top of page

Rastësi


Astrit Lulushi



Ne jemi folësit e shqipes së re, e cila vazhdon evoluimin; në fund ajo do të shuhet ose transformohet plotësisht, varet sesi do të trajtohet prej folësve. Gjatë historisë njerëzore, ka pasur mijëra gjuhë e dialekte të krijuara dhe të humbura, pasi nuk ndryshuan me kohën. Disa ishin të kufizuar në fise të vogla, të tjerat u përhapën dhe disa u bënë gjuhë perandorish si latinishtja, osmanishtja, frëngjishtja, anglishtja, të folura në mbarë botën në një kohë a tjetër. Të gjitha këto gjuhë u rritën nga nevoja që njerëzit të komunikojnë me njëri-tjetrin dhe ato evoluan së bashku me shoqëritë, kombet e kulturat e tyre. Pastaj, kemi një kategori tjetër gjuhësh. Këto gjuhë nuk ndodhën natyrisht si mjete për diskutim, por u bënë si një shprehje e krijimtarisë. Ato u quajtën gjuhë të sajuara apo gjuhë zhargonesh të krijuara nga grupe njerëzish që donin që bisedat e tyre të mos kuptoheshin nga të tjerët. Prandaj sot kemi fjalorë sqarues për termat në profesione të ndryshme, përfshi politikë, filozofi, mjekësi e shkenca të tjera.

Pig Latin është gjuha më e famshme në listën e gjuhëve të sajuara dhe padyshim më e vjetra. Mendohet se është shpikur në Amerikë nga fëmijët e shkollës në vitet 1800, por u soll në vetëdijen e publikut me këngën e vitit 1919 "Pig Latin Love" nga Arthur Fields. Fjalët që fillojnë me bashkëtingëllore ndryshojnë si më poshtë: fjala përshëndetëse "hello" bëhet “ello-hay”, fjala "duck" (rosë) bëhet ‘uck-day’ dhe termi "Pig Latin" bëhet “ig-pay Atin-lay” Dy fjalë latine Pig (derr) që kanë hyrë në rrjedhën anglishte amerikane janë "icksnay", për “nix" (vetë një huazim nga gjermanishtja “nichts”), i cili përdoret si një negativ i përgjithshëm; dhe "amscray", Pig Latin për "scram", që do të thotë "largohu" ose "ik”. Për opozitën, shprehja anglishte “Scram”, rastësisht përkon me thirrjen “Rama ik”.

15 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page