R.I.P. Violeta Kapxhiu Sulkuqi!
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jun 27, 2023
- 3 min read

Pusho në Paqe Violeta Kapxhiu Sulkuqi!
Prof Dr Fatmir Terziu
Violeta Kapxhiu Sulkuqi nuk ishte vetëm një përkulje respekti dhe talenti mbi piano. Ishte muzikë dhe muzikalitet jete dhe frymëzimi, përkushtimi dhe përcjelljeje mesazhiere të vetë simbolikës së dashurisë tek brezat. Ajo nuk mund të thuhet ishte, edhe pse tashmë është një veprim hyjnor në këtë pikë, por do të jetë dhe do të mbetet se do të shërbejë dhe me shpirtin e saj. Të paktën kështu lexohet nga dashuria e zemrës së saj nga i biri muzikant. Dhe kjo mbetet më shumë se një dhimbje në prononcimin e tij shumë të ndjeshëm dhe të thellë. Por, i dhimbshëm prononcimi publik i violinistit Zisimos Florenc Sulkuqi, për humbjen e nënës së tij „Bëjeni udhëtimin, Engjëlli im!“. I dhimbshëm dhe lajmi i hidhur i ikjes së një artisteje elbasanase që i dha shumë me talentin e saj artit, kulturës dhe brezave. Sa vetë janë nderuar me përkushtimin e saj. Savvetë tashmë janë në përkuljen e lehtë ndaj shpirtit të saj.
E ndërsa ajo tashmë udhëton me muzikalitetin e saj melodik në shpirtrat e përlotur udha tregon se ajo ishte dhe mbeti një kolonë me të shoqin e saj, Zeqirin që natyrisht nuk nihet vetëm nga violina e tij e papërsëritshme. E kështu kujtojmë…“Karantina nuk i pengon artistët nga Elbasani të luajnë muzikë (Maj 2020,); „Zeqiri nuk është i vetëm në këtë situatë, pasi në krah ka edhe bashkëshorten e tij, Violeta Sulkuqi, prej vitesh pianiste. Përmes tingujve të bukur të instrumenteve të tyre muzikor, Violeta dhe Zeqiri, me meloditë që luajnë argëtojnë edhe komshinjtë që kanë fatin t’i kenë pranë dhe çdo ditë të gjejnë pak qetësi në tingujt e mrekullueshëm të muzikës së bashkëshortëve Sulkuqi.“ Talentet që dolën nga duart e saj heshtin dhe mbeten të habitur. Çmimet e marra gjithëandej nuk numërohen. Dhe ja kujtesa na sjell në majin e vitit 2014-të në Prishtinë ku ajo do të nderohej me „ESTA Kosovë për harkor më të suksesshëm” e shpërblyer së bashku me profesoreshat e tjera të muzikës: Brunilda Stefani dhe Radmilla Popovska.

Mbas çdo nxënësi të suksesshëm është një mësues i përkushtuar! Këtë sukses të shkollës së pianos së Elbasanit shkruhet nga mjaft të tillë se „dua t’ja kushtoj një pedagogeje shumë speciale, që përkushtimi, puna e mrekullueshme, profesionalizmi, dashuria e madhe për nxënësit më ka habitur dhe frymëzuar, Violeta Sulkuqi Kapxhiu! Suksesi i studentëve të Elbasanit është meritë e madhe e jotja e dashur Violeta! E ajo udhëtoi e u nderua dhe Dürren NRË të Gjermanisë, në Grac të Austrisë me tingujt që ia prodhoi shpirti dhe zemra. Ndiqni papushim duartrokitjet për këtë mjeshtre deri në infinit…
Kastriot Tusha shkruan me dhimbje të madhe familjare dhe intelektuale. Enereida Omeri shprehet mes dhimbjes „Do të kujtojmë gjithnjë kështu…
plot mirësi, e buzëqeshur, plot pasion, profesioniste, e përkushtuar, e palodhur, më shumë se mësuese, e pazëvendësueshme Violeta Sulkuqi Kapxhiu. Shumë i parakohshëm largimi yt, nuk ka fjalë… Shpirti yt i bukur u prehtë në paqe. Do mbetesh gjithnjë në zemrat tona. Falenderojmë Zotin për të gjitha momentet e bukura dhe plot emocion që kemi përjetuar bashkë.“
Suzana Laska Basko për këtë laj të hidhur shkruan „Ka në jetë nga ata njerëz që, kur i takon e di që do të ngelen gjithmonë në zemrën dhe mendjen tënde. E veçante, e bukur, e ëmbël, profesioniste e shkëlqyer, nënë dhe bashkëshorte e denjë. Na copëtove zemrën Violetë (lulja e bukur dhe e hijshme, si ta besoj rrugëtimin tënd, do të doja dikush të më thotë:- Ka shkuar diku dhe kthehet më vonë. Lamtumirë Engjëll i mirësisë!“ Pothuajse me dhimbje shprehen Brunilda-Eygenia Malo, Lusena Libohova Graca, e më tej Ladi Musaj ka shkruar një elegji me titullin në germa të mëdha VIOLETA dhe me përkushtimin, Elegji për mësuesen e pjanos së shkollës së muzikës Onufri:
Shtatë ngjyra ka ylberi,
Midis tyre Violeta
Zbehu ngjyrën ajo ngjyrë,
Re e zezë mbi të e errta.
Pentagrami shtatë nota
Mbi një pjano zu vajtoi.
Vragë poshtë porsi loti
Rrjedh një notë dhe pikoi.
Një pianisti i’u mpi zemra,
Stonatura erdhi zgjyrë.
-Shkoi mësuese Violeta,
Melodia s’më ka ngjyrë.
…Do të ndrisë Violeta
Midis ngjyrash mbi tastierë!
Do vallzojë prapë gishtat
Te pianistët që ka lënë! (Elbasan, 27.06.2023).
Ende nuk dihet se si e përjeton dhe i fshin lotët e saj poetike Iliriana Sulkuqi, poetja që bashkëjetoi dhe bashkëjeton me dhimbje të tjera ikjen e kunatës, që e kishte simotër.
Comments