top of page

Reshat Osmanaj: IFTARI POLITIK - ANTISHQIPTARIZËM I SHUMËFISHTË



Shtruarjet e darkave IFTARIT, nga personalitetët tona politike dhe pjesëmarrja e tyre si mysafirë në këto darka është diplomaci anti-kombëtare.

Përsonalitetet tona politike mburren kur shtrojnë, ose kur shkojnë në iftare të organizuara, duke na treguar se kishin ftuar edhe ambassadorët e shteteve të huaja që punojnë në Kosovë.

Ambasadorët e huaj, marrin pjesë në këto ceremoni islamiste politike, dhe pas çdo ceremonie, do të diskutojnë më politikanët tanë dhe do t’iu thonë se ishte organizim i mirë, se organizime te tilla na mungojnë në Amerikë, etj etj .

Pasi të shkojnë në zyrat e tyre,  të gjithë i shkruajnë raporte qeverive nga të cilat janë. Këto raporte analizohen nga shërbimet e ndryshme dhe bashkërisht konkludojnë psh.  Kosova është shtet islamik, ose në Kosovë ekziston një Lëvizje që i fton shqiptarët të rikthehen në religjionin e të parëve.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page