Përparim Hysi: Katër "Ditët e kiametit" të BIDO AJAZIT
- 3 hours ago
- 4 min read

(tregim)
Nga Përparim Hysi
Me Bido Ajazin kemi mbaruar shkollën e mesne mesviteve '50-të të shekullit tjetër. Kemi qenë konviktorë dhe,si të thuash,kemi ngrënë nga një thes me kripë bashkë. Dualëm në jetë dhe,sado në rrethe të ndryshme, miqësinë e ruajtëm dhe e kemi gjallë dhe sot e kësaj dite. Tani i kemi kaluar të tetëdhjetat dhe,kur dolëm në pension (mosha e mësuesëve për meshkujt qe 55-vjeç dhe për femrat 50-vjeç) qëlloi që të dy me familje zumë Tiranën. Pak nga pak,u vumë në kërkim dhe gjetëm dhe tri-katër të tjerë që kishin ardhur në Tiranë. Sado që arritëm të takoheshim së pari,pak nga pak,dikujt i priu rrisku i keq dhe u nda nga jeta dhe dikush tjetër,për arsye"hiçe",nuk u bë më i gjallë dhe shkoi e vajti. Se mosha bën të sajën dhe pret me gërshërë reshperi. Dikujt tensioni ia ka veshur dy këmbët në një këpucë,dikush (këtu përfshihet dhe zotëria ime) ka bërë nja "dy vdekje klinike" dhe"harro mushkë VALARENË/se ALI PASHANË e prenë." Po mjaft me sofizma e aluzione. Të dalim nga deti me aluzione në sterenë ku u takova me BIDO AJAZIN dhe Katër"Ditët e kiametit" të tij.
*
U takuam tek "Taivani" dhe,ngaqë gjuha vete atje ku dhëmb dhëmballa",fillova ta pyesja për një nga bashkëshokët tanë. Më dha një lajm të keq:Ishte ndarë nga jeta M.B. dhe vazhdoi:
Jorgon nga HIMARA a e mban mend?
Si nuk e mbaj,- i thashë. Ai,më duket.me sa mbaj mend,u martua me ZOICËN,e vetmja konviktore në klasën tonë.
Dhe qe e bukur. Niaziu që i haheshn më shumë kumbullat për të,një ditë i tha:-Ti nuk je ZOICA,po GRETA GARBO!!!
BIDO AJAZI nuk e mbajti të qeshurit dhe shtoi:-Qe apo nuk qe GRETA GARBO, po,në u nis për NIAZINË sosi tek JORGUA nga Himara. Banojnë afër shkollës së Baletit dhe,ngaqë jam afër tyre, shkëmbjemë edhe ndonjë kafe ata si çift dhe unë i vetëm,se imeshoqe vuan nga këmbët e nuk shkon deri atje.
Dje ZOICËN e gjeta tek një kafe pranë"Liceut ArtistiK". Qe ulur me një shoqe. U afrova,i përshëndeta dhe,sa do pyesja për Jorgon,Zoica (ajo gjithmonë brisk ka qenë nga goja) më tha:-Po ti hajde ulu,se nuk të hamë.Vjen apo nuk vjen JORGOJA,punë e madhe,ne kafeja të na bëjë mirë! U ula dhe,pa zënë vend mirë,ZOICA më prezantoi "shoqen":kjo është vjehrra ime,mamaja e JORGOS për të cilin ty,të digjen bajgat.Dhe,ndërsa Zoica e çoi buzën vesh më vesh,vjehrra nuk foli.
E shikova me një sy,sikur do t'i merrja masën për t'i qepur një kostum dhe,pa folur fare,u mbyta nga të qeshurit.
Ore,- më tha ZOICA,- mos je dehur pa pirë që u shkërrmoqe me të qeshur?
Vjehrrra,të më falë,por m'u kujtua një ngjarje,andej nga ana jonë ( ti e di që unë jam nga Skrapari,i thashë ZOICËS).
Hë,po ç'lidhje ka me ne?
ZOICA,e di pse qesha? Mend u hodha përpjetë,kur më the kjo ështëVJEHRRA.Aty për aty,u ndryshova vendet:vjehrra ti dhe nusja-vjehrra! Dhe për të mborjtur veten time,tregova pse qesha.
-Kishte ardhur krushku me dhëndërrin tek një lagja jonë për të marrë nusen. Gratë dalin dhe mundohen të ngrejnë ndonjë këngë shpotitëse për krushqit. U hedhin një sy të ardhurëve dhe,siç vënë re,krushku qe i mbajtur goxha,kurse dhëndërrin e kish vrarë keqas puna. Kaq qe dhe ia thanë këngës:"Atje poshtë tek larushku/më i madh dhëndrri se krushku!!! ZOICA,sado e sëkëlldisur,nuk e mbajti të qeshurit. Vjehrra nuk u ndje fare,por dhe unë u pendova që krijova atë situatë qesharake. Pimë kafet dhe u ndamë. Vjehrra,të them të drejtën,sikur ma shtrëngoi dorën pak fort.
*
Ka qenë ditë e mërkurë. Një javë pas kafes me vjehrrën dhe,meqë po shkoja tek shkolla e Baletit, thashë po trokas tek JORGOJA për kafe (atëherë nuk kish celular) dhe,sa trokita,dera u hap. -Është JORGUA?- pyeta.
-JORGUA nuk është,po është JORGJICA,-foli vjehrra. Tani i mora vesh dhe emrin. U futa dhe pashë që Vjehrra i vuri shulin derës dhe m'u drejtua:- Ç'qenë ato"popla" që vërvite atë ditë? Si më more erzin para nuses,sikur të njiheshim prej kohësh?
-Kini të drejtë,ZONJË,por e kam huq,nuk më rrihet pa folur.E zbraz bamp dhe të dalë ku të dalë. Aha,- më tha,- i ke bërë hesapet,pa e pyetur hanxhinë. Unë po rrija si pulë e lagur. Ajo nuk e zgjati shumë,por tha:-JORGUA dhe ZOICA sot u nisën për në HIMARË dhe vijnë ditën e shtunë. Ti,zoti "krushk", tregoi kësaj"nuses" që të bëri për të qeshur se sa i zoti je. Dhe sakaq,hapi derën e dhomës së gjumit dhe,duke qeshur e pëqeshur,njëherësh,shpotiti:"Zoti "krushk" ja tek është"nusja". -Zhvishu kollopan!-urdhëroi. Dhe ashtu si prifti që kërceu nga belaja,unë fillova atë "betejë dashurie". Në krevat,"nusja" më kish "avaze të rënda". Aq më tepër që,sado që i shoqi kish 10-vjet që ish ndarë nga jeta,ajo mbahej aq mirë,sa,po të marrë hua një peizazh nga fshati,dukej si një"tokë e papunuar". Dalldiste gjatë seksit dhe,për të mos më lënë gjurmë të tradhtisë, më kërkoi gjuhën. Nxorra gjuhën,por desh pagova për një thelë,një pelë.Ma kafshoi aq fortë, sa thashë mos ma këputi.Kur mbaruam,më tha:-Sot është dita e parë."Dëmin" që bëre do ta paguash për katër ditë me radhë. Nëse nuk vjen qoftë edhe një ditë,ta dish mirë:- Do t'i them JORGOS E ZOICËS se erdhe dhe më sulmove.
Koka ma bëri dhe koka e pësoi: katër ditë qeshë"skllav" i asaj nuseje që m'u bë si "padrone". A nuk qenë si "ditë kiameti?!!!/
Tiranë,14 korrik 2026








Comments