top of page

Rebelimi


Fatmir Terziu





Ishte pikërisht „Ditari“ i një „njeriu të zakonshëm“ i hapur në kaosin e shekullit të 18-të, që zbuloi „ndikimin shkatërrues ekonomik“, dhe që metoi se çfarë roli kanë mosbindjet në jetën e përditshme, por që tregoi se dhe injorimet që shkojnë përtej heshtjes së vetë ndikimeve, kanë shenja rebeluese. Këto shënime thuajse sollën në skenën e shkrimit rebelimin.

Rebelimi, në fakt, ka lindur herët në përditësi. Ai ka lindur edhe si „faktor“ i jetës së përditshme, por edhe si një motor i krijimit artistik. Rebelimi u thellua vetëm në shekullin e tetëmbëdhjetë. I njohur si një akt i rezistencës së armatosur ndaj një qeverie, apo udhëheqësi të pabindur, në letrat dhe në artet e tjera përkon me zhbirime të tjera kulturore, që përthyhen tek kultura e rebelimit.

Një kulturë e rebelimit është një kulturë, në të cilën pothuajse çdo akt i rebelimit është i inkurajuar. Madje, nganjëherë edhe i përvijëzuarr. Ndërkohë që sjellja që ndjek vlerat tradicionale, që janë duke u rebeluar, kundërshtohet. Gjatë gjithë historisë, kulturat e ndryshme kanë kaluar nëpër një fazë revolucionare. Kjo përcaktohet nga filozofia politike.

Në filozofinë politike, e drejta e rebelimit (ose e drejta e revolucionit) është e drejta, apo detyra, e theksuar ndryshe përgjatë historisë. Në këtë filozofi e drejta e rebelimit të njerëzve të një kombi është për të përmbysur një qeveri, që vepron kundër interesave të tyre të përbashkëta.

Ikja e Ish Presidentit Tramp nga dita e shenjtë kushtetuese amerikane e Inaugurimit të Presidentit të ri, nuk qaset tek „rebelimi“, por rebelimi i shkon përshtat vetë ikjes së Tramp, në dy kohë. Por kjo në politikë. Kjo edhe në një përditësi. Kjo edhe në një lidhje me këtë staturë që nga angazhimi i tij më i dukshëm në tërë aktivitetin e tij.

Në aspektin e rebelimit si motor i krijimit artistik koha ende nuk pikëtakon saktë. Një aspekt i tillë, apo dhe një pikëtakim kërkon një akt. Akti është larg. Është vetëm në një politikë, pa politikë. Është dhe vjen vetëm nga … „larg“. Jo më kot proverbiali shqiptar e thotë qartë: „Pak shkopi, pak Zoti“. Dhe kjo është sa „Lart“, aq dhe „Larg“. Pikëtakon në disa kohë…, por jo me rebelimi alla-Tramp

Aq larg sa pikëtakon vetëm letrën e shkruar e të nënshkruar nga Garibaldi dhe të njohur më 6 Tetor të 1875-ës, për të nënkuptuar, pse termi „rebelë“ në Ballkan ka një kumt disi më „rebel“, që gjithnjë yshtet nga jashtë gjeografisë së tij, por që në letra, ose është „fshirë“, ose ka mbetur „memec“. Garibaldi nga Caprera, shkruante: „Për vëllezërit e mi dhe të shtypurit e Botës. Uzurpuesi duhet të shkojë larg ... Ai zbriti si një ujk, dhe duhet të largohet si një turp…“ (Firma dhe nënshkrimi i tij).

Dhe kjo ndodhi vetëm në Janarin e vitit 1875. U quajt rebelimi ballkanas! Por në art kur nuk u avancua. Arti ballkanas mbeti një rebelim kundër modelit të brutalitetit, mendjes së ngushtë, hipokrizisë dhe irracionalitetit të institucionalizuar. Ndoshta nga parcelizimi dhe mungesa e indikacioneve të tjera. Ndoshta nga mungesa e interesave të tjera. Ndoshta duhej ndonjë letër tjetër si ajo e Garibaldit. Ndoshta…, dhe ajo e shkruar e mbetur e fundit e Trampit: „Xho, ti e dije, unë kam fituar!?“.

76 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page