top of page

Minush Hoxha: Atyre që më ngushlluan, atyre që më bënë jetën



Fjalë rasti me rastin e pensionimit

 

Juve që sot, të mbledhur tok këtu, më keni nderuar një datë të veçantë e aqë  me peshë e që i tillë do të ishte për secilin  njeri,  pra Ju, shokë, kolegë, dashamirë, bashkëudhëtarë  rrugës   së mundimshme  megjithate atraktive dhe të këndëshme, me droje në mos do ju  bezdis kjo fjalë e rastit, dua t’ua them në shënjë nderimi disa fjalë:

 

Në një rastvdekje, atyre që pritnin për ngushllime ua hedha një pytje, e cila në çastin që e deklamova paksa i hutoj po dhe mua që e hedha, më ishte ca si mjergull: “Zotëri që me kaq përkushtim i bëni ngushllim kryefamiljarit: pa ma thoni, nëse unë që tashmë mbërrita te 63 vit i jetës, duhet të hidhërohem se vajti e shumta e jetes e mbeti e pakta ose të gëzohem që mbeti e pakta e vajti e shumta? Nuk më ishte me interes të ma thonin përgjegjën se ishte paksa e koklavitur pyetja në të cilën, shikuar si një gjykues që s’mbanë anën e askujt, edhe s’mund të jipet përgjegje e prerë, s’mund të thuhej një e vërtetë se, ajo është tej mendjes së njeriut ose dikund në thellësirat e skutat e tij të pambërrijtshme.

 

Megjithëkëte, i gjetur në botën e ideve, tek sillesha rrotull kësaj pytjeje në një kohë të gjatë, të nderuarit e mij, shoqërues në hecje herë-herë aqë të vështirë deri në këte ditë, nuk mbeta më mendjen  bosh se, ngulmimi meskin imi, më nxorri një përgjegje që nuk sjellë të vërtetën supreme, ama, meqë ajo shtrihet në rrathët koncentrik pa mbarim, ishte i një rrethi që mund ta quaja, ndofta jo e vërteta, por besoj se nuk gaboj po i thash, gjykim i drejtë.

 

Kur nisa së jetuari e të kuptuari botën, e dija se unë nuk isha shkak i kësaj. Më ardhi si një surprizë në një çast të dhimbjes. Nuk e mendova ndëshkim sado që emocionet që më vinin nga ajo e që më  kishin mbërthyer shumëherash, më  ofroheshin si prova, se pikërisht kishte një inkvizicion gjakatarë që  më vinte nga një forcë jo krejtësisht e identifikueshme dhe ato më dukeshin si do i thonë kolegët- jurist të nderuar, të pakontestueshme. Nisi procesi i dijësimit. Hetova se në mua zotëronte një dëshirë imperative që të lirojë të vërtetën nga gënjeshtra, të mirën nga e keqja ( sado që në një sfond të largët filosofik-etik është punë e dreqit definimi i tyre) dhe kisha një energji për të  dijtur nga më vinte. Dhe meqë planeti tokë  ishte i varfër të më jap përgjigjët e duhura, zura  që këte t’a gjurmoj në misterin qiellor përmes një ecjeje lodhëse por të vendosur dhe atë pelegrinazh  në gjithësi,  e bëja në mënyrë shumë të pashkathtë, pa shqisën e kujdesit nga rreziqet që sillnin përplasjet në përmasa kozmike, si një çamarok i padjallëzishëm. Duke ngulmuar kështu, jo njëherë preka në çmenduri dhe ajo për shumë kohë më mbajti në mendësi shumë të pazakont e të mundimshme, e thënë më mirë të sëmuar.

 

Duke iu cytur fenomeneve e ngjarjeve  që më dolën në imagjinatë, frika nga ai pelegrinazh që më kishte vënë në cep gremine, më këthej nga  shoqëria e leximi, nga familja e akrabatë, nga kjo Tokë ngushlluese, që më dolën si një  oazë në midisin e zallit të shkretirës, dhe sa ecën koha afirmoja prioritetet që bënin pistën nga do nisesha për të arritur te përgjigja. Ishte fjala aq e bukur e letërsisë, ishte magjia e tingujëve të muzikës, koloriti dhe format pikturore, më vonë shkenca e drejtësisë, filosofisë e ekonomisë, fjala e ëmbël e nushlluese e Llacit, Sejfullahut, Ahmetit, Halilit,Agimit Jinuzit,fjala e butë, mikluese e profesorit shumë të çmuar, zotëri Memduhit atij flamurtari  prej pedagogu e zotëriu dhe e juaja dhe shumë të tjera që, duke më prerë vrapin drejtë çmendisë , të më këthejnë në botën e kënaqësive që s’dija t’i definoja por të kënaqesha më ato- patjetër dhe fuqishëm. Do bëja një herezi po nuk e thash se Gorki, Gogolj, Hygo, London, Ostrovski, Manifesti, Kamy, Kafka  dhe shumë vigaj të tjerë të ngjashëm që paidentifikueshëm sajonin konceptin madhështor për mbrojtjen dhe shpëtimin e njeriut, në çastet më të trishta, kur shihja vetën tek më hedhnin në varr si një plehrë, ishte ideja e madhe e shek.XX që asnjë denigrim nuk mujti ta komprometoj. Pra, ishte kurajo që më jipnin, ngushllimi e  bukuria mahnitëse e fjalës së tyre,  që ma mësuan marifetin e të kuptuarit të gjërave, që ma  bënë tepër joshse jetën,  me magjiosën me idenë mesiane për barazi e drejtësi shoqërore, me shpiegime- vërtetësinë e të cilave e gjëja në tokë, mu para këmbëve të mia, tek njerzit që bënin gjumin në natyrën dimërore të Sibirit ose nën rrezet përclluese të diellit Saharan, pa bukë në trastë e me besim tek Ideja e Zoti, për të më nxjerrë nga bataku mbytës nën driten e fuqishme aqë disperzive të një ideje së cilës ia kam borxh idealin për të cilin jetova me aqë shumë ndjesi. Mund të duket kjo ilusion, një  aventurë e mendjes së trallisur, ama kështu ishte dhe kështu mbeti deri në fund dhe pa pishmanllëk, përkundrejtë denigrimeve dashakeqe të cektinave dhe ndërsyerjeve të egëra të harbutëve...

 

Dhe në këto vite që hikën, në të cilat ishin veçantë shokët e fëmijërisë po dhe të tjerët, më vonë Ju, ata që nuk ishin vetëm protagonist të një drame-spektakël të parashkruar nga Zoti i cilitdo kuptim të jetë- sado që e shikuar nga ajo perspektivë- ashtu ishte, nuk ishit vetëm  kreatura të një misteri që ishit në jetë jo se deshët, po thjeshtë u gjetët në te nga një inercion pa datë të nisjes, por edhe ata që ma bëtë jetën- jetë, jetë e cila shenonte zhgënjime të dhimbëshme  e befasi të mëdha, ngadhnjime të vockla e triumf përfundimtar, një kaleidoskop i vërtet  i emocioneve, i shpirtit, që ia ndjejta lezetin si një kalama dhe duke iu vënë pas  e drejtë fundit, e vërtetësova një mendim: një ardhmëri të brishtë e shumë të pasigurtë që e kisha në fëmijëri, e që ma konfirmonin me qehren e dyshimit familjarët e falli, tashti e kam në trajtën e një dhurrate shumë të çmuar të vendosur në korrnizë të artë mu në ballinen me të frekuentuar, një të  kaluar të bukur që tashmë është veç e imja e  s’mund të ma rrëmbën assekush,, me bindje se totaliteti jetësor- ai bashkëekzistim, ajo sintezë e  çuditshme e të mirës e të keqës, djallëzores e ëngjëllores, e lumturisë e trishtimit, i të djeshmës, të sotmës e të nesërmes të lidhura aqë bukur nga një fije finoke e pavërejtshme, e bëjnë jetën një forcë pashpiegueshëm tërheqëse dhe ta ngulisin thellë në zemër ndjenjën, instiktin për të jetuar.  Jeta ime,  Jeta e të gjithë neve, sikur e tha një i mençur në një shkrim gazete /citat i lirë/ është rrënjë, pa të cilën  fëmijët tonë nuk kanë të ardhëme, sikur që nuk mugullon një lule pa të patur rrënjë....

Dhe Ju që jeni afër, sa ose pak mbi moshën time dhe me mua,  besoj se tok sëbashku, kemi arsyen që pyetjes në fillimin të kësaj fjale, paksa nostalgjik për kohën që iki , por edhe të gëzuar se e jetuam, t’i përgjigjemi se ajo kishte shumë përmbajtje, kishte shumë bukuri dhe se ia vlejti ta jetosh. Ia vlejti edhe përkundrejtë polarizimeve e kundërshtive të fenomenit të totalizmit, në të kundërtën, ajo ana e bukur e saj as që do dukej e tillë. Shikuar nga kjo pikë- kemi një arsye madhore të kemi mall, të na përshkoj një melankoli e butë...por patundshëm  të gëzuar se në mënyrën sizifiane  po ia dolëm të  ngjitemi në majanë më të lartë të kodres jetësore: mbërrijtëm në fëmijërinë e Pleqërisë.

 

Janë  pikërisht këto që i përmenda ato që  na ngjallin kujtesën e ajo na hidhëron se rruges nga ecëm nuk ia dolën që sot, midis nesh t’i kemi bashkëudhëtarët tonë, ata që me veçoritë e karakterit të vetë i jipnin tonusin komik e të këndëshëm ndejave e i bënin ato fare njerëzore e herë-herë polemiste e sofizmatike : Ymeri, Zeni dhe Ekremi. Ekremi  - ai  filosofi e boemi  që me  flokët e zeza të shpushpuritura e me cigarën kotraban në gojë rrezatonte voktësi,  ai i cili  duke ndjejtur kompleksitetin e jetës dhe duke perceptuar fshehtësitë, dinte që me një luciditet mahnitës përmes  një aksiome a shkrimi të ngritur në lartësi të adhurueshme poetike, ta kjartonte dhe ta afronte fare pranë dhe të të bindte se në sfondin e shkencave humane ka më tepër teorema e teori se në vetë matematikën e fizikën,  dhe të tjerë për të cilët lutemi që Zoti ti ketë pranuar me dashuri dhe tu ketë dhënë prehje në jetën e pasosur.

 

Dhe, shtesë kësaj, ajo që ishte dekori me subtil i jetes sime, ajo që ardhi nga qielli, nga lashtësia, fati në jeten time dhe tek e jetonim me te, e bëri ate të tillë sa të ngriten në diç të idhullzuar që zor të të gjetet emërtim përkates, ajo me bukurinë e vetë, prajtësinë, çiltërinë, më skajoj e shpëtoj nga katandisja tek ecja në hap të shpejtë drejtë saj. Bashkëshortja ime Myrvetja, që tek gjezdisja gjithësisë, tek kërkoja mbështetje, ate që do më jap frymë, ate që jeten e bënë jetë sikur e pata unë me te, hyri në shpirtin tim, bukur, prajtshëm, lehtë, ngushllueshëm dhe bëri  që mos të lotoj nga dhimbje se jeta s’ishte më shumë se një huq. Urata më përzemërsi për te, për shpirtin e sajë virgjer.

 

Tani më lejoni ta them uratën për çastin: Ne dhe të gjithë sikur ne, të mos  rropatemi skajeve të mendjes për të gjetur përgjegjen, ti hikim persekutimit të saj e të vazhdojmë  të  ecim të disponuar e me / inshallah/ shëndetin të mirë deri në ditën kur nga  misteri qiellor të na vie urdhëri i pandryshueshëm për ta kaluar shpirtin tonë te ay. Me disponim të mirë e patrembëshëm deri te ai çast...

 

Dhe për fund: Faleminderit me përkulje Llaci /Mazllum/, faleminderit Sejfullah, faleminderit Ahmet e Agim,  faleminderit Halil e  Jonuz, faleminderit ime bashkëshorte  Myrvete dhe të gjithë të tjerët pa të cilët jeta ime nuk do kishte as kuptimin, as bukurinë dhe asgjë që të japin një arsye të patundur për të jetuar.

20 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page