QOFTEXHIU NGA VLORA
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Feb 12, 2020
- 3 min read

Dy herë e kam parë nga afër, sepse dy herë e kam takuar vlonjatin shtatshkurtër dhe barkderr, rreth shtatëdhjë vjeçar. Një studiues e solli në tavolinë. Është Prof. dr. filani, - bëri prezantimin miku im. Emri i zotëriut është antiteza e maskës që ka në fytyrë; murrash me kokën si qentë e Sharit, ballin të gjerë mbushur rrudha, flokun të thinjur vënde-vënde, si bora e shkrirë kur ngrohet moti, syrin si viç motak e rrotullonte mbi pjatën e mbushur me ushqimet pikante, ndërsa duart gjithmonë të zëna. Dikur thuhej në Vlorë se, të ishe i kamur duhet të kishe një orgjinë tënden, por edhe trashëgimi nga fshati; “turk nga Kanina ose kaur nga Lekli”. Siç duket këta merreshin me tregëti vere, vaj ulliri, mjalti apo produkte blektorale. Qoftexhiu është nga fshati Tërkuzë, jo nga qyteti. Trashëgim nga familja ka kërrabën e blektorit dhe fyellin apo dyjaren. Mirëpo “profesori” s’i bie as njërës, as tjetrës, i bie qylit, rregullisht. Një çantë të madhe sa hejbetë e kalit s’e ndan nga dora. U bëra kurreshtar të shikoja ç’libra mbante. –Është bosh, më tha, por e mbaj me vete, se ku i dihet, jam gjithmonë rrugëve, takoj miq e shokë. Shumë autorë më kërkojnë t’u shkruaj parathënien e librave që do botojnë, sepse jam profesor. Unë s’ua kursej fjalët e mira. Dhe kjo shpërblet me mall ose me lek në dorë...Teksa e shikoja me vrejtje, doja të bindja veten se një rrotë kaçkavlli apo një pagur 5 litrosh me raki e merrte pa problem brenda barkut të saj çanta e studiuesit vlonjat. Gradat dhe titujt i kishte marrë pas viteve 1992-93, në kohën e bollëkut. Edhe titullin “Mjeshtër i madh”, po ashtu. E pyeta për këtë titull se përse ja dhanë. –Po ja, më tha. Unë shkruaj monografi për luftëtarët e Vlorës dhe fshatrave. Takoj të afërmit e tyre, më ftojnë në shtëpi. Piqet keci apo shelegu, pulat s’diskutohen. Hamë e pimë dhe bisedojmë. Edhe këngën s’e ndajmë. Kështu studioj edhe folklorin, pra një rrugë e dy punë. Më takon që ç’ke me të titulli “Mjeshtër”. Këtë titull e ka marrë dhe një teneqexhi që bënte antena për televizorin (para viteve ‘90) me kanaçet e birrës dhe pijeve të tjera. -E ke dëgjuar atë këngën ti?- më pyeti. -Cilën?- i thashë. Më shikoi ngultas dhe filloi ligjërimin: - “President i Republikës/ Hiqja kokës, vurja b....!” E ndjen, që përballë teje qendron një gënjeshtar profesionist, e përsëri ke kënaqësi ta dëgjosh. A thua se je duke bashkëbiseduar me ndonjë Instruktor të Komitetit të dikurshëm të Partisë? Le të flasim pak për rracën tonë dhe tjetërsimin e saj kohë pas kohe. Fara e turkut është mbjellë në gjithë Shqipërinë, në qytetet me kështjella natyrore dhe kala, më shumë akoma. Sikur të bëhej një analizë AND-je, të paktën shtetarëve tanë, me siguri shumica do dilnin aziatikë (me dominim gjaku) dhe disa pakica italianësh, grekësh, serbësh, austriakësh etj. Edhe kinezët duhet ta kenë pikuar diku, sepse i patëm në krye të trapezit disa vite. Ndoshta eshte kënduar edhe në Vlorë ajo kënga; “Rrofsh parti ku na pështete/ tek ylli me pesë cepe...!” Prandaj Shqipëria më sjell në mëndje atë gruan e sapondarë nga burri, e cila pranon të martohet përsëri me të parin mashkull që i kërkon dorën, sepse ka nevojë për një mbështetje. Është tekanjoze loja e geneve njerëzore. Unë e shikoj rrallë bardhësinë në fytyrat e shqiptarëve. Këtu hyjnë dhe “intelektualët” në fjalë, sepse nën pushtimin 500 vjeçar të turkut kanë jetuar dhe fiset e tyre. Shikoja “profesorin” me bulçinjtë e mbushur dhe vrisja mëndjen. Nga cili trug ka dalë ky dru i shtrembër? Orgjina e njeriut dhe prurjet e gjakut janë një mister më vete. Një pijetar i këndshëm qoftexhiu nga Vlora. Me njërën dorë fshinte ullukun që kullonte djersë, ndërsa me tjetrën pastronte tavolinën.
Comentarios