top of page

Robert Martiko: LETRA E PJETËR MESHKALLËS

  • Aug 25, 2025
  • 1 min read

Në kohën kur fjala digjte,

dhe guximi mbante erën e vdekjes,

ai shkroi një letër.

Jo për t’u dëgjuar,

por sepse nuk dinte të heshtte.


Nuk iu bashkua duartrokitjes,

kur duart u kthyen në susta,

sytë – në xhama të ngrirë,

gojët – në kasaforta pa kujtesë.


Besa nuk ishte betim,

ishte mënyra si ecte,

si shihte,

si përballonte hijen me uniformë.


Ai nuk deshi lavdi,

as mit.

Vetëm të mos jetonte gjatë

në një gënjeshtër që e mbyste.


Zgjodhi burgun,

se ishte më i drejtë

se qyteti jashtë.


Dhe letra –

ajo letër –

ende nuk është djegur.


Sepse ka fjalë

që nuk digjen dot,

si prush nën hapat e botës së përkulur.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page