Sakip Cami: Gjimnazi “Arbëria” i Bulqizës merr çmim special
- 8 hours ago
- 2 min read

Gjimnazi “Arbëria” i Bulqizës merr çmim special në festivalin kombëtar të shkencës Sipas njoftimit të Zyrës Arsimore të Arsimit Parauniversitar të Bashkisë Bulqizë dhe drejtorit të saj Fatos Muha, Gjimnazi “Arbëria” i qytetit të Bulqizës u nderua me çmim special në festivalin kombëtar të shkencës midis të gjitha shkollave të mesme të vendit, organizuar në Durrës. Agazhimi dhe puna e këtij rrugëtimi filloi në muajin Janar ku çdo mësues në rolin e kordinatorit bashkë me grupin e nxënësve filluan ti japin jetë ideve innovative të tyre duke i kthyer në projekte të cilat do të udhëtonin nëpër fazat konkuruese në shkolla e më pas në rang ZVAP me 16 Mars të këtij viti. Pas psraqitjes së 12 projekteve nga 5 Gjimnazet e ZVAP Bulqizë rezultuan fituese dy projekte:

1.Gjimnazi "Arberia "me “Eco Bulqiza 2.Gjimnazi "Rifat Manjani " me “Incerenator dhe Landfill”. Në konkursin e fazës së dytë në DRAP Durrës organizuar nga Ministria e Arsimit, në saj të angazhimit serioz të koordinatorëve të projekteve Valbona Kola, Sokol Hupi , Jeton Lika dhe 10 nxënesve të dy gjimnazeve, u shpallën fitues të dy projektet e ZVAP Bulqizë në 5 Projektet më të mira dhe të qëndrueshme që do të perfaqesonin DRAP Durrës ne fazën Finale. Në finalen e datës 25.04.2026 pas paraqitjes të dy projekteve tona nga 30 projektet më të mira të gjithë Shqipërisë përsëri triumfuan me çmimin special si projekti më i mirë në fushën e qëndrueshmërisë mjedisore, që ëshrë një arritje e madhe e Gjimnazit “ARBËRIA”. Mes 30 gjimnazeve finaliste nga e gjithë Shqipëria, “Arbëria” u dallua si fituese, duke dëshmuar nivel të lartë akademik, vizion bashkëkohor dhe përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj sfidave të kohës. Ceremonia zyrtare u zhvillua në një atmosferë dinjitoze dhe festive, me praninë e përfaqësuesve institucionalë dhe partnerëve ndërkombëtarë, ku u vlerësua puna cilësore dhe ndikimi i projektit tonë në promovimin e ndërgjegjësimit mjedisor Ky vlerësim përfaqëson frytin e një pune të disiplinuar, të qëndrueshme dhe të orientuar drejt ekselencës. Ai është një dëshmi e qartë se investimi në dije, inovacion dhe edukim të përgjegjshëm prodhon rezultate të prekshme dhe me ndikim afatgjatë Mirënjohje e veçantë për nxënëset që përfaqësuan me dinjitet shkollën “Arbëria”: Briana Visha, Paola Lazri, Melisa Duriçi Loarla Gjoni, Ergina Duriçi Falënderim për Drejtuesin e DRAP Durrës z.Hasbi Lika, Drejtuesin e ZVAP Bulqizë z.Fatos Muha, Koordinatoren e ZVAP znj.Valentina Cara, Drejtuesit e shkollava që arriten në finale Fllanxa Beça dhe Arian Kaja, Koordinatorët e projekteve :Valbona Kola,Sokol Hupi,Jeton Lika dhe 10 vajzat e të dy projekteve. Ky sukses shënon një hap të rëndësishëm në konsolidimin e Gjimnazit “Arbëria” si një institucion lider në arsim, dhe njëkohësisht shërben si nxitje për arritje edhe më të mëdha në të ardhmen. Përgatiti Sakip Cami








Comments