top of page

Përparim Hysi:  Libri i botuar postmortum  "VËRZHEZHA në këndvështrimin tim"

"Klonimi" i dashurisë për vedlindjen


  IN memoriam GAZMOR  SELAM HYSI

                         (ese)

Nga Përparim   Hysi



    Për lexuesit e kësaj eseje,u them: Të mos merret kjo ese pak si"nepotike". E vërteta është që GAZMOR  HYSI,mjerisht i ndarë para kohe nga jeta,është kushëriri im. Nëse shkruaj,për ta kujtur atë,jo se"gjaku nuk bëhet ujë",por e meriton që të kujtohet. Vetëm të kini durim që të lexoni më poshtë. GAZMOR HYSI nuk ka qenë shkrimtar dhe nuk ka studiuar për letërsi, por ka studiuar për ARTIN USHTARAK. Që 14-vjeç ka studiuar në SHKOLLËN E BASHKUAR dhe mandej deri në shkollën e lartë USHTARAKE. Nuk po shkruaj këtu për të si ushtarak që ka arritur deri në oficer madhor dhe kuadro i lartë në specalitetin si tankist,por po shkruaj për të,jo vetëm si mik i librit,por si autor libri.  Është unik  në librin që ka shkruar për VËRZHEZHËN,fshati i tij i lindjes,në SKRAPAR. Çudia qëndron në një fakt shumë domethënës: i larguar nga VËRZHEZHA në moshën 14-vjeçare, e ka sjell para lexuesëve si një"klonim" të madh dashurie. Nëse do bëj një analogji pak të përafërt,mund t'i ftojë lexuesit sikur të futen pak në një mjedis mjekësor,kur të ndjekin diseksionin e një trupianatomik. Pedagogu i mjekësisë e ka vënë këtë trup mbi një tezgë dhe me"bisturi" pret copëra të trupit për t'u treguar të brendshmet( të gjitha organet me  radhë). Më qartë se kaq,nuk ka se si të vejë. Them e ka"klonuar": aty,në libër,autori është  në të njëjtën kohë:edhe gjeograf; edhe historian; edhe arkeolog;edhe folklorist; edhe studues skrupuloz,duke hulumtuar në arkiva e dokumente historike. Tek e ndjek faqe pas faqe të librit,s'kam si nuk befaohem. Çdo lexues që do të dijë për hartën gjeorafike të VËRZHEZHËS i ka të gjitha të dhënat aty:me lartësinë mbi nivelin e detit;me kufizimet në katër pikat e horizontit dhe nëse interesohen pë historinë,atëhere referencat(jo subjektive,por shkencore) i gjen aty: që nga paganizmi,krishtërimi,myslimanizmi e,sëfundi,bektashizmi i banorëve të VËRZHZHËS.  Për ta patur faqen e bardhë para historianëve profesionistë,ai i bashkëngjit librit si faksimile "Dokumentet historike" që ka shfrytëzuar. E shikoj atë dokument dhe për një çat them:-Çohu,or kushëri  i dashur,se GAZMOR të quanin dhe sa i ndershëm dhe me penë.Dokumenti 1(Harta e Vilajetit të Vlorës në vitin 1520-1530,së bashku me kazatë vartëse,se dhe VËRZHEZHA përfshihet në këto kaza me 44-shtëpi.


Dokumentt 2:Regjistri i tokave shqiptare 1859ku VËRZHEZHA kishte 44 shtëpi me 3352 akçe si të ardhura vjetore


Dokument 3:Fletorja Zyrtare e viti 2014,Numër 137,ku VËRZHEZHA është pjesë  bashkisë ÇOROVODË.


Më tej,mund të thosha se,nëse i duheshin dikujt të dijë për fiset e VËRZHEZHËS,nga është autori(unë për vete kam baban nga VËRZHEZHA),ka për t'I çuditur:të ardhur nga krahina të JANINËS apo dhe çudi mbi çudira:nga NOVI PAZARI. A mund ta merni me mend që në SHTËPINË e HYSËVE kishinmbriitur fotografë nga SARAJEVA. Autori është aq skrupuloz sa di të vejë kufirin ndarës të çdo lagjeje(merrni me mend VËRZHEZHA ka qenë fshati më i madfh i SKRAPARIT që nga koha e Monarkisë dhe ca më shumë në vitet e pacçlirimit. Ai njeh çdo përrrua,çdo "skërk" dhe për çdo fis. Ai njeh ritet si ato fetare dhe ato të mëvonshmet. Njeh  kuzhinën e përpunimin e kuturave bujqësore dhe frutave e perimeve. Të njeh me veshjet karkteristike(veç për burra e gra),punimet në vegj e deri tek derstilat për punimin e shajakut. Flet për zhvllimin e arsmit,ku që në kohën e monarkisë,VËRZHEZHA kish njëinternat(aty ka studiuarMEHMET SHEHU(kryeministri për27-vjet i SHQIPËRISË )ishte nga MALLAKASTRA e KAHREMAN  YLLI nga LESHNJA;ABAZ ERMËNJI nga ERMËNJI;HILMI HYSI e MUHARREM KAPLLANI nga VËRZHEZHA.


LIbri është punuar me aq dashuri e seriozitet nga autori,sa nuk ka lënë qoftë dhe një detajë

 jetësor që të shpëtojë. GAZMORI e la librin të pabotuar,por është gjallë bashkëshortja e tij, DOKTORESHA NEXHI që bëri të mundur të dalë në dritë ky libër që,siç e gjykoj unë,sikur të keshë mundësi që ta hedhësh në dsketë të madhe,ta futësh në një kaleidoskop dhe të ftosh çdo vërzhezhalli për ta parë,nuk ka se si mos përlotet nga malli,ku secili do shohë atë VËRZHEZHË,që,po t'I referohem MJEKUT të dëgjuar,PORFESOR-DOKTOR PANDEL I ÇINËS:"VËRZHEZHA nuk është fshat,por qytet". E vërteta:VËRZHEZHA ka qytetari.


GAZMOR i dashur! Ti je gjallë,jeton përmjet librave që ke botuar dhe ky libër është provë e një BASHKËSHORTEJE MODEL SI DOKTORESHA NEXHI që tretet si qiriri nga malli për ty.  Qofsh i pharruar,KUSHËRI


                                            Tiranë,20 janar   2026

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page