top of page

Për bukë të rrah dhe unë



Për bukë të rrah dhe unë !!!

(tregim i jetuar)


Nga Përparim Hysi


Parabolë As që mendoja se do ta risillja para lexuesëve këtë tregim që e kam përjetuar. Po,kur këndojnë shkodranët"Asht sjell moti për së mbari",pavarësisht këngës së bukur shkodrane, ja tek më shfaqet"qemania e NASTRADINIT" që avazin e ka nga prapa. Moti" së mbari" zgjati mbi dy vjet dhe shkrehu mbarë GLOBIN. E kam fjalën për covidin me mutacione,i cili,ende po lëshon metastaza,përsëri andej nga KINA.Tek ne(kot thotë populli "peri,ku është më i hollë,këputet", dhe nuk ka kund më"pehollë" se vendi ynë;poulli ynë.Dhe sikur mos mjaftonte kaq, u shfaq"gogoli-luftë" në horizont". Lufta vërtet po zhvillohet në UKRAINË,por unë e supozoj sikur është mu tek pragu. Aq e ndjej këtë luftë,sikur zhvillohet mu tek pragu, sa jam gati të bërtas si romakët dikur:-Hanibali mu tek porta!!! Epo kush dëgjon thirrjen time marroke,kur në surdinë,ata që kanë tridhjetë vjet që lozin me fatin tonë; me jetën tonë, na mbajnë me"idulgjenca" të kohës së MARTIN LUTERIT,se"mbrojtja jonë është e sigurt:se na mbron NATO!!!". Janë po ata që"Hanibalëve ua kanë hapur portat kanatë më kanatë,se ARMËT,TOPAT,TANKET,AVIONËT,ANIJET LUFTARAKE,NËNDETËSET,RAKETAT,të gjitha i çuan për skrap dhe jo vetëm një gur nuk vunë për ndërtimin dhe mbrojtjen e vendit,por dhe"guri" u duhej për veten e tyre;për familjarët e tyre dhe,kur thoshte ÇAJUPI;"Janë aq të pasur,sa nuk dinë se çfarë kanë". Janë po ata(tridhjetë vjet në pushtet) që prishën gjithçka dhe sollën në SHQIPËRI: vitin zero. Rezervat ushqimore për popullin janë bosh dhe,siç deklarojnë,kur "stafetën e pushtetit e kalojnë nga një krah nëtjetrin:-Ju boshatisët rezervat se në to nuk gjen një tenxhere fasule!!! Natyrisht, këtë"boshatisje" gjithmonë e ka bërë k u n d ë r s h t a r i. Dhe,kur vjen në pushtet,ky që shau"kundërshtarin",ha dhe atë"tenxhere" dhe i nxjerr fundin. Natyrshëm, njerëzit ngrihen në protesta, por ja që lëshohet"idulgjenca":-Mos protestoni" Ka covid! Rrezik infektimi! Shkon një hall e dil një tjetër dhe,pak nga pak,thika po shkon drejt e në eshtër. Nuk dua të filozofoj dhe dua që t'i nxjerrë bojën cilitdo politikani,të djathtë e të majtë, për t'u thënë:-Jini të gjithë aq fajtorë sa nuk kini fytyrë,por kini surrat. Mos e mirni popullin për sylesh dhe gënjeni vetëm"trushplarët dhe alabakët që duan anarshi",se njerëzit me mend në kokë as ju votojnë dhe as ju mbështesin. * * * GËTE thotë diku:" Gjenitë paraprijnë". Për mua,MIGJENI ka qenë gjeni! Ai nuk jetoi aq,sa të shihte tragjedinë e madhe njerëzore të LUFTËS së dytë botërore",por që në vitin 1937,kur shkroi"Të korrat" parashihte se njerëzimi do katandisej" me ngranë hekur". Dhe kështu ndodhi. Dhe unë,tek i ndjek gjithë ngjarjet që zhvillohen mu para syve tanë,stresohem me"snobët e surdinave" që ndërsejnë turmat drejt anarshisë. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes,tjetra i takon KRYEPUSHTETARIT dhe kabinetit me aq këshilltarë,sa,po t'i numërosh, është me trishifra.Unë jam 80-vjeçar dhe,tek e shoh që rri mbi fesbuk,më ngrihen flokët gjemb:sidomos me bufonatat"vetëm për bukë" nuk ka vdekur njeri!!! E vërteta jo vetëm ka vdekur,por ka ngordhur!!! Dhe jo se shkruaj revan,por e kam jetuar. Por si mund ta dijë,kur vet ka lindur në njëfamilje të kamur për kohën dhe ka qenë si"vezë e kuqe" në kulaçin e pashkës. Në vitin 1959,unë kisha dalë mësues dhe punoja në një fshat të largët,sa pas tij,kishte vetëm detin nga një anë dhe ,nga ana tjetër,kënetën e KARAVASTAS. Tek bisedoja me më të vjetrin e fshatit për historikun e fshatit, që në fjalinë e parë kumtoi:"...imatë ngordhi!!! Unë u hodha përpjetë,ndalova dhe i them:- XHA,ZARIK,por çfarë thuaj?Ngordhi themi për kafshët."Ngordhi për bukë,- pohoi ai dhe tani u kam thënë çunave:- Gjetët para në rrugë, e merni a nuk e merni,punë për ju. GJetët kokrrën e misrit, ma bini t'hu! Dhe mund të vazhdoja me shëmbuj të tjerë seç është mungesa e bukës,por mendoj,se përjetimi që do tregoj më poshtë,ia vlen ta lexojë dhe ai,i "fesbukut". * * * Qe aty.pas viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar. Unë banoja në MBROSTAR-URA,një fshat 4-km larg FIERIT.Fshati qe sektor i fermës"ÇLIRIMI" nga më të mëdhatë në vendin tonë. Qe fshat goxha i madh,vetëm votues,kish mbi dymijë. Në dallim.nga fshatrat për rreth, fshati ynë ishte i "lumtur":se hante bukëgruri .Veç buka qe e listuar:sa frymë kishte,aq bukë vinin në dyqan.Llogaritej me 700 gr për frymë. Kurrë nuk kish ndodhur që të mbetej familje pa racionin e saj.Kështu mendoja sa një ditë, u befasova me një të papritur. Sa erdha nga shkolla në shtëpi, pa hyrë tek pallati ku banoja, befas m'u afrua një nxënës dhe më thotë: - Profesor, të kërkojnë në këshill! Shkoj për tek zyra e këshillit(qe afër 500 metro larg shtëpisë sime),trokas dhe,kur hyj brenda, u trondita. Në tavolinën qendrore"kokësit e fshatit": sekretari i partisë,kryetarja e këshillit dhe në mes: qederi apo sikleti im,sa e pashë me sy. Qe shefi i hetuesisë së FIERIT që,kur dilte në qytet, impononte një"dehjeje nga detyra e ligë dhe aq e rëndë" për kohën dhe,kur më pa,tërë mllef,m'u drejtua:

- Erdhe profesor, e njeh këtë? Për t'u njohur me"këtë",hedh sytë dhe shoh një nxënësin tim të klasës së tetë që,kur ma"rrëfyen",jo vetëm i kishin vënë prangat dhe nga një krah e shtrëngonte,si me darë,i plotfuqishmi i zonës dhe nga krahu tjetër,operativi, por pashë si si i dridhej buza. - Si nuk e njoh? Po ky është XHEVAHIR ZYKA, nxënësi im i klasës së tete dhe XHEVAHIR e quajnë dhe si xhevahir është me sjellje.Nuk trazon qoftë dhe një mizë. -Jo more,foli ai,"qederi", të paskemi thirrur që ta dekorojmë,ë? Por,s'do mend,- shtoi tërë mllef:si është mësuesi,ashtu dhe nxënësi. E pa rebelimin tim dhe,pa më lënë kohë për përgjigje, më tha:- E di ti,mor profesor se ky,xhevahiri yt që"nuk trazon dhe mizën",na ka rrahur kryetaren e këshillit;na ka rrahur një komuniste. Dhe,sakaq,kërceu si me sustë,ngriti putrën e tij prej ariu, iu afrua kërcënueshëm nxënësin tim të urtë si shqerrë. Sakaq lëshoi sokëllimën:- E rrahe kryetraren e këshillit apo jo? Një britmë që më shkaktoi konvulsione dhe mua. Ndërsa prisja përgjigjen mohuese nga XHEVAHIRI, kur dëgjoi:- E rraha! - Siiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii?- ulëriu qederi! - E rraha,se më la pa bukë!!!,- tha XHEVAHIRI! -Pa bukë, përsëriti fjalët,ky,i tmerrshmi. Nazim, hiqja prangat,urdhëroi. Kryetare, për bukë të rrah dhe unë,- dhe me gjithë vartësit u largua. Atë ditë pashë se dhe djalli nuk është gjithmonë i zi. * * * P. S. Duke mos ndëryhyrë në ngritjen galopante të çmimeve,duke bërë ideferentin se"për bukë nuk vdes njeri" i them kryeministrit, mos loz me zjarrin:se për bukë të rrah dhe unë! Gjallë është XHevahiri dhe,po u shtuan"xhevahirët", gjendja vërtet bëhet e rrezikshme.Shpresoj që të mos ndodhë kështu.


Tiranë,17 mars 2022


16 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page