top of page

Shkëpujte nga vlerësime dhe recensione letrare për krijimtarinë e Sadije Alitit

Updated: Jul 23, 2020



Shkëpujte nga vlerësime dhe recensione letrare për krijimtarinë e Sadije Alitit

Dashuria është një

kopjet e saj janë me miliona,

të dashurosh është e çmueshme,

të të duan është e shenjtë,

pra dashuroni...

(Sadie Haliti)

# Asgjë në natyrën e poezive të Sadije Alitit nuk është e rastit nga se botëkuptimi kuptimor dhe ai semnatik janë rezultat i gjuhës së veçantë poetike, i formës që ka kushtëzuar një shprehje të vërtetë, të bukur, të pasur dhe thellësisht intensive. #

Mr. Ismet Jonuzi-Krosi, Tetovë,1996/ Libri:“Koha blu”/

==================

# Fshehtësia e artit të Sadijes, nuk është panjohshmëri, por bukuri. Qenja e saj poetike, shndërrohet në një flijim të mundimshëm, porsi te porosia e Boalosë, apo ajo e Azem Shkrelit, të lindësh e të shuhesh për një fjalë, kthjelltësi në fytyrën e personazhit, të tragjedisë klasike.#

Baki Ymeri, Bukuresht-Rumunisht, 1998, /Libri:“Dasmë zanash”/

=================

# Trajektorja krijuese e Sadijes ngjitet guximshëm në hapësirat mitike, por gjithmonë duke ruajtur sensin femëror, gjithmonë duke vënë në spikamë afshin femëror, që vjen në poezi, akoma më tepër përforcon bindjen se Sadije Aliti me mjaft pasion ka hyrë në familjen e madhe të krijuesve, duke kontekstualizuar mitikën me realitetin aktual.#

Bardhyl Zaimi, Tetovë, 2006, /Libri:“Vallëzim parajse”/

====================

# Poetja Aliti përcjell një mesazh shumë sublim, që dashuria ngadhnjen mbi të gjitha, ajo është si një maksimë e jetës, e mbi të gjitha njerëzit duhet të dashurojnë, të vazhdojnë të dashurojnë.#

Dr.Avzi Mustafa, Shkup, 2006, /Libri: “Fjalë të heshtura”/

================

# Sadije Aliti është nga poetet e rralla, ngase te sistemi poetik në planin e konceptuar e organizues të bërjes poezi i ik tradicionales si formë dhe, i bashkëngjitet vargut popullor me një gjuhë të re, ku lirshëm gjallëron liria e vargut të lirë me gjuhën joshëse: për të rilindur oazën e dashurisë mes njerëzve.#

Rami Kamberi, Tetovë, 2006, /Libri:“Fjalë të heshtura”/

==================

# Krijimi poetik i Sadije Alitit ndërtohet e meta-theksohet në diskursin simbolik. Simbolika e vetë tekstit, bëhet polisemi në kodin tematik, duke ngritur kështu diskursin e poezisë në gjuhën shënjuese.#

Dr. Flamur Maloku, Prishtinë-Kosovë, 2008 / Libri:“Valixhe kujtimesh”/

================

# Figuracioni dhe depërtimi nëpër labirintet e të kaluarës dhe tejkalimi i kësaj kohe për të ardhmen janë pikësynim i autores për të dhënë qartësinë evokuese me të gjitha trandjet, që i prodhon jeta.#

Nexhat Rexha, Gjilan-Kosovë, 2011,/ Libri: “A do t’më falësh nënë” /

===================

# Poezitë e autores kanë shumë emocione dhe mendime përgjithësuese, të cilat e mbajnë afër lexuesin:” Për të lumturuar të tjerë,/ duhet të jeshë vetë i lumtur”, thotë poetja te poezia “Liri burgu”#

Dr. Murat Gecaj, Tiranë-Shqipëri, 2014,,/ Libri “A do t’më falësh nënë”/

===============

# Kur dashuron është mirë ta thuash me zë të lartë, madje edhe atëherë kur pëshpëritjet kanë magjinë e tyre të pakontestueshme. Si duhet të jetë dashuria e një poeti? Unë them, e ndjeshme dhe e pakufishme. Sidomos atëherë kur vjen fjala për një dashuri që vjen si një dhuratë e perëndisë për përmbushje ekzistenciale, apo si një gamë ndjenjash të thella me një forcë magjike të cilën mund ta kemi jo vetëm ndaj qenies që e dashuron, por pikëspari ndaj atdheut dhe mamasë.#

Daniel Marian, Bukuresht-Rumani, 2014, /Libri: “Dritë dashurie”shqip-rumunisht/

===============

# Poezia e Sadijes është thirrje për ndryshim, për vetëdijësim, është e mbushur me porosi, në çdo aspekt të jetës dhe në të gjitha motivet, e ato janë të arsyeshme, sepse autorja ka prekur gati në çdo motiv me poezitë e saja, në të cilat ka ide, ka mesazhe, ka optimizëm dhe ka kuptueshmëri.#

Bilall Maliqi, Preshevë,2014 /Libri:”E nesërmja”/

===============

# Thirrja shpirtërore e poeteshës, Sadjie Alitit, është një kërkesë e veçantë dhe e shumëfishtë, shikuar në fushën sociologjike, psikologjike dhe veçmas në atë estetike. Ajo nuk thur lavde e as ngre mite, por ballafaqohet me të bukurën dhe të shëmtuarën, kategori estetike që gjithmonë qëndrojnë ballëpërballë dhe në papajtueshmëri me njëra tjetrën nëpër të gjitha kohërat.#

Prof.dr.Ejup AJDINI, Tetovë,2014 /Libri:”E nesërmja”/

=======================

#Autorja ngul këmbë në heqjen e maskave dhe zbulimin e fytyrave, jep mesazh se sa e fortë dhe e pazëvendësueshme është dashuria ndaj nënës, lëndimin e së cilës çdo kush e bartë me vete mbi supe. Nuk mungojnë as mitet dhe përrallat nga goja e popullit mbi zanat, pastaj ironikisht ajo tregon se sa vështirë vilen mollët e Tetovës, për të vazhduar me frustrimin që sjell shkelja e besës dhe fjalës së dhënë.#

Besim Xhelili, Vjenë-Austri, 2015, /Libri:”Romanca dashurie”,

shqip-frengjisht-gjermanisht/

================

# Duke i dëgjuar me vëmendje drithërimat lirike, poetja Aliti nëpërmjet vargjeve, në një mënyrë të talentuar e sublime e ngjyros me ngjyrat e ylberit, duke e vendosur njëkohësish vehten edhe si qendër të ngjarjeve edhe si vëzhgues kurreshtar, por çdoherë me një sinqeritet të pazakontë ndaj vjershës, duke i shënuar vargjet me vrragët e thella të vetërrëfimit personal.#

Pr.dr. Slave Banar, Ohër2014 /Libri:”Kurorë dashurie”shqip-maqedonisht/

================

# Autorja nëpërmjet fjalës së saj sikur do të na “ngrijë” në momentin e ndjenjave, të cilat valëzohen jo vetëm në shpirtin e gruas, por mundohet ta pasqyrojë domethënien e gjithë asaj që ndodh në hapsirën ku i përjeton gjithë ato dëshmi, të cilat padyshim kanë ndikuar që të krijohet një realitet i shtrembëruar me prezencën e theksuar të mundimeve të kohës së sotme.#

Pr.dr. Sonja Rizoska, Shkup2014 /Libri:”Kurorë dashurie”shqip-maqedonisht/

=================

# Temë dominante është tema e dashurisë në shumë poezi të autores, ku shpreh ndjenjën njerëzore të dashurisë si në poezinë “Kurorë dashurie”, “Ecje”, “Falma atë buzëqeshje”, etj. Ndërkaq në vjershën “Mollët e Tetovës” spikat me vargje të skalitura ruajtjen e identitetit, nderit, njerëzores.#

Bedri HALIMI, Prishtinë-Kosove,2017 /Libri:”Stinë dashurie”, shqip-sllovenisht/

===============

# Poetja Aliti në këto krijime përshfaq botën e vet të brendshme, krijon një realitet të përfyturyar, mbase dashuria është një thirrje e lashtë për t’u kthyer brenda, ndoshta ka edhe diçka tjetër, të pa njohur dhe pikërisht te kjo e panjohur e përjetshme qëndron e magjishjma e dashurisë.#

Hasan Elshani, Lubjanë-Slloveni, 2018, /Libri:”Stinë dashurie”, shqip-sllovenisht/

========

# Herë-herë ajo evokon frymën epike që e ka burimin në figura të tilla të Eposit Shqiptar si: Gjergj Elez Alia e Doruntina, apo tek legjenda e lashtë e Rozafës, poezitë “Nuk deshi fatin e Doruntinës” dhe “ Amanet Rozafën” janë ndër më të bukurat e librit, sepse ajo merr shkas prej dy legjendave dhe i trajton në mënyrë moderne, duke përcjellë mesazhe të rëndësishme bashkëkohore.#

Ndue Lazri, Bolonjë-Itali ,2018 /Libri:”Mbretëri dashurie”,shqip-italisht/

============

“Mbretëria e dashurisë” e poetes Sadije Aliti na bëri të kuptojmë se nëse nuk e kemi një mbretëri të tillë ta krijojnë, sepse çdo njëri prej nesh mundet. “Dashuria vjen, ulet këmbëkryq në mendimet tona, në ndjenjat tona, por vetëm shpirtrat fisnik mund ta bartin atë dhe mund të krijojnë një mbretëri dashurie, ashtu siç bëri Sadije Aliti në vëllimin e saj poetik. Ky vëllim poetik na tregon se ekzistenca e njeriut varet nga dashuria sepse ajo është jeta mbi të cilën vendosim komunikimin, dëshirat ëndrrat, shpresat të ardhmen tonë. Është jeta ku ndalet vetmia, melankolia, jeta dhe dhe loti. Natyrisht dashuria është më e madhe se kaq, është falja që i kërkojmë nënës se i kemi friguar buzëqeshjen nuk ia kemi ofruar dorën për ta faleminderuar mjaftueshëm”

Gerta Bandili-Korçë Shqipëri ,2018 /Libri:”Mbretëri dashurie”,shqip-italisht/

============

# Poezinë e zonjës Aliti mund ta konceptojmë edhe si vetëdije identifikuese midis kohëve dhe ndërthurje të ngjarjeve jetësore, si sukses që i afrohet botëkuptimit poetik, ngase autorja e vë në vetëdije absolute botën e të arriturave, të zhgënjimit, pendimit dhe gëzimit.#

Hysen Ibrahimi, Mallme- Sudi, 2019, Libri “Ylbere dashurie” shqip-suedisht

========

“Sadijen e njoh si  shkruese, si poete, si mikeshë, si gazetare tereni. Kur lexon poezitë e saj, nuk arrin të kuptosh ku është Sadija, ku është subjketi, apo ku është emocioni, është i saj apo e ka marrë nga një kronikë si gazetare tereni me një eksperiencë të madhe, edhe në ato kohëra kur nuk do t’i thoshte lajmet ashtu siç ishin të vërteta, është dashur të flasë me kode. Edhe poezia është me kode, flet e koduar. Po të lexosh poezitë e saj nuk mendoj se e kupton që të thotë haptas dashuroni apo mos dashuroni, pra kuptoni vetë. Në jetën miqësore flet pak, por nga ajo që flet thotë shumë, këtë e përdor edhe në vargun poetik”.

Lola Shehi, poete, Tiranë Libri “Ylbere dashurie” shqip-suedisht

========

Ashtu si është nëna, qenia më e dashur që ekziston, ajo e shfaq dashurinë e saj në mënyra të ndryshme. Ajo vlerëson e këshillon e dashuria që të fal, të bëjnë të ndihesh si fëmija më i lumtur në botë. Sadija nuk është dakort me mendimet se pasuria dhe ambicia janë mbi gjithçka. Nderimi dhe respekti për nënën janë para së gjithash. Dashuria ndaj saj nuk njeh kushte. Pa të nuk ka jetë, pasi ajo e mbush plot aromë, si një ylber pas një rrebeshi, si një trëndafil pas një shkretëtire…Ajo përdor forma të ndryshme për të sugjeruar përgjigje emocionale. Përdorimi i dykuptimësisë e simbolizmit, si elementë stilistikë të përshkrimit poetik shpesh lë interpretime të shumta. Metaforat, krijojnë një rezonancë midis imazheve ndryshe si një shtresim të kuptimeve, duke formuar lidhje të papara.

Sadija gërmon në minierën e shpirtit, kërkon të gjejë thesare brenda heshtjes dhe zërit, rrëmben qiellin dhe dritën dhe i shndërron ato në poezi. Ndaj poezia e saj ka jetë, sepse ajo i jep shpirt dhe zë, duke e shndruar çdo fenomen që ndesh në vlerë të jetës. Poetesha Sadije Aliti e identifikon poezinë të shkruar në rreshta pa u bazuar në rimë dhe metër të rregullt; në botën e sotme gjithnjë e më të globalizuar, poetët shpesh përshtatin forma, stile dhe teknika të ndryshme.

Kozeta Zavalani, Tiranë-Shqipëri Libri “Ylbere dashurie” shqip-suedisht

========

# Ky botim, më i riu, i poetes Sadije Aliti prezantohet me ritmin e një frymëmarrjeje të qetë, me aq shumë mesazhe e peizazhe, nga ato që të japin shans t’i përjetosh si ide mbi të bukurën dhe dashurinë, ose si pamje të ambientit krijues të poetes. Në këtë frymë kanë marrë formën poetike shumë vargje me emblemë dashurie, si paraqitje nga etjet e vazhdueshme për ta ngjyrosur realitetin e përditshmërisë, për ta mishëruar atë si “aromë të këndshme” që i jep kuptim jetës dhe rrethit që e bën atë jetë.#

Ibrahim Kadriu, Prishtinë, 2019 /Libri:“Dashuri shtegtare”/

==========

41 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page