top of page

Përparim Hysi: Dhe  DJALLI, ndonjëherë,nuk është krejt i zi

  • Mar 30
  • 4 min read

Dhe  DJALLI, ndonjëherë,nuk është krejt i zi


 (tregim)



Nga Përparim   Hysi

  Para së gjithash, u them lexuesëve se unë nuk kam qenë dëshmitar okular në ç'ka do t'ju tregoj më poshtë. Por,sidoqoftë, informacioni që mora qe, nga një njeri i besuar.Arsyeja tjetër është se protagonist i këtij tregimi është një kushëri imi. E sa qëndron e vërteta në këtë tregim,po mbrohem me fjalët e një GJENIU. Me fjalët e AT GJERGJ FISHTËS,që kur mbaroi këngën për MARASH UCIN,thotë,mes tjerash:"... oh, atje s'kena kanë,por kështu na kanë thanë". Edhe një herë tjetër,kam folur për këtë ndodhi dhe,nëse po tregoj prapë, inkurajimin e kam marrë nga një GJENI tjetër:nga ISMAIL  KADARE! Ky ka thënë:" NJë autor mund t'I kthehet,kur do, një shkrimi të vet.Dhe ka të drejtën e plotë". Mendoj se deri këtu e kam faqen e bardhë para lexuesit dhe ndaj po vazhdoj.

                                                       *


Qe bonifikuar këneta e TËRBUFIT,nga më të mëdhatë në vend, me dhjetëmijë hektarë. Hapej një front i madh për bujqësinë dhe,ngaqë kjo kënetë,ndodhej në rrethin e LUSHNJES, qeveria organizoi në LUSHNJE një seminar kombëtar me specialistë të bujqësisë në rrethe. Vet kryeministri,Mehmet Shehu që ishte,siç mendonte,specialist bujqësie,jo vetëm e drejtonte seminarin,por dhe mbajti referatin model,se si  duhej punuar mbi këtë sipërfaqe të madhe toke. Dihej autoriteti i tij në qeveri(ku peshonte "rëndë",pas njëshit,sigurisht). Dihej gjithashtu që,sado kryeministër, ai si specialist bujqësie,kish marrë një parcelë ekspermentale,ku punoi vet me traktor,në ND.B.të SUKTHIT. Mbajti referatin dhe,mes tjerash, bënte prognozën: "... tani e tutje, ishin tokat ujore të kënetës së TËRBUFIT,duke i punuar në"formë kurriz peshku" do japin redimente të larta. Natyrisht,pati  ovacione. Po kur thonë,andej nga VERIU i vendit tonë." Kadal bek/se ka hendek...

Me leje, u ngrit dikush. Ju dëgjova me vëmendje dhe nuk mund të mbyllim sytë,sidomos ne që paguhemi për bujqësinë,për këto aritje,por shoku Kryeministër,tokat e Tërbufit janë toka kripore dhe nuk mund të punohen si"kurriz peshku".

- Kush je ti?- sokëlliu kryeministri.

-Unë jam SYRJA HYSI,kryeagronomi.

-Dil përjasha!!!

- Unë përjashta do dalë,se ju jini kryeministër.

- Përjashta dhe që sot je i pushuar!

- Për të pushuar, nuk më pushon dot,se sa peshoj unë,aq ka harxhuar qeveria për mua që më specalizoi jashtë shtetit.

-Mos më trego mua harxhe,por përjashta!

Mbasi u largua,"prishësi i qetësisë", seminari  ia arriti qëllimit dhe,ngaqë kryeministri ishte qejfli gjahu,pas seminarit me shpurën e gjahtarëve arritën në pyjet nl rrethina e Divjakës.

                                                          *  

Gjahu shkoi aq mbarë dhe kur u stivosën kapicat e"viktimave",për herë të parë,kryeministri qeshi dhe shpura i mbajti "ison". Kot nuk thonë:"Kur je në qejf,as zgjebja nuk të ha". E preu të qeshurit dhe iu drejtua njërit prej"trimave"që e shoqëronin.

-More si quhej ai "rebeli" që nxora jashtë?

- SYRJA  HYSI,- tha "kaleci"

-HYSI,-përsëriti si me vete,kryeministri

-Mos është nga Skrapari,ky?

- Nga VËRZHEZHA dhe është i biri ,i PASHO HYSIT.

- Ashtu,ë... dhe heshti.

Ndërkaq, si për t'i ardhur në ndihmë,heshtjes të kryeministrit,në afërsi të pyllit u dëgjua një fyell. Kryeministri u bë sy e veshë. Sakaq.u bë i vogël dhe iu kujtua CORRUSHI,fshati tij në MALLAKASTËR,dhe ai duke i rënë fyellit,si ky fyelltari i padukshëm.

- I rënka bukur qerratai,-foli i këndellur kryeministri. A nuk ma gjeni dhe të vijë,të argëtohemi pak?  Vrapoi "shpura" dhe e gjeti.  Fyelltari qe një nxënës i klasës së shtatë(Shkolla atëkohë qe 7-vjeçare) që ruante dhëntë e tij.

- Ore,- i thanë,- a vjen  t'i biesh fyellit se janë dhe ca burra të tjerë.

- Vij,- tha,- pa e prishur terezinë

Kur mbrriti,kryeministri i tha:

- Vet e ke mësuar fyelilin.

-Ëhë,(shpura u shqetësua nga kjo"ëhë). Kryemistri buzëqeshi. Shpura u"çlirua" dhe u fut në lëkurën e të madhit.

-Po hë,- vazhdoi i"madhi",me se do na kënaqësh?

-Do marrë avazin"Kur dhëntë shkojnë për ujë",-tha fyelttari.

-Të lumtë,por si vete me mësime?

-Jam me të gjitha pesa (nota më e lartë deri nga viti 1968 kur u riorganizua arsimi). Ja dje të shtunën,- tha djali,në Lexim Letrar,kishim "Fyelli i Marsiasit" dhe mua më vuri  pesë mësuesja. 

-Ashtu,ë?

- Po a ke qejf të vazdosh shkollën?

-Aha,- foli ezber fyelltari,- në shkollë nuk më çon dot.

- Si,nuk të çokam dot?!!!

- Nuk më çon dot,se babai im  është kulak !!!

-Kulaak,-mend lebetiti mjedisi.

-Po pse e kanë bërë kulak baban?

Babai im ka qenë partizan,por kooperativën nuk e do. Nuk u fut. Nuk u fut ai,por ia futën këta,-tha pa e prishur terezinë djaloshi i vogël. Aha,- thotë pepja im,- në kooperativë është puna me urdhëra dhe nuk më pëlqen,-thotë

_ Mirë,- i dha fund "shfaqjes",i madhi. -Rrofsh,se na kënaqe.

Ndërsa  fyelltari i vogël hyri në pyll, Kryeministri foli:

- Dëgjo,ILAZ (ILAZ REKA,atëkohë,sekretar i parë i komitetit të partisë në Lushnje),të shikohet kulakllëku i këtij që ka qenë partizan dhe ky djali i fyellit, mot drejt e në LICEUN ARTISTIK.

Epilog

            Të gjithë historinë ma tregoi një agronom pjesëmarrës që dinte lidhjen time me Kryeagronomin SYRJA PASHO HYSI. Sa i tregova timeti për "rebelimin  e Syrjait" dhe ndëshkimin ga kryemistri,babai im tha:"Ndonjëherë, nga sherri vjen hairi". Kryeministri do qetësohet dhe do  gjykojë me urtësi. Dhe vërtet kështu ndodhi; SYRJA HYSI u transferua si këshlitar bujqësie pranë Kryeministrit;më vonë zv-ministër bujqësie dhe më pas:zv-rektor në ISNTITUTIN BUJQËSOR. Ka ndërruar jetë,por nuk ka njeri që e ka njohur që mos flas  me fjalët më të mira për të. MEHMET SHEHU ka mbaruar INTERNATIN në VËRZHEZHË të SKRAPARIT dhe ka ngrënë bukë në familjen e PASHO HYSIT. SHEHU I CORRUSHT,babai i kryeministrit,ka qenë mik i familjes së PASHO HYSIT.


Fyelltari i hoqi kulakllëkun babaitdhe vazhdoi LICEUN ARTISTIK dhe u bë flautist.

                                                Tiranë.29 mars  2026

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page