shpirt të kadifenjtë). 5. ............................................ “Shpirti im,... A je, ende, aty ?!”
21.12.2022
Comments