Përparim Hysi: Tri histori me lopë
- 4 hours ago
- 4 min read

(tregim)
"Po qe e vërtetë, shkruaje dhe tregoje"
MARKUS AUERELIAS
Nga Përparim Hysi
Po i shkruaj këto tri hsitori me lopë,për një arsye pak,sa personale,por dhe aq shoqërore. Para dy ditësh,në FIER, u nda nga jeta një njeri,paksa i veçantë. Ai qe shofer me profesion dhe bejtexhi i lindur. Unë,ngaqë e njihja mirë, e kam quajtur"Njeriu që të hiqte stresin". Dhe i tillë ka qenë dhe ka mbetur në mendjet e atyre që e kanë njohur SOTIRAQ PLAKA apo RAQI PLAKA. Sikur të rrije me të përdita jo vetëm nuk do mërziteshe,por,përkundrazi, do e ndjeje veten qeshqek nga bejtet që sikur i nxirte nga xhepi.
Kjo historia me lopë,nis me RAQIN dhe sos me dy histori të tjera.
1. Raqi Plaka qe shofer në Ndërmarrjen e Grunbullimit të qumështit në FIER dhe një të dielë as që e ndezi makinën. Alarmi i madh dhe të hënën u thirr në raport tek drejtori
Drejtori:- Ore faqezi si nuk vajte të tërhiqje qumështin dje, që ishte e dielë?
Dhe RAQI,pa e prishur terezinë:- Pse nuk e kanë pushim lopët.të dielën?!!! *
2.Një fshatar nga GORISHOVA ( fshat në zonën e CAKRANIT të MALLAKASTRËS) u nis të shonte mik në SELENICË. Me SELENICËN i ndante lumi dhe, ngaqë ishte meskorriku, qe pakësuar ujë aq,sa kalohej në këmbë.
Kaloi lumin dhe,ashtu nga mbrëmja,sosi tek miku. Miku qe rrobaqepës dhe kishte 6-kalamanj. Duke ia ditur hallin,i thotë të zonjës së shtëpisë:- Mos u mundo të gatuash gje për mua,se jam me"peris" dhe në darkë dua vetëm një përshesh me kos.
Rrobaqepsi:- Ku kemi kos ne,kur një shishe me qumësht marrim në dyqan.
-As mos u shqetësoni! Nuk dua gjë tjetër.
Kaloi natën aty dhe në mëngjes u kthye në fshat. Në kasolle kishte dy lopë. E zgjdhi nga grazhdi dhe me litarin prej dore mbante lopën. Shkoi tek miku në SELENICË dhe u tha:" Lopën e kini tuajën deri sa të ketë qumësht,ama,kur të vij unë, në darkë,dua përshesh me kos. La lopën dhe u kthye në shtëpi , i gëzuar që po ndihmonte mikun.
E mora unë lopën,i gëzuar,- tregon djali i madh i familjes (sot është 83-vjeçar,ka qenë mjek patholog) dhe e çova për kullotë. Lopa kulloste për qejf të saj dhe,mua,- tregon ai,- më kish zënë gjumi. Lopa,si u ngop, u nis andej nga kish ardhur. Kafshët kanë instikt dhe mbajnë mend rrugët. Lopa kaloi lumin dhe erdhi tek kasoljja vet, Aha,- tha fshatari,- qenka e thënë,- janë të pazotë për të mbajtur lopë.
Por kjo histori nuk mbaron me kaq. Ky,fshatari, së bashku me të shoqen,një ditë prej ditës,zbret në FIER dhe me tren do nisesh për tek një mik në Tiranë. Hipin në një nga vagonat dhe,para se treni të nisej, zbret vet për të shkuar në WC. Sa u fut në"banjo",treni u nis. Tani nuk kish rrugë tjetër.Të priste trenin tjetër,pas 6-orësh. Sado qefprishur,kish një dell humori dhe tha:"Gruaja ime, në i gjan lopës, ka për ta gjetur shtëpinë e mikut." Kur sosi tek stacioni i Tiranës, pa të shoqen që priste e shqetësuar. Eh,- tha me vete,- aha lopa ime është ku e ku më e mençme nga gruaja.
*
3. Kjo historia e tretë,është pak e trishtë, por,sidoqoftë, e vlen që të tregohet.
Aty,mesviteve '70-të të shekullit tjetër,në Tepelenë ndodhi një ngjarje tragjike. Një çift ,që të dy komunistë,krjuan një mardhënie intime (qenë të martuar me partnerë të tjerë),nuk duruan trysninë e thashëethemeve dhe,për fatin e keq.vranë veten. Njollosja e moralit proletar tronditi jo vetëm kupolën e rrethit,por deri lart:tek QENDRORI i PARTISË. Vet Enver Hoxha dërgoi një letër ku, si"emërues i përbashkët",mund ta përmblidhje me atë sloganin që u shkrua me gërma kapitale:" Kush njollos nderin e nënanve, grave e motrave tona. të ngrihemi të gjitë e t'u këputim kokat!". Qendrim radikal që nuk linte vend për ekuivoke.
Mirëpo sa më shumë shtrëngoheshin masat për të ruajtur të pastër moralin proletar,aq më shumë bëhej pis dhe,sidomos,nga kuadro që kishin pushtet apo qenë komunistë.
Fshati im,në MBROSTAR-URA në Fier qe sektor bujqësor e blektoral i Ndërmarrjes Bojqësore"ÇLIRIMI". Sektori i madh me tri stalla lopësh (laramane e zezë të blera në Holandë). Në këto tri stalla punonin vajza dhe gra.Veç tyre kish trizooteknikë e një veteriner. Punohej me disiplinë të lartë dhe,pikërisht, kur qarkulloi ajo letra e Enver HOXHËS,një komunist bëri një proçkë.Flirtonte ashiqare dhe ky akt i turpshëm,i vrau sytë zotekinikut të ndershëm VASIL S... Vasili kish 10-vjet që punonte këtu,mes grave a vajzave dhe sillej si zotëri vërtetë. Ngaqë nuk e duronte dot.shkon dhe e raporton në drejtori. Drejtori i mdërmarrjes dhe sekretari i byrosë së partisë,nuk e përtypnin dot"pisllëkun" e atij kuadri,aq më tepër se pisi qe komunist e kishte krahë të ngrohtë. E rithërresin VASILIN dhe i thonë:-Je marrë me thash e theme. Ajo qe një lopë që i hipi lopës dhe ty të është dukur si shoku IKS!!!
Aha,- tha VASILI,- unë komunist nuk jam,por të zezës nuk i them e bardhë dhe të bardhës,nuk i them e zezë.
Jo vetëm e dëbuan nga zyra,por që nesërmen,mu në mes sektorit, u var një karikaturë me diçiturën:"Vasil S... thashethemexhi." Për"edukim" transferohet 30 km larg në sektorin e X,,, Ja,kështu e pësoi njeri i ndershëm VASIL S... *
* VASIL S... është sot 85-vjeç dhe për etikë nuk ia shkrova mbiemrin.
Tiranë,5 gusht 2026








Comments