top of page

Përse Kryeministri Rama ia merr „të suksesshmit“ Erion Veliajt?!



 

Deri më sot njihen vetëm tre vende që nuk kanë krijuar një ministri kulture, edhe pse gjithnjë kanë përgatitur një raport kombëtar mbi politikën kulturore. Këto tre vende të zhvilluara janë  Australia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara. Kështu në këtë pikë me një ndryshim në thelb, tashmë po futet Shqipëria, e cila që sot do të ketë shkrirjen e tre ministrive, kulturës, inovacionit dhe ekonomisë në një të vetme (!?). Në këtë aspekt, edhe pse si një risi e re, shkrirja e tre ministrive në një, duket se ka prurë një formë, tek e cila mendoj se ka mjaft pozitivitet. Dhe ky pozitivitet varion, pa u ndalur në anën e kursimeve që lindin nga fryrjet burokratike, por dhe në mundësinë që ato para që paguheshin me vite për zyrtarë burokratë, tashmë do të duhet të paguhen për projekte që vijnë nga lidhjet më të ngushta mes të treve në një.

Së pari, mendoj se institucionet kulturore janë kyçe dhe mund të jenë një nga njësitë që ndihmojnë në krijimin e inovacioneve. Së dyti, thuajse për herë të parë në nivel kombëtar, po jepet mundësia për të krijuar një produkt të ri dhe për të riemërtuar Shqipërinë si një destinacion për inovacion përmes kyçeve, sektorë të tillë si kultura, industritë krijuese dhe trashëgimia historike. Së treti, sipas këtij ndryshimi, po jepet shansi që të kanalizohet bashkërendimi efikas në punën e përbashkët të institucioneve, për të nxjerrë në plan të parë kulturën, industritë krijuese, zanatet dhe Shqipëria të bëhet një vend për një lloj të ri modelesh biznesi, kjo e fundi i përket aspektit që mbulon fusha e ekonomisë. Pra duke pasur parasysh se kultura ushqen dhe frymëzon inovacionin dhe për këtë duhen dhe paratë, ideja është mjaft e qartë.



Por kjo qëndron ende në një pritje. Një pritje dhe një risi që në hapin e parë ka hasur në mjaft kritika. E ndërsa kritikat janë të ndara, ajo që mund të thuhet dhe ndoshta kërkon më shumë vëmendje është se një tjetër ish-anëtar i stafit dhe mbështetës institucional i Kryetarit ët Bashkisë, Erion Veliaj, lë punën e tij në Bashkinë e Tiranës dhe emërohet nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si Ministër i kësaj risie të re. Ai është Blendi Gonxhja edhe pse deri para këtij emërimi ai mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ai më herët, ka mbajtur edhe postin e Drejtorit të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës (ku njihej si i Ramës, pasi kishte lidhje të hershme mes tyre).

Një emër tjetër i stafit të Erion Veliajt, i njohur dhe si mbështetës i tij prej viteve, madje që në kohën e „Mjaft“, Arbjan Mazniku, që prej shtatorit 2023 mban postin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor. Më parë se të emërohej në këtë post nga Kryeministri Rama, zoti Mazniku ka ushtruar funksionin e Nënkryetarit të Bashkisë Tiranë nga viti 2015 – 2023.

Tashmë janë bërë dy emra të quajtur „të suksesshëm“ nga Kryeministri, që i largohen ekipit dhe mbështetjes së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, por ende nuk dihet se përse po ndodh kjo. Të jetë thjesht si një rastësi?

20 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page