top of page

Rikthim në arkivat britanike që flasin



Ishte fundmarsi i vitit 1995. Ishte një kohë kur nxënësit e shkollave dhe mësuesit britanikë po përgatiteshin të organizoheshin për festimet e pashkëve. Një mësuese nga Shkolla St Edmund Campion në Birmingam, ishte e para që kishte bërë gati idenë dhe projektin e saj për të udhëtuar në një fshat shqiptar për të festuar bashkërisht me nxënësit për Pashkë. Kjo mësuese ishte Nina Bienek. Ajo kishte duke planifikuar të kalonte rreth 10 ditë në atë pjesë rurale shqiptare, duke trajnuar mësuesit shqiptarë në matematikë dhe teknika mësimore dhe ishte e gatshme të paraqiste një ndihmë fetare edhe në kishën katolike të sapo ndërtuar në fshatin malor shqiptar të Mirditës.

Nxënësit ishin duke mësuar në kushte të vështira dhe ndaj ajo kishte mbledhur rreth1000 stërlina për riparimin e çatisë që rridhte. Ajo kishte mbledhur dhe ndihma të tjera për disa shkolla të fshatit. Për nxënësit ndihmat kishin arritur deri në 200 stërlina në fletore, libra dhe mjete të tjera.

Shkolla Katolike St Edmund Campion në Birmingam të Britanisë së Madhe është një shkollë reflektuese, e avancuar, mbështetëse e mjaft inisiativave dhe projekteve në edukimin bashkëkohor dhe e kujdesshme në zhvillimin edukativ në tërë hapësirën njerëzore, që synon të frymëzojë kryesisht të rinjtë.

44 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page