top of page

SHKODRA, NORDI PER TE MBETUR SI ROZAFE..


SHKODRA, NORDI PER TE MBETUR SI ROZAFE...

...një paralele e largët me Kadarenë sipas Viktor Gjikës


Shkodra e di vet, di vet çfarë ban...

Tërë ju aty, dini vet se si është gjendja aty dhe çfarë do bëni... Duke parë gjoja urtësinë e atij kandidati, që në intervistat duket sikur nuk di nga politika e ditës, sikur s'dëshiron të bëj beteja partiake, por gjoja i dhimbset vetëm Shkodra... detyron ta pyesësh:

Po mirë or njeri, ku ke qenë ti për Shkodrën, përderisa në Zyra me Para të Madhe ke qenë, me tërë kryeministrat e 32 vjetëve?!

Pse kujtohesh tani ti të hedhësh para të pafajshme, të pa varur, të merituar në Shkodër?! Pse kërkoke pikërisht tani ti, kur E Majta e ka vënë bast Shkodrën?

Bast përballë kujt e ka vënë?

Shkodra nuk e ka mbajtur për sytë e bukur të askujt atë qëndrim që është po aq legjendë sa Rozafa vet…, dhe pse e ngatërron veten ti në ujëra të tilla, nga të cilat kush e di sa do duhet të paguash nesër e tërë jetën dhe nuk ke për ta larë veten ndonjëherë…?

Shkodra nuk gabon kurrë, së paku deri sot nuk ka gabuar, por nëse edhe Shkodra bie...do kujtonim një moment nga Kujtimet e Viktor Gjikës së Kinostudios, ajo që ishte- siç ishte, në ligjëratë të zhdrejtë:

...Kur dëgjuam që hyri në Parti edhe Ismail Kadarea..., ne si intelektualë u premë, u zhgënjyem, sikur u tradhtuam...Jo për gjë por e kishim menduar ndryshe, si intelektual, sado si të mënjanshëm...

Ndjesë, nga larg: Shkodra asnjëherë nuk gabon… Edhe pse kurrsesi nuk ia harron lënien mënjanë, mosmirënjohjen ndaj Çmimit të paguar për të bërë Legjendën si Rozafa, nuk ia neglizhon dot, kurrkujt. As të Vetëve që e e bënë me Zyrë të Pasur kete individ qe kthehet si plangprishes...

Shkodra, në paralele të sforcuar me kërr-kënd, na fton të shfaqemi ata që jemi...

12 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page