top of page

Përparim Hysi: Krejt, rastësisht...

  • Apr 24
  • 4 min read

Ky tregim i Përparim Hysit vjen si një rrëfim i çlirët, me ritëm bisedor dhe me një dozë të dukshme ironie e humori, që e bën leximin të rrjedhshëm dhe të afërt. Që në hyrje, autori ndërton një situatë të zakonshme – takimin mes miqve – për ta shndërruar gradualisht në një histori ku e papritura dhe “rastësia” marrin rol qendror. Kjo mënyrë rrëfimi e afron lexuesin me realitetin e përditshëm, duke e bërë të besueshme edhe atë që vjen më pas.

Në thelb, tregimi eksploron marrëdhëniet njerëzore, kujtesën e rinisë dhe impulsin e papritur që mund të zgjojë e kaluara kur rikthehet në një çast të papritur. Personazhi i Kates nuk është thjesht një figurë konkrete, por edhe një simbol i asaj që mbetet pezull në kujtesë: dëshira e pathënë, shpotia e pafajshme dhe ajo vijë e hollë mes turpit dhe guximit. Dialogët e gjallë dhe ndërhyrjet plot humor e bëjnë rrëfimin të marrë një ton intim, sikur lexuesi të jetë pjesë e bisedës.

Një element domethënës është edhe referenca ndaj poetit Musa Vyshka, që i jep tregimit një dimension nostalgjik dhe një lidhje emocionale me botën e miqësisë dhe kujtimeve. Kështu, “trimnia” për të cilën flitet nuk është vetëm një akt konkret, por një metaforë për çastet e jetës që ndodhin jashtë planeve tona, duke na kujtuar se shpesh, siç sugjeron edhe titulli, gjithçka ndodh… krejt, rastësisht. (F. Terziu)


______________________________________________________________


Krejt, rastësisht...

      (tregim)

 

Nga  Përparim  Hysi

 

   Malo Koçiu është miku im.  Ka një dyqan ku tregëton vegla për mekanikë,hidrualikë apo elektrik dhe,kur ka një zëvendësues aty,në dyqan, vjen e shkëmbjemë ndonjë kafe. Ai e di klubin ku pi unë dhe sot,pas kaq kohësh,u takuam.

U takuam dhe unë e sulmova me një "batutë" që,sado nuk është imja, e zbraza:- E mik, çfarë trimnie ke ba sot? *

Ai,duke qeshur, u mundua t'i bëjë bisht pyetjes sime,por nuk ndahem lehtë unë.

Lëre,- më tha,- po ndodhi fare rastësisht. Rastësisht,-përsërita unë,-por kot nuk thonë që rasti është mbreti i botës.

E lashë sa gjerbi gllënjkën e parë dhe...

                                                             *

Qe aty nga ora 10.00  e mëngjesit,nja dy ditë pas PASHKËVE ORTODOKSE. Tek dyqani u rrëfye KATJA. U rrëfye KATJA,-ndëryhyra unë,- sikur unë e njoh. Dale,-më tha. A e do"trimninë"? Mos më ndërpri! KATJA ka qenë komshia ime,u martua dhe kishte vite në emigrim.  Ka qenë vajzë e bukur, pothuaj e një moshe  me mua dhe unë,ngaqë jam përmetar, sa e shihja,ia thosha asaj këngës:" Rrumbullakja si karpuzi/ matan lumit-o...,por ia ndryshoja pak si "matan Lanës-o".  Ajo nuk qe matan  Lanës,po një 500 - metro nga pallati ku jetoja unë. Qe e kolme sikur harlisej nga shëndeti dhe buçiste kur të kalonte  rrugës.  Kur e shihja kështu, doja t'i thosha:- KATE, e ke lexuar atë tregimin e NAUM PRIFTIT për atë KATEN që shkonte tek pasqyra dhe i thosh vetes:- Sa e bukur je,moj KATE!!! Doja  t'i thosha,por ndruhesha dhe shkoi e vajti. Shtëpinë,kur u martua, e ka larg nga dyqani im,nja dy pallate më tej. Qemë rritur e kishim krijuar familjet tona dhe,sado rrallë,edhe shkëmbenim ndonjë "batutë" nga ato me shpoti,si: "shihemi e me gojë nuk flasim, si durojmë që nuk pëllcasim".  Rini hesapi (dukesh se na haheshin hudhrat,por kishim frikë se na mbante erë goja). Ja,kjo është KATJA, në"vija të trasha",kur thuaj ti.

-Pse kaq është"trimnia"?

-Nuk kam parë njeri më të ngucur e të paduruar si  ti. Se çka qenë një shenjt që ka thënë:"Nxitimi është i djallit". Emri i shenjtit nuk më kujtohet,por "djalli" je ti,- tha duke qeshur.

                                                         *

Erdhi KATJA,u përqafuam si miq të vjetër dhe,pasi më tregoi që kish ardhur për PASHKË dhe do ikte pas dy ditësh,më tha:- Më ka gjetur një hall.  Nuk di ku humba çelësin dhe çelësin rezervë e kam brenda në shtëpi. Mirë që kam lënë dritaren hapur dhe dua të më ndihmosh që të hyjë nga dritarja.

-Mos u shqetëso,-  i thashë

Mora shkallët portative dhe së bashku me KATEN mbrritëm tek pallati. Hipi tek shkallët dhe unë sy e veshë,se për një çast mund të binte dhe,për siguri,me të dy duarët mbi prapanicën e saj,e ndihmova të hynte brenda. Hyri,po KATJA duket qe ajo e "harlisura e dikurshme", se,kur doli në dritare dhe,ndërsa prisja falnderimin, më tha:- Hë,si e ndjeve veten me duarët tek bythët e mia?  Ndjeve ndopak rehat?

- Aq mirë,sa më mirë prishet,-iu përgjigja flakë për flakë.

- Por ti aty i ke pasur,por nuk ke patur sy t'i  shikoje !!!  Janë ca gjëra që duan guxim,-tha duke qeshur.

Aha, tani nuk mbante më ujë pilafi. Provokimi qe i hapur dhe nuk kisha çfarë prisja më. Se unë,vërtet i kam kaluar 50-vjetët,por"bukën akoma nuk e ha thatë".

Ngjita shkallët dhe sa,kërceva brenda,zgjata duarët e tërhoqa shkallët se më dukeshin sikur "flisnin".                                                              *

Nisëm të qeshnim të dy.

-Hë,-më tha,- përse u mundove?

- Të paguaj " doganën" e vjetër.

-Mos je kujtuar vonë?

-Ende nuk mbaj borxhe mbi kurriz.

Zgjata dorën drejt saj dhe ajo më drejtoi nga dhoma tjetër. Mbi krevat e shtriva dhe,ndërsa putheshim, filluam ta zhveshim njëri tjetrin.

- Kollopan,- tha ajo,- se ashtu do ta shijojmë më shumë.

Tani  u bëmë banorë të një planeti tjetër. U dehëm të dy prej kënaësisë dhe ajo më tha:

- Ti je i çmëndur!

-Më çmënde ti dhe,ndërsa mendoja se po mbaronte,kjo "betejë",vura re buzët e saj  të tendusora që kërkonin me etë buzët e mia.Një aromë e mirë prej shampoje më fryjti flegrat e hundës dhe përsëri...

Ja,kjo qe "trminia" për të cilën kishe aq merak dhe ndodhi krejt, rastësisht.

 

* I ndjeri miku im,POETI MUSA VYSHKA,kur më takonte,më thoshte:-Hë,çfarë trimnie ke ba sot?  E kam"vjedhur" nga Ai dhe,sa herë e përdor me miq të afërt,sikur e kam pranë.E kujtoj me mall.

Tiranë, 22  prill 2026

1 Comment


Perparim Hysi
Apr 25

I dashur mik!


Të falnderoj që,megjithëse je i angazhuar deri në grykë, gjete kohë të ndalosh tek tregimi im. Të uroj gjithë të mirat,familjarisht!


       Të përqafoj,

                          Përparimi

                                              Tiranë,24 prill 2026

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page