Përparim Hysi: DUÇJA
- 1 day ago
- 4 min read

Nga Përparim Hysi
Nuk është fjala për DUÇEN apo Benito Musolinin,por një të gjashmin e tij. Një gjashmëri fatkeqe e fare banale,se ku Duçja i fashos e ku ky,yni, për të cilin do tregoj. E quajnë DANE GRËMALLARI dhe këtë paranomin "DUÇE" e mori krejt rastësisht. E mori paranomin dhe i mbeti pas tërë jetës. E di që do pyesni:-Si ndodhi? Veç kini durim. DANE GRËMALLARi tek po kalonte rrugës dhe ballë për ballë me HANKO XHIXHINË. Ky aty tek 50-tat, ajo tek 80-tat. E mbajtur goxha kjo HANKO XHIXHIA dhe nga goja-shpatë. Sikur priste hekur.JO vetëm gratë e kishin frikë,por dhe burrat. Nuk di seç bodec e kish shpuar nga ky DANE GRËMALLARI dhe më t'Iu lëshua:- More ti,Duçe,- i tha,- ç'më dërdëllisje pardje atje tek sheshi?
-Kujt i thuaj Duçe,ti? Muana që i vura pushkën jo vetëm Duçes,por dhe jermënit?
- Kujt ia vërvit ata"pleshta" ti ,mua që e kam parë me këta sy atë,Duçen,dhe je tohidho si ai. Korba Hatixhe ç'ka hequr kur të nxorri nga "konaku" me këtë kokë të madhe,sa po t'i biesh një demi i rrëzon brirët përdhe dhe këtë trup kaba si të Duçes,që po të çashë me sharrë,nxjerrë aq dhoga sa shtron tri konakë. Duarët m'i ke si putra ariu dhe nuk mbaronte Hanko Xhixhia sa,DANe ziu ia mbathi. Dania ia mbathi, por paranomi iu ngjit si rrodhe nga pas. Së pari e dëgjoi TANA e Shefitit dhe kjo vuri tellallin tek graria e fshatit: Dane-agait që sot e tutje do t'i themi" Duçe" se ia preu"kërthizën" Hanko Xhixhia. E gojë më gojë u hap fjala dhe sa graria e ca më shumë fëmijët loznin me fjalën"Duçe".Po kalonte rrugës DANIA dhe po shkëmbheje me një nxënës shkolle.
-Mirëmëngjes xha Duçe,-përshëndeti fëmija. Epo dhe fëmijët,- tha DANIA.
- Pa hajde pak këtu,-tha DANIA.
- I kujt je ti,o bir?
- I KALEMIT. Mirë,mirë dhe DANIA thirri tek porta e KALEMIT. Doli e zonja e shtëpisë dhe DANIA i tha:-Foli pak atij djalit se më thotë"Duçe",muana.
-Mos ki merak,o Duçe aga,se do ia bëj veshët tërkuzë.
- Aha,tha DANIA, e paska mësuesin në shtëpi.
Tek ikte rrugës,zinte e mallkonte HANKO XHIXHIN që i vuri këtë pranomë të lig. Është grua,- tha me vete,- sos është burrë,Pastaj muana më ka pritur "kollopan",se,për të thënë të drejtën,HANKO XHIXHIA qe dhe si"mami popullore". E sa për atë Duçen e italianëve e kish parë vërtet,kur qe martuar me burrin e parë. Si vdiq burri i parë,erdhi u martua me Fehratin.Po edhe ky vdiq. Ndaj dhe thoshin:- Larg nga HANKO XHIXHIA,se i "ha" burrat. KIsh hije të rëndë prej magjistrice.
*
Kot nuk shkrova që gjashmëria me Duçen e fashizmit qe fare banale. DANIA i ALUSH GRËMALLARIT kish qenë partizan. Kish luftuar kundër fashistëve italilianë dhe nazistëve gjemanë. Fliste për beteja dhe thoshte jo kështu,jo ashtu,epo,ndonjëherë,shkoi dhe gjaku deri në gjunjë. E thirrëm në jubile çlirimi të fliste para shkollës.Pak në"vija të trasha" në fjalitë e tij. Jo në këtë betejë kështu e jo atje. Qaniu që bënte historikun e fshatit,e pyeti:- A e mban mend sa gjermanë ke vrarë?
- Aha,- tha DANIA, unë nuk di të"gavnjej"*(gënjej); Kam shtyrë,po sa kam vrarë nuk e di.Por më shumë ka vrarë Kadriu.
Dhe QANIU.- Cili Kadri apo Kadriu i Harizit?
Por ç'Kadri i Harizit? Kur luftonja una,Kadriu i Harizit i binte maces me lugë. E kam fjalën për KADRI HAZBINË që është Ministër Mbrëndshëm una.Dhe veç tij kam dhe pesë shokë të tjerë,po nuk është vendi t'i përmend.
Sado që kish luftuar, DANE GRËMALLARI punonte në kooeperativë me shokët. Sakaq.qemë prishur me rusët dhe me kinezët dhe qenë kthyer ato"zboret"17-ditore. Ata,të Degës Ushtarake,ngaqë e njihnin DANEN dhe dinin dhe moshën e tij,nuk e përfshin DANEN në listë. Domethënë,- tha DANE GRËMALLARI, ti "DANE që ke luftuar dje,sot je i vdekur dhe i pakalllur" dhe tym nga mendja u sul andej. Ore,- u tha,- unë vërtet po shkoj drejt 60-tave,por akoma nuk e ha bukën thatë,una. I kërkuan ndjesë dhe e mobilizuan në një kompani këmbësorie art-mitraliere. Kompanisë i erdhi detyra në rrugë e parrugë,të ndryshonte pozcionin,se armiku kish zënë poziccion mu rrëzë Shpiragut. Pjatën e mortajes në kurriz DANES dhe o burra të dëbojmë "armikun". Kur sosi kompania në"fushëbetejë",DANES këmbët iu buhaitën dhe shpatullat plagë nga pesha mbi kurriz. Kur u kthye nga" luftimi",zuri vend në shtëpi. E shkreta,e shoqja,ç'hoqi për ta mjekuar. Fshati qe larg nga qyteti dhe "dermani" në fshat qe HANKO XHIXHIA.Kjo qe shëronjëse dhe,kur erdhi Zenepja(e shoqja e DANES),ngaqë e kish marrëvesh që zborin e kish kërkuar vet,mbrriti vet me gjithë"pomadën". Kur i pa plagët në këmbë dhe ato vragat mbi shpatulla,iu lëshua:" Ore DUÇE,po nuk nxure njëherë. E bëre si breshka që vajti tek nallbani që i tha:-Më ngul dhe mua një gozhdë. ia"lau" me raki plagët dhe,tek po ia lyente me kujdes,tjetër "gozhdë".Nuk të kam thënë që lopa kokëmadhe nuk ka qumësht. DUÇJA mend kafshonte gjuhën,se HANKO XHIXHIA dorakun e kish me vete. Kur iku, DANIA i tha të shoqes: -Më mirë të mbetja"ulok" se sa të mbaja"gozhdët" e saj.
*
U shërua DANIA dhe ngaqë në çdo fshat u vendos një telefon,me porosi të kryetarit u vendos atje DANIA. I moshuar po dhe nga goja brisk. Të nesërmen,kryetari i kooeperativës,sa për t'i uruar detyrën e re dhe ca për t'i bërë "isharet" se të mirën e ke nga unë, mori në telefon:-Alo,DUÇE,ta gëzosh detyrën e re!
-Duçja i satëme!-sokëlliu i murrëtyer DANIA.
-Ore DUÇE,shpotiti po jam unë kryetari.
-Qenke kryetari dhe,me demek qenkam Duçja una, që kur luftonja una,ti i bije maces me lugë. Ç'dëgjuan për rreth,u shkrinë së qeshuri.
Por të nesërmen ndodhi dhe gurguleja. Ra telefoni dhe kur DANIA e vuri në vesh,që nga qyteti foli dikush. Jam sekretari i parë dhe më lidh me kryetarin e kooperativës.
Në je sekretari i parë,nuk më prishet "gjiza" muana. Ke emër apo nuk ke? Emri më duhet muana,se unë nuk pyes dhe për sekretarin e dytë dhe jo për të parin. Tjetri iku nga telefoni,por DANE ziun e hoqën menjëheë.
Eh,- tha DANIA,- deles zezë i ngulen rrodhet. Ja ky është i tëri DANIA ynë,që sado u moshua,mbeti babaxhan nga shpirti dhe me zemër të qashtër si të një fëmije. Atë"rrodhen" që i nguli HANKO XHIXHIA s'e hoqi e nuk e hoqi dot, por, megjithatë, mbetet në kujtesë si sa babaxhan dhe,po aq shpotitës.
Tiranë, 19 korrik 2026








Comments