top of page

Përsiatje për sportin tonë pas ndeshjes me Izraelin


Përsiatje për sportin tonë pas ndeshjes me Izraelin:

Me të dalë vedja qejfit, thonë shkodanët.

Sporti më i bukur në botë, futbolli, që i bën popujt me u ngritë në kambë, me këndu hymnin kombëtar, e me e rritë krenarinë, tek neve, si shumë gjëra të tjera e ka humbur këtë aftësi, për dy arësye:

E para: Sepse vazhdimisht duket se gjëndet dikush në ekipin tonë që e bën ”gabimin” dhe neve si “rastësisht” humbasim, ose,

E dyta: Kur ndonjëherë fitojmë, autobusi me tavan “Sight Seeing” apo limuzina convertible vinë nga fundi i botës dhe fitorja përvetësohet nga një njeri i cili të ndjell jo simpati për fitimtarët por dhimbje për kaptalizimin politik të fitores.

Për shkak të këtyre dy fenomeneve, sporti shqiptar e ka humbur vlerën dhe interesin.

Madje, edhe kur arritjet në sport janë individuale dhe frut i përpjekjeve titanike të ndonje sportisti, kapitalizimi politik prej atyre që nuk kanë asnjë meritë në atë sukses, e zevendëson simpatinë me një ndjenjë përçmimi ndaj depersonalizimt deri në atë masë sa të ndërrosh kanalin e televizorit.

Këtë ndjenjë na e kanë krijuar në të dya rastet edhe në humbje edhe në fitore!?

10 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page