Shkëlzem Halimi: NJERIU, KJO QENIE KONTRADIKTORE!
- 14 hours ago
- 1 min read

Njeriu, pa dyshim, është qenia më enigmatike që ka njohur planeti Tokë. Asnjë krijesë tjetër nuk e pyet veten për kuptimin e ekzistencës, për fundin e vet, për të mirën dhe të keqen, për Zotin, kohën dhe përjetësinë. Enigma e njeriut qëndron në paradoksin e tij: është i aftë për dashuri të pakufishme, por edhe për mizori të skajshme. Ndërton vepra madhështore dhe i shkatërron ato. Ëndërron paqe, por prodhon luftë.
Njeriu është një qenie kontradiktore. Në brendinë e tij drita dhe errësira bashkëjetojnë në një përplasje të përhershme. Misteri më i madh i njeriut është fakti se, edhe pasi ka studiuar trupin, mendjen dhe historinë e vet, ai ende nuk e njeh plotësisht veten.

Karl Gustav Jungu ka thënë: “kujdes, studiojeni njeriun, sepse akoma nuk ia keni idenë për çfarë është i aftë ai”.
Njeriu mbetet pyetja më e vështirë që i ka bërë vetes. Dhe akoma vazhdon procesi i njohjes....









Comments