top of page

Përparim   Hysi“ "SOKRATËT" që kam hasur gjatë jetës

  • 1 hour ago
  • 5 min read

                (tregim)

 

Nga Përparim   Hysi

     

   Natyrshëm,duke bërë një analogji me këtë DITURAK të madh ,si SOKRATI,fliozof imadh.i Greqisë së lashtë, kam përdorur një metaforë të hiperbolizuar,se e vetmja gjë i gjan SOKRATIT,se të gjithë(me përjashtim të njërit),nuk kanë lënë gjë me shkrim. SOKRATI(460- 399 pra KRISHTIT) nuk la qoftë dhe një libër të shkruar dhe,megjithatë. të thënat e tij, kanë mbëritur përmjet nxënësit të tij,PLATONIT. PLATONI  e përcolli me lot në sy,fundin tragjik (piu kupën me helm),të MËSUESIT të tij,aq të dashur dhe,po aq të ditur.

                                                           *

Tek do t'i njohë lexuesit me "SOKRATËT e mi",dua t'u them:-Janë të vërteta ato që ka thënë POETI BORGES nga ARGJENTINA:"Vdes një njeri,vdes një bibliotekë". Të diturit lënë prapa porosi që,ashtu si busulla që tegon Veriun, po ashtu duhet të lexojmë nëpër rreshtat e tyre. Ja dhe një DITURAK tjetër i madh: ky është AKADEMIKU SHQIPTAR GJOVALIN GJADRI(1899-1974).Ky e ka lënë me shkrim: "Të vdekurit  kanë një ndikim të madh tek ne. E gjithë kultura e ka zanafillën tek ata."

                                                          *

Shtator i vitit 1959. Unë sapo kam dalë mësues dhe.krahas detyrës si mësues, duhet të bëj historikun e fshatit. Takoj më të moshuarin e fshatit. XHa ZARIK GJONIN. Ndërsa nxjerr blokun e shënimeve,Xha ZARIKU filloi:  "... babai im ngordhi!!!"  Unë riosh, kërcej përpjetë dhe i them:" Ore xha ZARIK,çështë ajo fjalë,se "ngordhi" themi për kafshët. Dhe Xha ZARIKU, pa e prishur terezinë fare,më tha:" Në MYZEQE,kur vdes nga uria,thuhet:" Ngordhi". ndaj u kam thënë çunave të mi dhe"tjarëve":" GJete kokërrbereqeti në rrugë,mos e  shkel me këmbë,po fute në xhep,se të lipset nesër. SE mund të kesh lekë,por nuk ka mall(bereqet) për ta blerë.Malli është më i shtrenjtë se leku.

                                                        *

Fundshkurti në vitin 1960. Qe i butë jo si dimër dhe bajamet,kumbullat dhe pjeshkët mbuluar me lule. Ballë për ballë me xha SPIRO  KOMININ. MIrëmëngjes Xha SPIRO,  -Mirëmëngjes,dhaskal!  Xha SPIRO,- thashë unë,- erdhi pranvera.-  Ku e pe? - Po, ja,- i thashë unë,kanë çelur pemët me radhë.

-Digjo xhixhan këtuja,dhaskal:- Pemët janë si njerëzit. Ca të zgjuar,ca të avashëm. -Po ç'hyjnë pemët tek zgjuarësia?-kërceva unë   Ja,- ta them una:këto që kanë çelur,para kohe,u ngjajnë atyre"cucave" që endin"pajën" msheftas.Janë"budallaçka". Dhaskal,ngule në mendje:- Pranvera vjen,kur çelë driza dhe mërqinja!!! *(mërqinja ose hide apo xinxife)

                                                   *

Për të shkuar në shkollën ku jepja mësim,gjithmonë përdorja një rrugë,për t'i rënë më shkurt dhe gjithmonë buzë rrugës hasja një plak që ruante delet e tij. Një ditë prej ditësh,plaku më ndaloi. Isha duke u kthyer nga shkolla në shtëpi,plaku më tha:-Dhaskal, vjen  të bëjmë pak muhabet me xhixhan. Pasi u takuam,u ula dhe i thashë:- Ku e di ti që jam dhaskal?

- Ore delet ruaj,por nga sytë shoh dhe vetëm ti kalon me çantë me libra në dorë. Por unë do të bëj një pyetje. Urdhëro,- i thashë.

- Dhaskal,kë do më shumë ti?

-Dua nënën!

-Nënën,ë?-shpotiti ai. Me demek,ti xhaxha një copë bari je dhe nuk di gja tjatër.-Nënën,ngulmova unë. Ju,shkollarët,-tha me të qeshur,hiqeni sikur i dini të tëra. Digjo këtë xhixhan këtuja,se si shkon dashuria e ropit. Natyrshëm që e lashë të lirshëm xhixhan. Dhe ja seç më tha xhixhai. " Kur je i vogël,nënën do,se ajo të jep gji dhe kujdeset për ty si për sytë e ballit. Rritesh,sidozot ti,o dhaskal,zë të djersitë musteqja dhe sa hasë ndonjë"zogëz" fillon e do atë.Martohesh.do gruan. Bëhesh me fëmijë,do fëmijët. Bëhesh gjysh kështu si una,do fëmijët e fëmijëve.Këta janë mjaltë mbi mjaltë. Mbaroi dhe,pasi më hodhi duarët në qafë,tha:- Tani urdhëro me shëndet dhe,kur të plakesh kështu si una, kujtohe këtë xhixhan. U plaka dhe fjalët e xhaxhait janë  aq të vërteta,sa,po ta gjeja gjallë, do t'ia puthja atë kokë aq të mençme.

                                                   *

FIER 1970. Po pi një kafe me LLAZAR DOKO;muzikant profesionist në Shtëpinë e Kulturës në FIER. Tek gjerbnim kafenë.LLAZARI po  më fliste për diçka dhe unë po e dëgjoja me interes. Për çudi,miku im, bërtiti:- NDAL!

-Ç'pate?- pyeta unë i shqetësuar:

- Ti nuk më do,- u ankua ai.

-Po  si nuk të dua?- kundërshtova unë.

-Ti nuk më do,se nuk po më k u n d ë r s h t o n !!!!

                                                *

FIER,aty mesviteve '70-të.  SI kolektiv (nja 20 mësues e mësuese) isha në një gosti tek një kolegu ynë. Veç nesh,kolegu,kish ftuar të afërm apo miq dhe,siç mbaj mend, rretjth 30 vete,nja katër orë të mira,ha pi,këndo dhe muhabete,pa doganë. Siç vura re, vetëm një burrë me një kokë të madhe si shpellë,as që e hapi gojën fare. I shkreti ky,-thashë me vete-,duhet të jetë budalla. Kur po i jepnim fund muhabetit.sekush po fliste.si,:jo por interesi kshtu apo ashtu... kur"kokëshpella" foli:- Çfarë thatë ju për interesin? Digjoni këtë"Çiçon " këtuja:- Kur lindi ropi që i thonë rop,de: pa një si"malukat" përpara. U zu ngusht.Çfarë t'i them?  Çfarë t'i them? Dhe mbërriti:" Mirëmëngjes,o interes! Ka lindur para ropit interesi dhe nuk vdes kurrë.

Ore,- bërttita unë,- katër orë dhe nuk fole një fjalë dhe unë të mora për budalla,por ti ma paske kokën plot,prandaj më lër të ta puth atë kokë.Dhe e putha.

                                                                          *

Ka ndodhur në 2 mars 1967. Bëhej ajo ngjarje që në shtypin e kohës,me gërma kapitale,u quajt"Kuvendi i dytë"(historik) duke bërë analogji me 2 marsin 1444,KUVENDIN e LEZHËS që mbajti SKËNDERBEU. Ky i dyti bëhej në mbështetje të fjalës së 6 shkurtit 1967 të Enver Hoxhës kundër fesë dhe klerikëve. Qeshë një nga"lektorët"(fola në emër të ushtrisë se qeshë ushtar në Shëngjin).

        Jo vetëm qeshë përgatitur mirë,por edhe lexova me pathos dhe,si paksa egoist që jam,prisja duartrokitje,por aty njoha një SOKRAT që më la me"provim në vjeshtë". Mbarova referatin tiim dhe sakaq,një fshatar që nuk para ta mbushte synë,më thotë:-A vet e ke gatit a ta ka "gatit" komisari?  Unë mend kafshova gjuhën nga inati:-Çfarë komisari,më thuaj. Vet.   Aha,-vazhdoi,pa e prishur gjakun,- mirë ushtar,po a po çohe në kambë një fije? Sado  i nxehur,por qe i moshuar dhe u çova.  Shumë mirë,ushtar,-komandoi ai,tash:- Hapi krahët! Sa i hapa,më tha:-Apo shef,ushtar,ke le"kryq"!!! Ndërsa  dëgjuesit ia dhanë të qeshurit,"komadanti" i panjohur,tha:- Ushtar,-i thuaj komisarit,-unë nuk do besoj në ZOT, kur fabrika të prodhojë farën e  tokës !!! Sado mars ,por më mbuluan djersë të ftohta. Kur mbaroi"kuvendi",pyeta një njohur(ata bënin zborin në repartin tonë në SHËNGJIN):- Ore kush qe ai që më bëri ato pyetje? AJ,-tha,- asht i dijshëm,se asht si nxanës i  AT GJERGJ FISHTËS dhe ka ba dhe burg për atë punë Asht nga Mali i Rencit.  Më vonë,e mora vesh se kush qe ai që më la me"provim në vjeshtë". Ka qenë AT ZEF PLLUMI. Atëherë as kisha dëgjuar për të,por aty nga nëntori 1967 e arrestuan,gjasme se i shërbente Vatikanit. Kur nxori librin"Rrno për me tregue",bëra një ese dhe ia dërgova (qeshë në Amerikë) jo vetëm për ç'më ndodhi në mars 1967,por se në librin e tij,përmendej:gjeneral GJIN MARKU që ka patur shofer timvëlla,QAZIMIN dhe gjenerali ka qenë mik në shtëpinë tonë. Përmendej doktor Vojo Birbilija që më ka shpëtuar jetën kur u sëmura nga paratifio në vitin 1954. Përmendej,profesori i Normales së  ELBASANIT,VELKO STEPANOVIÇI që u jepte rusisht,degës  sëgjuhës ruse.dhe unë me të lozja "shah".Për  të tre këta shokë të burgut shfaqa keqardhjen time.AT ZEFIN nuk e gjeta gjallë,se u ktheva nga  Amerika  në vitin 2012. Sidoqoftë,e kujtoj me shumë veneracion.

                            

                                                     Tiranë,16 shkurt  2026

 

 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page