top of page

Ruzhdi Gole: LAPS I THINJUR.             

  • 1 hour ago
  • 2 min read

                            

(skicë)

 

-Ftohtë...

-Dil në diell.

-Përvëlohem.

-Rri në hije ahere,

-Mërzitem, hija më mpak.

-Shkrythu ahere, shkrythu pak.

-Më dhembin kockat, sikur po krisin.

-Ahere çohu, bëj një hap, ec ngadalë,

-Mos pengohem, më duket vetja çalë.

*

-Ji paksa i shkathët, ji paksa i gjallë!

-S'mundem, kam droje mos këputem.

-Ç'droje ? Ti ec', mos ki frikë, frika diku

po ngrohet me shall e patetikë.

-Nuk mundem pra... më mba!

-Të mbajë veç një gjeth.? Gjeth me pikla

vese e vesa cicërimë.

-Mund të rrokullisem, thej kërcinj e brinjë.

-O, mos pafshim pluhura, mos dëgjofshim ofshamë.

-Zgjomë, mos më le të fle, nxitmë, mos më nxit' për gjamë.

-Jo, jo, s'të lë të mbytesh me rrëmujë!

-Të lutem, një pikë ujë, një rreze diell të

lutem, këtu po zverdhem, plas t'iki tutje?

-Këtu rrijmë syçel, gatuajmë miell.

-Miell? O ç'më gajase. S'është koha e

kulaçëve, s'është koha e urimit. As çast i

përjetimit.

-S'e paske keq as shtrembër...Ta lemë

mënjanë miellin me pak kripë e ujë.

Gjithçka vërtitet rrethrrotull rreze dhe

rrëmujë, britma plasa-plasa. Mbyll po

plasim, na vrasin krismat jashta.

-O, jashtë dritares mos nxirr as gishtin,

kurrkujt mos i b'zani, mos i thërrisni.!

Rrini mënjanë. Shtëpia ledhe e ngrohtë

mbushur plot ekranë. Shtëpia e veshur e

gjitha mburojë. Luajnë shah, pijmë

wiski kush të dojë.

-Jashta janë belatë, janë kamxhikët,

jashta lehin qentë, jashta lajnë frikën?

-Si e lajnë frikën? Me se dhe ku?

-E lajnë me pompa uji, e shqepin në dru.

Dhe thonë pastaj se për këtë

rrëmujëbujë edhe fëmija paska faj.

-C'faj ka pafajësia? Faj s'ka as hija, as

kjo urë e shembur, as ky lumth i

drithshëm fllad plot cikmë.

-Po frika nuk ka gjunj, ku ecën ku bie në

ç'hendek në ç'rrëmujë ?

-Në rrëmujën hendek brohorasin e vriten

të vegj'lit, n'altare bekohen të mëdhenjtë.

*

-Epika duket e vyshkur, e mbytën dhe

lirikën. Për çfarë do këndojmë tani?

Për hajdutin dhe...lavirën?

-Ne ende në krye shkruajmë me

shkronjë të vogël, pa shenja pikesimi,

-S'ka faj lapsi i thinjur, as shkrimi. Shih e

dëgjo ekranet, gazetat për wc. dhe

mejhane...

*

-U dogja prej zjarrmie.

-Dil jashta, freskohu, shkunde hijen.

Hija më duhej të freskohem se po

digjem...Ç'hije të shkund ?

-Po digjesh nga zjarrmia plumb.

-Jemi brenda a jashta? Ç'është kjo

krakurimë ?

-Është njeriu popull, populli jetim...

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page