Përparim Hysi: Telashe të "vogla"
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 6 hours ago
- 6 min read

Telashe të "vogla" të një njeriu të ndershëm
(tregim)
Nga Përparim Hysi
Heroi i këtij tregimi nuk është shpikja ime. Përkundrazi: ka qenë komshiu im dhe,tek shkruaj për të, gjithmonë më bren meraku në do jem i zoti që ta paraqesë para lexuesit me gjithë atributet që kishte si një njeri të ndershëm,siç është ndershmëria. E kam fjalën për MANO OSMAN MAKËN nga PETOVA e FIERIT. MANO MAKA ka qenë me kombësi boshnjake dhe,siç më kujtohet,para se të vinin nga Bosnja në SHQIPËRI,kanë jetuar në Novi Pazar të BOSNJËS. Në Petovë,nga jam dhe vet, erdhën në vitin 1947 dhe u vendosën as dhjetë çapa larg familjes sonë. Këta,boshnjakët nga BOSNJA,qenë familje e madhe: 6 burra dhe pesë prej të cilëve qenë të martuar dhe nga burrat,vetëm ky,MANUA,qe i pamartuar që,siç gjykoj,në këtë kohë duhet të ketë qenë rreth 18-vjeç. Boshnjakët që u vendosën pranë nesh,ngritën një shtëpi të re me ustallarë nga BORIÇËT e FIERIT,mjeshtëra ndërtimi,të ardhur nga Dibra e madhe. Petova ku jetonim ne,familjarisht, quhej Petova e re për t'u dalluar nga fshati i madh,PETOVA e vjetër. Petova e vjetër në këto vite që flas unë,kish mbi 100-shtëpi,pothuaj me banorë vendas,den baba den, hiq nja 6-7 familje vllahe (çobanë). Ndryshe nga PETOVA e vjetër,PETOVA e re kish plot 33 -shtëpi dhe që të gjithë,jabanxhinj. Nuk kish fshat më heterogjen nga PETOVA e re: kish skraparlinj,kosovarë, shqiptarë nga trevat e Malit të zi; boshnjakë,çamë dhe dy familje të ardhura,një nga Karbunara e Lushnjes dhe një tjetër nga një fshat nga rrethinat e Patosit. Hetorogjen vërtet,por kishte një shkuarje që askund tjetër nuk e gjeje. Mjafton të them vetëm kaq: tri familje qenë në varfëri ekstreme,po,kur shihej gruri,secili nga fshatarët daroviste falur dhe askush në PETOVË të re nuk kërcënohje nga uria.
Ç'shkruaj,nuk është hamendësi imja,por kam jetuar në PETOVË të re deri në vitin 1959.
*
Familja boshnjake me 6-burra qe si një"minirepublikë",krahasuar me familjet e tjera ku,e shumta,kish deri tri burra në një famile dhe jo kështu:plot 6-burra! Shto pastaj gratë e fëmijët dhe bëheshin gati si një lagje më vete. Qenë komshinjtë tanë (kishim ardhur nga Skrapari qysh në vitin 1941) dhe aq komshinjë të mirë qenë,sa nuk ua gjen kund të gjashmin. Qenë punëtorë të mëdhenj.Sado që qenë më të rinjtë që u vendosën në PETOVË të re,u bënë bujqët më me emër jo vetëm në rrethih e FIERIT,por në mbarë SHQIPËRINË. Prodhonin më shumë se gjithë fshati dhe qenë jo vetëm bukëdhënës,por dhe miqësorë sa nuk gjej fjalë për t'i cilësuar. Nëse e merni se po e zmadhoj vlerën e tyre si bujq (tani thuhet fermerë), ju them vetëm një fakt: kryetarin e kësaj "minirepublike",BAJRAM MAKËN,e thirri në takim vet komandanti alias Enver Hoxha që jo vetëm e falnderoi,por si"suvenir" i dhuroi një kobure!!! Në doni fakt tjetër:jetonin aq mirë,sa në ato kohë(pra viteve '50-të të shekullit që shkoi),vet Sekretari i parë i komitetit të partisë në Fier,SABAH HASA, sillte gruan me fëmijë që veronte në"selinë e kësaj minirepublike". Qenë shumë të pritur dhe kanë mbajtur nga dy-tri vjet pa zënë punë me dorë,dy vëllezër dhe një kushëri të ardhur një nga BOSNJA e dy nga Turqia. I trajtonin si miq dhe veç mik tek MAKAJT të ishe. Në hall,ta nxirrni sakaq dhe në gëzime,shtëpia e tyre,ishte jotja. Me burra e gra, një kallëp ishin. Ne,fëmijët,aq u familjarizuan me fëmijët e tyre,sa në atë kohë, mësova të flas në gjuhën e tyre. Me kalimin e kohës zura të harroja,por,kur shkoja mik tek ish-komshinjtë,këta porosisnin nuset që nuk më njihnin dhe u thoshin:-Mos flisni në gjuhën tonë ,se PAPI(kështu më thonë të gjithë ata që më njohin),i kupton të gjitha.
*
U zgjata ca,për t'ju treguar se këtë "minirepublikë" e njoh mirë dhe,po kaq mirë,MANO OSMAN MAKËN që po e sjell në këtë tregim. MANO qe i gjatë,gati dymetrosh dhe i trashë nga trupi si një lis shumëvjeçar. Qe i fuqishëm si një HERKUL dhe ky njeri që me duartë e tij aq të fuqishme mund të mbyste dhe një dem,kish nnjë zemër të brishtë e të butë,sa nuk therte dot një pulë. Nuk kish njeri më të gjendur dhe aq bujar. Këto cilsi ia njihnin që të gjithë dhe,kur kërkohej një roje i sigurt për bostanin në kooperativës,njëzëri propozuan MANON. Roje MANUA dhe askush nuk afrohet atje.Parcela e bostanit qe goxha e madhe,por MANO jo vetëm i doli zot,por ngriti mu në mes parcelës një si"kullë"apo "karakollë" për të treguar se këtu ka "zot hauri" dhe "zot i këtij hauri" jam unë tek "karakkolli". Bostani qe pjekur dhe ta bënte me sy,por me MANON nuk bëhej shaka. Askush nga ata të fshatit nuk afrohej,por,kur s'e priste,sheh nga "kulla" e tij që në bostan,vjedhurazi,hyjnë tri ushtarë. MANO i pa dhe bëri një sy qorr e një vesh shurdh:ushtar kam qenë dhe veta.Dashtë! T'ju bëjnë mirë. Nuk luajti nga"kulla",sikur nuk qe aty,por me sy i ndiqte. Ushtarët hëngrën sa deshën dhe,sakaq,zunë të mbushnin një thes që kishin me vete. Aha,- tha MANO,- ky është zullum i madh. Zbriti nga "kulla" dhe u doli para. - Ku doni me atë thes? NJëri nga ushtarët,si gjasme më"trimi" i tyre,hoqi rrypin e mezit(qenë nga ata rrypat me toka) dhe tentoi ta"frikësonte" rojën. Tani MANO nuk ka më zemër fëmije,por është HERKULI që,mbasi ia rrëmbeu"rrypin" u hyri dorë dhe i kopanisi aq sa ushtarët gati zunë spitalin.
Kur shkuan në repart,sikur kishin qenë në luftë dhe komisari e komandanti u alarmuan jo për shëndetin e ushtarëve,por mos ankohej roja dhe u hapte punë për cënimin e pronës së përbashkët. Pa u ftohur "pilafi",o burra tek roja. MANO zbriti nga"kulla" dhe i ftoi mysafirët tek "karakolii" i tij. I qerasi me bostan dhe,kur ata zbrazën"hallin" e tyre,semos MANO denonconte më tej,u tha:" I lashë që të hanin,por hajninë nuk e lejoj." Ata me shëndet dajakët dhe nuk kam unë pse ankohem.
*
Një ditë ,qe ashtu pasdreke,tek po kthehej në shtëpi,në një mezhdë aty pas rrugës, shikon një burrë të shtritur që mend lëshonte jargë nga goja. MANO afrohet dhe e njeh atë burrin shtrirë për tokë. Ou,- bëri MANO,-po ky qenka kryetari i koopertivës dhe paska pirë shumë"zavalli". Asht burrë i mirë,por e prish me atë raki. Pa e bërë dy,i fut dy krahët dhe e hedh në kurriz. E hedh në kurriz,por MANO nuk e di që kryetari që është"burrë i mirë", ka një huq të keq:kur pi zë e shan,sikur t'ia ketë fajin kush. Kështu po shan dhe mbi kurriz të MANOS. Manua mundohet ta qetësojë dhe i thotë:- Po të duroj se të kam në vend të babës.I dehuri,e shtoi "dozën":-E shan MANON nga nëna! Deri tek nëna,s'duron MANO:"thesin" që mbante mbi kurriz e hodhi mu në mes ferrave.
*
Ka qenë fund marsi,aty pragviteve 'tetëdhjetë të shekullit tjetër. Afër shtëpisë së MANOS afrohen dy barinj me tufën e deleve, Janë nga KALAJA e DODËS,kanë dimëruar bagëtitë këtej,MYZEESË dhe po rikthehen në vendlindje. Tri dele porsa u kanë pjellë dhe s'mund t'i marrin me vete.
Të lutna,- i thonë MANOS,- na i mbaj ti dhe mot,kur të kthehemi i marrim sërish:Qumështin dhe ndonjë"kinxh" edhe preje. Po ku lë mikun MANO në mesrruge. I fut delet tek kasollja e tij dhe malësorët ikën të kënaqur. Mirëpo,sikur të kishin ruajtur mirëbesimin e MANOS,befas vjen urdhër nga kryeministria që asnjë kokë bagëti s'duhet të ketë fshatari. Fillon kontrolii dhe në kasollen e MANOS,u gjetën delet. Vullnetrarët zgjatën duarët të merrni delet.
- Ku doni burra?- sokëlliu MANO. Është urdhër,-thanë. -Jo,- tha MANO,- delet mos i prekin sa të vijnë të zotët.
-MANO,- do të gjobisim!
-Do e paguaj "dupllo" e miqtë nuk i pres në besë.
*
Kooeperativa po zinte fundin dhe,për ta ndihmuar sado pak,shteti e ndihmoi kooperativën me një"park bletësh" me një njëzet zgjonj. Të mira bletët,por kush nuk e do mjaltin dhe kush do t'u shërbejë e t'i ruajë?
Njëzëri,në kooperativë, u propozua MANO MAKA. I ndershëm po.Puntor po. DHe MANO:- Mosni burra!Unë nuk di për bletë e po "koritem". Jo,- i thanë,- bëj siç të thotë zootekniku. Dhe MANO,sa mori bletët, e vendosi"parkun" mu në mes pyllit. Atje,ngriti një krevat me sende rrethanore,dhe "parku" iu bë si shtëpi. E shoqja,HASNIA,i çonte për të ngrënë dhe qenë"ndarë së gjalli".Dhe pritej prodhim i mbarë.Manua natë e ditë aty. Pa pritur, bletët u sulmuan nga një virus dhe "vdiqën"(për bletët nuk thuhen ngordhën) që të gjitha. MANUA u alarmua. Por shteti nuk të falte. E morën të pandehur. Qeshë në gjyq se e kam patur mik. Në gjyq MANUA tregoi se i bëri të gjitha shërbimet siç e instruktonte zootekniku dhe gjyqi ( po cilii ndershëm nuk u dënua pa faj) e ngarkoi mikun tim me faj dhe duhej të paguante dëmin. Erdhi radha e Zooteknikut dhe ky,si me shkollë që qe, po "dërdëlliste" siç ia donte puna. Befas,u dëgjua britma e mikut tim.MANO MAKA:- Ndal! Trupi gjykues u alarmua.- Çfarë ke?-pyeti gjykatësi. Dëgjo,- foli MANO MAKA,- unë dhe të drejtën mezi e them tamam dhe ky,"dejusi"(ishte fjala për zooteknikun) po rren si thi. Më lini ta mbys dhe unë bletët i paguaj "dupllo". Qe një britmë që shkallmojë "veshët me dyllë" të drejtësisë dhe mikunt tim iu dha pafajësia. Është ndarë nga jeta dhe ky shkrimi im si shenjë mirënjohje për ndershmërinë e tij,një atribut që,sapo vjen e po shuhet.
Tiranë,24 gusht 2025
Comments