top of page

Përse nuk promovohen librat e autorëve të letersisë Shqipe...


Përse nuk promovohen librat e autorëve të letersisë Shqipe

por vetëm të huaj në TV e media?


Panairi i Librit i hapur në Tiranë që nga data 16 nëntor e deri me 20 nëntor 2022 në Pallatin e Kongreseve, ka bërë që sytë e shqiptarëve të kthehen edhe njëherë nga librat dhe nga literatura e shumtë artistike dhe profesionale nga autorë shqiptarë dhe të huaj.

Me kalimin e viteve shohim ndryshime të mëdha dhe në shijen e letërsi-dashësve si dhe të atyre që nuk i honepsin librat apo janë indiferentë ndaj tyre. Të dy këta kontigjentet e fundit në vënd të librave lexojnë nëpërmjet celularëve kryesisht lajmet dhe shohin portalet si facebook, Instagram, tik-tok, whatsup, etj, por leximi i librave dhe i literaturës artistike ka rënë shumë. Këtë vërteton dalja e librave nëpër trotuaret e kryeqytetit afër bllokut tek rr.Myslym Shyri, apo diku më larg, por një gjë të trishton kur sheh emrat e disa autorëve të mëdhenj dhe emra të autorëve të rinj e të vjetër që sikur luajnë rolin e lypsave për të fituar diçka nga shitja e tyre në rrugë, ndërsa lypsat e vërtetë nuk kërkojnë libra por bukë për të ngrënë apo për të tregëtuar diçka tjetër aspak të ndershme.

Lypsa dhe Libra, dy të kundërta që përplasen në trotuaret e rrugëve të Tiranës: dikush për tu shitur kulturën popullit e dikush për të `blerë` lëmoshën e popullit.

Vërehen disa paradokse të çuditëshme dhe në disa raste vërehet që mediat dhe tv private madje dhe ato të RTSH, nuk i kanë qejf promovimet e librave të autorëve shqiptarë qofshin ata të talentuar apo dhe jo të talentuar, megjithse kriteri i talentit letrar në Shqipëri nuk është vetë talenti, por politikani, njeriu i medias dhe i tv, që promovon sipas qejfit dhe në interes të njërit apo tjetrit vetwm pwr pwrfitim matwrial apo dhe privat.

Kjo gjë vërehet edhe tek disa shtëpi botuese të cilat preferojnë librat e autorëve të huaj se sa ata shqiptarë me pretekstin se janë autorë mediokër dhe u venw tarifa tw larta vetwm pwr ti hequr qafe. Në fakt një pjesë e mirë e autorëve shqiptarë me shumë vështirësi gjejnë fonde për të botuar librat e tyre sepse i paguajnë botimet me rrogën e pakët mujore që kanë, ndërsa përsa i prket sponsorizimeve autorët shqiptarë të letërsisë marrin shumë pak sponsorizime ose aspak, sepse shumica e sponsorëve paguajnë ….balerinat, këngtaret, spektakle, erotizmin e seksin.

Ndoshta kanë të drejtë se përfitimet personale të moderatorëve tv , mund të jenë edhe materiale por edhe private.

Interesant është fakti se në Panair dje, përshëndetën disa politikanë, por dhe plot deputetë që vijnë për tu dukur më tepër. Ky lloj njerëzish që nuk lexojnë drejton letërsinë, njëlloj si dikur kur kishte ndeshje ndërkombëtare, biletat i marrnin ata që nuk ishin tifozë.

Është për të ardhur keq që dy TV kombëtare private si Top Channel, dhe njëra nga RTSH, madje dhe Shtpia e Librit qw ndjek tw favorizuairt nga politka dhe biznesi se sa talentin, që promovon librat, i kanë bërë emisionet e tyre promovuese - shumë klienteliste, aq sa mesa duket për të promovuar një libër ose duhet ti thuash pronarit, ose duhet të paguash një shumë të madhe parash, duke harruar se letërsia shqipe duhet të ketë prioritet krahas librave të përkthyer.

Me pak fjalë klientelizmi vulgar për të promovuar miq të politikës dhe klientë të pasur por jo më të mirë se letrarët shqiptarë të tjerë që përpiqen të promovojnë librat e tyre nëpërmjet fb, instagramit, dhe tiktokut, nuk preferohen në tv e mediat shqiptare.

Më mirë dalin në TV e Media të shkruar disa ish-a, apo bij e miq, apo servilë të isha-ve me poste të dikurshmë në PPSH, se sa autorë të rinj, të talentuar apo jo (kriteret se kush është talent letrar, varet se si vendosen kriteret).

Neveritja ndaj letrarit shqiptar që shkruan tregime, romane, vepra në shqip është e dukshme në këto TV dhe Media, aq sat ë duket sikur Shqipëria nuk egziston, dhe përulja dhe servilizmi ndaj të huajve mbetet një mani e këtyre TV -ve dhe Media-ve.

Vetë industria e Librit ka problem të rënda qoftë për shkak të uljes së interesit për leximin e librave në raport me leximin e lajmeve nga cel dhe tv, Probleme të tjera janë edhe se industria e librit në Shqipëri ka rreth 100 shtëpi botuese, ka rreth 300 shtypshkronja, dhe dalin në treg mesatarisht rreth 1200-1500 libra në treg dhe nga këta 1/3 është letërsi shqipe artistike dhe profesionale.

Sidoqoftë fuqia blerëse është e mirë për librat artistikë, dhe e vështirë për librat profesionalë sidomos për tekstet shkollore apo tekstet profesionale për universitetet sipas UNSKO-s.

Element tjetër interesant është fakti se letërsia artistike është gjithmonë e pëlqyeshme, sidomos për femrat që mbeten më besniket. Meshkujt janë më shumë të interesuar për letërsinë shumë cilësore, të natyrës historike, por edhe me karakter studimor. Mosha që lexon më shumë është mbi 25 vjeç. Petrit Ymeri spjegon se shiten më shumë libra të huaj…sigurisht nëse nuk promovohen librat e autorëve shqiptarë???!!!

Problem tjetër është se libri në Shqipëri ka tvsh më të lartë 20%, ndërsa në Europë e ka 6%.

Së treti sipas znj. Dudaj: “Prodhohet shumë e për lumë”, do të ishte shprehja e duhur, dhe shiten pak. Është një raport shumë i lëvizshëm.

Së katërti në një shoqëri ku po rriten dhe shtohen të paarsimuarit mirë, siç po ndodh te ne; ku shkolla e mesme dhe e lartë i detyron (jo rekomandon) të lexojnë letërsinë e shkrimtarëve që u krehin bishtin pushteteve; ku roli i letërsisë në jetë dhe shoqëri është zbehur, shfaqet hapur nevoja për t’i ndenjur pranë kësaj fushe me politika fiskale.

Së pesti, përsa i përket e-books, mundet të jetë Europa, tregu që do të udhëheqë. Sipas analizave, në SHBA lexuesit lexojnë mesatarisht 24 e-books në vit kundrejt 15 librave të printuar që lexojnë ata që nuk e preferojnë atë format. Gati gjysma e e-book-eve publikohen në gjuhën angleze. Ato kanë avantazhe kundrejt librit të printuar. Edhe pse në Europë e-book janë subjekt i një niveli më të lartë të taksimit të TVSH-së, Komisioni Europian nxit zhvillimin e tyre. Sa i përket piraterisë, edhe industria e e-books është e përfshirë. Në Rusi, 90% e këtij tregu është i miratuar. Konvertimi i librave fizikë në e-book varet nga natyra e tij (Kaosi me biznesin e librit - Revista Monitor).

Së gjashti librat për fëmijë, Letërsia për fëmijë është “kontingjent librash” që më së paku shiten! Fëmija nuk shpërblehet dhe nuk gëzohet me një libër. Fëmijës i blihet një celular dhe me këtë i kërkohet që të jetë sa më i mirë në raport me orarin e pushimit ditor të prindërve. Ray Bradbury thoshte: “Ka krim edhe më të rëndë se djegia e librave! Ky krim është mos leximi i tij”.

Së shtati për sa i përket politikanëve, p.sh., në bibliotekën e parlamentit gjerman, çdo deputet tërheq mesatarisht 9-10 libra në vit për t’i lexuar, në Suedi e Norvegji nga 12-14 libra në vit, në itali e Francë 8-9, në Poloni e Hungari 6-7, në Rumani 5 etj? Dy vite më parë, nga Kuvendi i Kosovës “rrodhi” informacioni se brenda vitit 2019 biblioteka e Kuvendit u frekuentua nga dhjetë deputetë, të cilët kryesisht e kanë kërkuar Fjalorin e Gjuhës Shqipe! Nga Maqedonia e Veriut na vjen informacioni se në hapësirën e librave në Kuvend nuk është parë të jetë futur ndonjë deputet shqiptar! Bibliotekën e Kuvendit të Shqipërisë vitin e kaluar e kanë frekuentuar 7 deputetë. Deputetët tanë kanë libra shumë nëpër shtëpi, por ku ta gjejnë kohën për t’i lexuar! Prandaj dhe institucionet tona shtetërore nuk kanë më të voglën brengë në raport me (mos)leximin. Mosleximi, fatkeqësisht, po na bëhet handikap, ndërsa ne po shndërrohemi në “popull me aftësi të kufizuar”!(Pse botohen librat! | 1KlikLarg.com- prill viti 2022).

Kosova është njëlloj me Shqipërinë përsa i përket problemeve të industrisë së librit.

Së fundmi mendoj se ka ardhur koha që tv dhe Mediat në Shqipëri ti kthejnë sytë nga autorët shqiptarë, qofshin ata botues të librave artistike por edhe të librave profesionalë, shkencorë dhe historikë apo mjekësorë , madje për këtë duhen derdhur fonde të veçanta nga Universitetet. Shpresojmë se ky Panair Letrar të jetë pika e kthesës , pra pika e ndryshimit ndaj letërsisë shqip. Populli kërkon dije, kërkon autorë shqiptarë të rinj.

Mjaft më me autorët e super promovuar të diktaturës dhe me servilët e tyre që mbushin internetin dhe mediat e shkruara dhe tv-të.

Shqipëria ka nevojë për njerëzit e saj dhe jo vettëm të promovojë të huajt, se kështu po dëmtojmë gjuhën shqipe dhe shqiptarët.

29 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page