top of page

“Për Kutelin dhe miq të tjerë të letrave”


Nga Pandeli Koçi

alias Sazan Goliku

– libri i ri i Spiro Gjonit”

Ka disa vjet që te ne në shtypin letrar dhe atë periodik janë ngritur shqetësime për mungesën dhe cilësinë e kritikës e të studimeve tona letrare. Shkaqet e një gjendjeje të tillë janë sa letrare e shkencore, aq dhe jashtë tyre. Pas rrëzimit të dogmave të realizmit socialist pritej një ngritje e gjithanshme në kushtet e reja të lirisë së shprehjes artistike, të mundësisë për analiza e interpretime të larmishme të historisë së letërsisë dhe të letërsisë bashkëkohore me metoda të reja të analizës së teksteve letrare. Por kjo nuk do të thotë se duhen mohuar arritjet me vlera nga kritikët e studiuesit tanë në trojet shqiptare e diasporë, sado të pamjaftueshme janë për të përcjellë ecurinë e prurjet aktuale të letërsisë sonë. Libri i ri i prof.asc.dr.Spiro Gjonit “Për Kutelin e miq të tjerë të letrave”, botim i Institutit të Gjuhësisë e Letërsisë, është një ndihmesë në këtë fushë. Pas botimittë librave me studime: “Shtegtim në jetën e veprën e Mitrush Kutelit”, “Paradigmat e një krijimtarie”, Tregimi i viteve ‘30”, në këtë libër janë përmbledhur studime e artikuj të shkruar prej tij nga vitet ’80 deri në ditët tona. Një vëmendje të vecantë Gjoni i kashtuar veprës së Mitrush Kutelit, duke e vëzhguar nga disa kënde të ndryshme në disa artikuj si “Kuteli i dënuar apo i harruar”, “Jashtëkohësia e Kutelit në optikën e dy regjimeve”, “Poetika e prozës së shkurtër e Kutelit”, “Kuteli prozator por...edhe poet” etj. “Proza e tij, -konkludon Gjoni – është edhe këngë dhe peizazh, dhe legjend; dhe muzikë, dhe gëzim, por më shumë vuajtje.” (faqe 14) Në libër analizohen edhe krijimet e Dhimitër Shuteriqit, Shefqet Musarajt, Faik Ballancës, Zija Çelës, Nasi Lerës, Diana Culit, Fatos Kongolit duke theksuar tiparet e veçanta të secilit. Edhe për autorë më të rinj si Roland Gjoza, Agim Isaku, Besnik Mustafaj, Valter File janë dhënë gjykime pozitive që karakterizojnë prozën e tyre dhe kanë dhënë ndihmesë me prurjet vetjake në pasqyrimin e botës shqiptare. Interes paraqesin edhe artikujt problemorë dhe me karakter teorikë si: “Letërsia shqipe mes qëllimit, estetikës apo artistikes”, “Probleme të tregimit në krijimet e autorëve të rinj”, “Urat letrare dhe roli i tyre në formimin e letërsisë”, “Problematika aktuale në tregimin bashkëkohor shqiptar etj. Spiro Gjoni ka mendimin se me të drejtë “kërkohet të kapërcehen nga krijuesit format e mendimet e ngurosura, të shkallmohen skemat e klishete vjetëra nga koha, kërkohet novitet artistik në përmbajtje e në formë.” Me një pikësynim të tillë, çfarë elementesh të reja sjellë njëri ose tjetri autor, fokusohet Gjoni te veprat e shkrimtarëve që merr në analizë.

12 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page