top of page

Rreth e rrotull filxhanit të kafesë



Rreth e rrotull filxhanit të kafesë



Rreth e rrotull filxhanit të kafesë

Nga Fatmir Terziu


Buzët

Mendo sikur në filxhanin tënd

fryma ime

pandjeshëm bën vend

buzët meltojnë dhe retë

shpërthejnë në orgazëm,

nënshkruajnë një marëveshje

mbi plazëm,

thjesht me lagështi dhe buzëqeshje.

Kjo do të jetë poezia ime

frymëzim për ditën pa re.

Sytë

Duket si një akt themelimi tani

një poezi është një filxhan kafeje

në këtë lirinë tonë të madhe.

Në filxhanin e kësaj lirie ulen

figura të mistershme që na informojnë përditë,

pikët, presjet, shenjat e pikësimit,

ku sytë,

janë vetvetiu një pikëpyetje,

poshtë hundës që ngulet si një pykë,

për të zbuluar pa mëditje,

se një poezi është e tillë,

dhe ne jemi mbyllur brenda një plazme,

për jetën tonë më të mirë.

Larg teje e dashur në këtë sfidë,

vërtet sytë duan errësirë?

Hunda

Kam lënë thonjtë e prerë larg nga këtu,

erën e këmbëve të djersitura akoma më larg

lëkurën e gjarpërit të stinës diku në një park

mes një libri të hapur,

tumiret dinak,

ngulësi i mishtë që harakiret

në plazmë.

Dhe brinjët e mia, s’kuptojnë në të kundërt

pse rrjedhin në Dimër hundët…

Goja

Lëkurë e cifaltë e ujta

ngjatjetohet në varg.

Sakaq

çkyçja heq dorashkat

zbret ngadalë

për strofën e parë.

Diku në cipal

kalojnë korektimet e rastit

kaq. Pihet në heshtjen e saj.

Lëkura

Preferon të vërtetën lakuriqe

një mijë herë po të preket

tek

reklama e papublikuar

e vargut që pason.

Gishtat

Në poezi kanë rol enigmatik

ndërsa

tendosen dhe bëjnë rolin e duhur

nuk njohin arithmetik

as turp

që të qëndrojnë të strukur.

Gjuha

Hapen kapakët

dhe

shirrat njonim përvëlimin

e brendshëm

të vargut.

Sa larg dhe sa afër

e ndjek shijen që dalldiset poshtë barkut.


29 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page