top of page

Selman Meziu: LIBRI I HALIL RAMËS “ODA DIBRANE”

  • 2 hours ago
  • 6 min read

 

Poezi dhe tregime tё kompozuara me mjeshtri artistike nё librin e 30-tё autorit tё suksesshёm dibran

 

LIBRI I HALIL RAMЁS “ODA DIBRANE” - KUR MERR NЁ BESЁ FJALЁN, HERONJTЁ DHE JETA GЁLOJNЁ

 

Dr. Selman Meziu

                   

Siç e vlerëson Dr. Mujo Buçpapaj – Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë: “Halil Rama - poet, prozator, publicist, studiues dhe veprimtar i shquar i fjalës artistike dhe mendimit kombëtar, i ka dhënë letërsisë dhe mendimit publik shqiptar një profil të veçantë, profilin e intelektualit që e shenjtëron fjalën, historinë dhe identitetin, si krijuesi që e ngriti fjalën në kult të memories kombëtare”….

Si nё ndёrtimin e vargut edhe tё fjalive, poeti e shkrimtari Rama ka ‘’arsenalin,, gjuhёsor  te pasur qё tё rrёmben, ka stilin e tij tё thjeshtё, tё kuptushёm, por edhe me plotё muzikalitet,  kureshtёndjellёs nё çdo ‘’qelizё,, tё krijimeve. Sigurisht tё mbushura me ujvara emocionesh…

Nё galerinё e perceptuar me kujdes tё krijimtarisё shumё gjedhёze tё njё gazetari, shkrimtari, poeti, duhet tё qёmtosh urtёsisht e me vёmendje pёr tё nxjerrun nё pah kumtet qё dalin prej vargut, fjalisё, apo karakterit tё heroit tё ‘’skalitun.,, Prandaj m’u desh tё lexoi e rilexoi  krijimet e tё palodhurit, rendiment lartit, Halil Rama vetёm nё librin ‘‘Oda dibrane,, dalun nё dritё, me rastin e 65 vjetorit tё lindjes,  me poezi e tregime tё zgjedhura, tё botuara e pa botuara nё njё hark kohor edhe rreth dyzetё vjeçar.

Siç e vlerëson Dr. Mujo Buçpapaj – Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë: “Halil Rama - poet, prozator, publicist, studiues dhe veprimtar i shquar i fjalës artistike dhe mendimit kombëtar, i ka dhënë letërsisë dhe mendimit publik shqiptar një profil të veçantë, profilin e intelektualit që e shenjtëron fjalën, historinë dhe identitetin, si krijuesi që e ngriti fjalën në kult të memories kombëtare”.

 


POEZIA SI FRYMЁZIM I RASTIT- NЁ THELB REALITETE EMOCIONUESE, SHPREHUR NЁ VARGJE

                           

Poezia ёshtё njё krijim i tillё qё i ngjan trokёllimave tё kuajve nё shtigje me copёza guri.  Shentilat e patkonjёve me thumbat e rinj mbёrthyer, nxjerrin xixa duke tё ndriçuar udhёn, por edhe emocionuaese pa masё. Krijimet poetike, autori, jo pa qёllim i ka ndarё nё disa pjesё, sipas  realiteteve shkёndi frymёzuese. Poeti Halil Rama e fillon me ciklin me poezi:  ‘’Frymёzime nga historia,, tё pёrbёrё nga dymbёdhjetё poezi. Ai e nis udhёtimin me poezinё ’’Te kulla e Gjonit,, dhe e mbyll me ‘’Zёri i nёntokёs,, Dhe ja vargu pёrgjithёsus pёr familjen e Kastrotёve  dhe mineralin me pёrqindje floriri tё kromit tё Bulqizёs: ‘’Identiteti i shqipёrisё nё botё; Mё e bukura pasaportё…,, (f. 33)

 

NGJIZJE KOHЁSH, NGJISJE PASURISHЁ NJERЁZORE DHE MATERIALE

                           

Poeti nё vargёzimin e krijimeve tё tija tё shumta, nё poezi, tregime, studime, shkrime nё gazetari etj. shpreh me ndёrgjegje dhe sinçeritet poetik, vlerёn e heronjve dhe vendeve historike duke i pёrgjithёsuar vetёm nё dy vargje, te poezia ‘’Rizgjim meteorёsh,, kur shkruan: ’’Dhe librat e mi s’do tё kishin vlerё; Pa heronjtё qё njeh historia…,, (f.22)

   Poezia si krijim i shkurtёr, thelb i mendimit, parajsa e fjalёs,  gjen shtegun tё çfaqet te poezia ‘’Oda dibrane.,,  kuptim plotё dhe mjaltёmbajtёse mendimi  pёr t’u kthjelluar nё qёndrime e njohur si substrakt. Dhe ja, vetёm disa vargje shumё tё shkurtёra: ‘’Oda dibrane: Besa e burrit, Qёndresa e trimit, Pёrkrahja e mikut, Çerdhe patriotizmi.,, (f.23)

Mallin e pashuar pёr trojet ku lindi e hodhi shtat, poeti i ka pёrmbledhur nё shtatё poezi, te pjesa e titulluar ‘’Vendlindja,, nё poezitё e shkurtёra liriko – epike ai derdh jo vetёm vlagёn e dashurisё, por edhe tё vёrtetat shtatore historike.

Poeti Halil Rama  nё poezinё dy strofshe ‘’Myzeqeja e Dibrёs,,  ai shkruan ‘’Jo vetёm pёr fushёn e saj pjellore, Por edhe pёr tё urtёt, njerёz tё dijes…,, (f.35)  duke shprehur mençurinё popullore tё shumё burrave tё odave, tё sokratit tё Dibrёs Dine Hoxha dhe sot trojet e poetёve, historianёve, shkrimtarёve, gazetarёve, kangtautorёve, piktorёve etj.  Ndёrsa nuk rreket tё ngrej nё piedestal dy veçori, natyrёn dhe historinё e vendlindjes, duke i shperhur me pathos, dashuri e krenari, te poezia: ‘’Vendlindja ime…,, tё shprehura qartё, kuptueshёm, thjeshtё nё dy vargje: ‘’Muhurri, perlё e natyrёs, Me shumё bema nё histori.,, (f. 36)

Njё vend tё veçantё zёnё poezitё mbi familjen, tё pjalmuara me  njё dashuri tё thellё, tё çiltёr, tё nxjerrё prej hojeve tё jetёs plotё andёrra, pёrpjekje, sakrefica pune e krijimtari prodhimtare. Poezitё me ujvara frymёzimi janё shkruar nё ‘’Personalitete nё vargje.,, kushtuar, gjeneral Rrahman Parllakut, Haki Stёrmillit, Margarita Xhepaj, shkrimtarit e poetit Shefki Karadaku, shkrimtarit e politikanit Teodor Laço, politikanit e poetit Sokol Olldashi,  enciklopedikut Hazis Ndreu, rapsodit Qerim Sula, tё urtit e tё meçurit Sulё Dika, Hamit Koçit nga Vajkali i Bulqizёs, poezi pёr doktor Sali Kurtin, pёr birin e Sohodollit Shuaip Methasani dhe pёr doktor Muharrem Gjoka.

Poeti Halil Rama me vargun e tij tё rrrjedhshёm me plotё figuracione e krahasime, arrinё tё bёjё pёrgjithёsime tё heronjve tё tij nё disa vargje, duke dhanun portretin e tyre dhe thelbin e veprimtarisё ose tё karakterit. Kjo ndodh te poezia ‘’Legjendё nё kufirin e dy kohёve,, kur shkruan ‘’Jeta – enciklopedi e tij, Legjendё nё kufirin e dy kohёve.,, (f. 53)

Poeti  duke njohur mё sё miri krijimtarinё e shkrimtarit dibranё Haki Stermilli, lexuar ndoshta edhe rilexuar romanin ‘’Sikur tё isha djalё,,  tё viteve 1930, poeti do tё shkruaj vargjet emocionuese lapidar ‘’Atё qё nё shekuj vajza shqiptare, Ndrynte nё shpirtin e saj tё dёrmue, E shkriu Hakiu me penёn e tё paktёve, Shkrimtari rebel çliroi zemrёn e robёrue.,,(54) Me tё njejtat ngarkesё emocionale dhe mjeshtri artistike, me tё njёjtat figura letёrare dhe artistike, me fjalё tё ngjizura nё mushtin poetik tё frymёzimt tё tij, poeti do tё shkruaj’’Ezopi i Dibrёs,,, Hazis Ndreu, Odёn Dibrane na la testament; Ai qe shpёrtheu si prometeu, Nё panteonin e vlerave ka zёnё vend…,,(f. 62)

Poeti Halil Rama nё poezitё e tij zbulon mençurinё popullore, zbulon ndershmёrinё  dhe patriotizmin e njerёzve tё thejshtё, por mendimtar tё vyrer. Dhe ja ‘’S’mund tё pranoj ‘’mall haram,, Kur vendi im rёnkon nё robёri, Keshtu i tha mendjeholli dibran (Sule Dik Çiku, S.M. ),  Anglezit qё desh ta blej me flori…,,  Njё kumt i çmueshёm pёr brezat e sotёm dhe tё nesёrm.

Nё nёndarjen e poezive ‘’Motive popullore,,  autori  ka zgjedhur pesё poezi lirike, dashurie pёr malin, fushёn, zallin, vajzёn qё mbush ujё nё krua, si ‘’Lule Zoje majё Runjёs,,’’Dilmё moj njё herё te kroi,,  ‘’Tё paska pёrpirё zalli,, ‘’Flakёrima e shpirtit,, ‘’ Hit’i kёsaj stine,,  dhe ‘’Kafeja e pas dites.,,  Edhe pse ato janё shkruar nё kohё tё largёta apo moshёn e rinisё, ato janё krijime poetike artistikisht mjaft tё arrrira dhe mbushur me frymёzime djaloshare dhe tё natyrёs bukuri mahnitёse tё vendlindjes.      Njё ndёr poezitё ‘’veshur,, me kujdes me petkun poetik emocionues e romantik gjendet nё ciklin ‘’Meditime,, sidomos oezia ‘’Nё pogradecin e Poradecit..,, ku poeti gjen vargun e tij dashurues, por dhe mё shumё. Dhe ja lexojmё: ‘’Dhe sytё e tё dashuruarve lodrojnё, Si nё perlat poetike tё Lasgushit…,, (f. 76)

 

LЁVRIMI I TREGIMIT, ARRITJE TJETЁR E AUTORIT

 

Nga poezia, pena hulli dijesh, kulturё njohje, Mjeshtri i Madh Halil Rama (autor i 30 librave me monografi e Kritika letrare, poezi e regime), kalon nё gjininё e tregimit. Kёshtu natyrshёm, por me njё stil e pёrkushtim befasues. Personazhet kapёrthehen njёri me tjetrin nё situata tё ndryshme duke tё mbajtur nё tension se si do tё jetё zgjidhja e konfliktit dhe pёrfundojn ngjarjet. 

Kjo situatё do tё kuptohet mjaft mirё, kandshёm, shterues, kureshtёndjellёs, faqe pas faqeje kur tё lexosh tregimin ‘’Dashuri tё stuhishme nё ‘’Plazhin e gjeneralit.,, Motivet e tё cilit dhe disa personazhe janё  shkёputur nga kujtesa e shkrimtarit duke u shkruar si tregim mjaft emocionues dhe tёrehqёse. Persosnazhi kryesor Maks Telati vihet pёrball Valdete Strrallit duke e rrёmbyer  me  simpatine e sjelljet e saja. Mirёpo ajo ‘’rrёshqet,, ambёlsisht nё njё dashuri rrёmbyese me gjeneral Agalliun edhe pse nё moshё. Kёto  jane ‘’pikat e nxehta,, ku autori i pёrshkruan mjaft mirё, duke ‘’gёrmuar,, nё psikologjinё e tyre e ngritur natyrshёm konfliktet, deri nё zgjidhjet befasuese, por mjaft tё kandshme e qё vijnё natyrshёm.

Edhe tregimi prej dhjetё faqesh ‘’Zonja me tri shtetёsi dhe tri shtёpi.,, me personazhet kryesor Artenisa K. (Nisa, Kristina), Mandi, Dr. Jorgon dhe Dr. Fabricio, ёshtё njё rrёfim, rrёmbyes, shterues nё gjuhёn e pёrdorur. Dielogjet plote kuptim e pёrmbajtje psikologjike, emocionale, mjaft tёrheqёse dhe tё shtruar me kujdes.  Personazhet formojnё portretin e tyre pamёsor e psikologjik pёrmes veprimeve tё tyre, debateve, kundershtive,  mjediseve e kulturave te ndryshme. (Shqipёri, Athinё, Milano). Sigurisht tё pёrshkruara me mjeshtёri nga pena e shkrimtarit. Dhe ja njё fragment nga tregimi pёr tё ‘’zbuluar,, vёrtetёsinё e mendimeve tё mёsipёrme.  ’’ Dy palё sy, dy fytyra tё qeshura, dy qёnje njerёzore me bukuri tё rralle natyrore dhe shpirtёrore u pleksёn  krejt rastёsisht atё mesditё pranverore dhe krejt natyrshёm avancuan drejt çiftёzimit tё tyre.,, (f. 93)Si nё ndёrtimin e vargut edhe tё fjalive, poeti e shkrimtari Rama ka ‘’arsenalin,, gjuhёsor  te pasur qё tё rrёmben, ka stilin e tij tё thjeshtё, tё kuptushёm, por edhe me plotё muzikalitet,  kureshtёndjellёs nё çdo ‘’qelizё,, tё krijimeve. Sigurisht tё mbushura me ujvara emocionesh. Poezitё dhe tregimet e kompozuara me delikatesё, mjeshtri, zhargonj shprehjsh, konfliktesh, filozofi mendimi e gjetje mjetesh shprehёse, tregojnё pёr pjekurinё e poetit dhe tregimtarit nё kohё ne botёn e letrave.  

Firence, 30.07. 2026 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page