-Në nderim të kujtimit të mikut të shtrenjtë, Rud Stringa-
Mos po bie për ty ky shi, Rud Stringa, Si një çmallje, që s’munda ta jepja dje? Sa një kokërr bizeleje më duket hapësira, Që rëndon e pikëllimtë sa s’bëhet mbi ne.
Mos është shiu yt ky që lag udhë e pemë, E qeshura jote, gjithmonë e hijëshme? Ke rënë, mik i mirë, në një gjumë të thellë, Si kurrë kaq shpejt s’e mendoje se do të ishe.
Përzihu lot i qiellit me atë të njeriut Dhe heshtjes së sertë përkund një lamtumirë. Për Rudin e mirë trishton dhe pikë e shiut, Për jetën e ndalur, për gjurmën e dlirë…
E ndjere, Pozaet...
Ta kujtojmemes tjerash, edhe per Shpirtin e bardhe dhe maturine e parakohshme...