top of page

Sakip Cami: Miku i madh amerikan i shqiptarëve Çarls Telford Erikson

ree

Miku i madh amerikan i shqiptarëve Çarls Telford Erikson shkruan për masakrat serbe në Dibër në vitin 1913 (Takimi me Elez Isufin)

Nga Sakip Cami


(1867 - 1968)

Qendra shqiptare e studimeve amerikano-britanike në Tiranë në vitin 2003 ka botuar ditarin e tij:”Pesë vjet në Shqipëri 1908-1913) Pak fjalë për Çarles Telford Erikson Ç.T. Erikson erdhi në trojet tona atëhere kur shqiptarët vuanin nën sundimin otoman, të pushtuar, të paarsimuar dhe të nëpërkëmbur. Ai erdhi në Shqipëri në vitin 1908 së bashku me familjen e vet për të hapur një mision bamirësie dhe një shkollë në gjuhën shqipe. Përkthyesi i këtij ditari Prof Avdullah Karjagdiu në parathënien e librit thekson:” “E konsiderojmë mik të madh, sepse erdhi me dëshirën dhe vullnetin e vet, për t’i njohur shqiptarët, për t’i arsimuar ata në gjuhën shqipe , për të folur, ndenjur, menduar, vepruar, vuajtur e reaguar si shqiptarë.” Shkolla e mesme e agrobisnesit në Golem të Kavajës mban emrin e tij. Pas luftrave ballkanike dhe kryengritjes së dibranëve në vitet 1912-1913 kundër serbve vjen reagimi i Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene me masakra dhe vrasje masive. Mijëra dibranë zgjodhën rrugën e egsodit drejt Tiranës, Elbasanit e Durrësit.


ree

Ja si e përshkruan Eriksoni: Tirana s’ishte kursyer nga zullumet serbe. Gjithë ditën na vinin njerëz për të na takuar, nga të gjitha anët. Atë mbrëmje në konakun e Fuad Bej Toptanit erdhi të takohet me ne një delegacion nga viset e Dibrës. Ata qenë kryezot, krerë, prijsa e bajraktarë të fiseve të ndryshme. Ata kishin faktet e tyre, prandaj na dorëzuan një listë të gjatë të fshatrave dhe të qyteteve që ishin shkatërruar e shembur nga serbët, kur ata kaluan nëpër to. Në tërësi afro 9000 njerëzve të pambrojtur e të pafajshëm u kishin rrënuar shtëpitë, i kishin konfiskuar pasurinë, ekonominë e gjërat e shtëpisë, pronën individuale, bagëtinë, drithin, rezervat ushqimore etj. Ata nuk mund të ktheheshin në trojet e veta, të mbillnin të lashtat. Ata dhe farefisi i tyre ishin bërë pjesë përbërëse e mijëra refugjatëve, të cilët bridhnin pa shtëpi e katandi e ushqim, duke vdekur nga uria, pa asgjë prej gjëje. Na përmendën rastin e dyqind vetave, të cilëve u kishin shkatërruar pronat, por të cilët shkuan te komandanti serb për të kërkuar të drejtat e tyre dhe në vend të përgjigjes, ata u pushkatuan. Takimi me Elez Isufin Erdhën të takohen me mua katër burra nga Dibra e Vogël. Ata ishin nga një shtëpi ku kishte pasur shtatëdhjetë anëtarë të familjes.


ree

Përfaqësuesi i tyre është Elez Isufi. Ata kishin ikur nga shtëpia natën përmes një hendeku nëntokësor dhe qenë fshehur në male. Një numër i anëtarëve të familjes kishte vdekur nga acari, ngrica dhe uria. Atyre serbët u kishin grabitur treqind copë bagëti, pesqind krerë dhi, dymijë e dyqind dele, dymijë thasë me misër, njëqind thasë me elb dhe njëqind të tjerë me grurë. Veç kësaj u kishin rrëmbyer edhe dymijë e pesëqind okë djathë, njëmijë e shtatëqind okë me gjalpë, njëmijë e pesëqind okë lesh, dyzetë hebe me vajguri, dhjetë hebe me kafe, njlzetë hebe me sheqer dhe dymbëdhjetë hebe me sapun, mall që shërbente për qindra fshatarë nevojtarë. Grabitjet shkonin në shumën dymijë e pesëqind dukate turke. Edhe në fshatrat e tjera përreth ishin bërë grabitje e plaçkitje të papara. Kishte edhe raporte e ngjarje të tjera lidhur me krerët shqiptarë dhe hoxhallarët, të cilët idhin therur e masakruar apo vrarë, emrat e të cilëve na i bënë të ditur. Përfaqësuesit dibranë thonin se në male si muhaxhirë janë mbi 6000 mijë gra, burra, pleq e fëmijë. Përse nuk intervenojnë Anglia dhe Amerika? Na pyeti zëdhënësi i Parisë.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page